LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Muzeu Kombëtar s’duhet të ketë xhamllik në katin e parë”, urdhri i prerë i Enver Hoxhës në Byronë Politike

2 Qershor 2020, 07:07 Nga DOSJA
“Muzeu Kombëtar s’duhet të ketë xhamllik në

TIRANË- Publikohet një dokument të panjohur arkivor të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së i cili mban datën 25 shkurt të vitit 1978, ku Enver Hoxha ka mbajtur një diskutim në mbldhjen e Byrosë Politike, ku në një nga pikat e rendit të ditës ka qenë edhe diskutimi lidhur me projektin e ndërtimin e Muzeut Historik që do të ngrihej në qëndër të kryeqytetit, aty ku më parë kishte qenë godina e Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tiranës, një nga më të bukurat e të gjithë kompleksit të ministrive dhe qëndrës së kryeqytetit, e cila u prish për “t’i hapur rrugë” ndërtimit të Muzeut Historik dhe rikonceptimit të Sheshit “Skënderbej”. E gjithë fjala e Enverit në atë mbledhje ku ai ka dhënë mendimet dhe sugjerimet e tij lidhur me mënyrën e stilin e ndërtimit të asaj godine, duke filluar nga fasadat e jashtëme, e deri tek ambientet e brendëshme të saj dhe rrugët e ndërtesat në pjesën veriore të saj.

“Mua më duket se në platformë vepra është paraqitur drejt. Kisha mendimin që pjesa e shtëpive që vjen pas korpusit kryesor të Muzeu Kombëtar, të mos duket si vjetërsirë, sepse jemi në rrugën kryesore, pranë Hotelit të Madh. Prandaj, t’i jepet rëndësi gjithë kompleksit: përpara, anash dhe pas. Këtu do të kalojë unaza e vogël e qendrës, dhe, për këtë, çdo pjesë e saj duhet të ketë një bukuri të veçantë. Ju, sigurisht, keni menduar dhe vetë për këtë problem. Vërejtja tjetër imja është për ambientet e brendshme, të cilat duhet t’u adaptohen të jashtmeve, të jenë në harmoni me to. Edhe kjo pjesë mund të bëhet objekt i një studimi kompleks. E kam fjalën për dritaret, muret, të ndarat etj. Të tëra duhet të jenë të planifikuara shumë mirë, që muzeu të shfrytëzohet jo vetëm aktualisht, por edhe në të ardhment. Pastaj vjen çështja e fasadës. Edhe kjo duhet të ketë karakter kombëtar, sepse të dy objektet e tjera që janë këtu, si Hoteli i Madh, edhe Pallati i Kulturës, nuk e kanë të pasqyruar këtë kërkesë; por, edhe ndërtesa e Bankës nuk ka karakter kombëtar”. Kështu është shprehur në mes të tjerash Enver Hoxha në diskutimin e tij lidhur me konceptimin, projektimin dhe ndërtimin e godinës së Muzeut Historik Kombëtar në një nga mbledhjet e Byrosë Politike të mbajtura më 25 shkurt të vitit 1978, kur sapo ishte prishur godina e Komitetit Ekzekutiv (ish-Bashkia e Tiranës e periudhës së Monarkisë), dhe nga ana e qeverisë ishte paraqitur për miratim Byrosë Politike, maketi dhe e gjithë platforma ku do të ndërtohej ajo godinë si dhe Monumenti i Lirisë, i cili s’u ndërtua kurrë! Po çfarë ka thënë tjetër Enver Hoxha në diskutimin e tij në atë mbledhje të Byrosë Politike lidhur me projektin dhe ndërtimin e godinës së Muzeut Historik Kombëtar? Lidhur me këtë na njeh dokumenti arkivor që Memorie.al publikon për herë të parë të plotë dhe pa asnjë ndryshim.

Diskutimi i Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së

 “MUZEU DUHET TE KETE TERESISHT KARAKTER KOMBETAR”

25 shkurt 1978

Pasi u njohën me platformën dhe maketin e Muzeut Historik Kombëtar e të Monumentit të Lirisë dhe pasi diskutuan rreth tyre, shoku Enver Hoxha tha:

“Mua më duket se në platformë vepra është paraqitur drejt. Kisha mendimin që pjesa e shtëpive që vjen pas korpusit kryesor të Muzeut Kombëtar, të mos duket si vjetërsirë, sepse jemi në rrugën kryesore, pranë Hotelit të Madh. Prandaj, t’i jepet rëndësi gjithë kompleksit: përpara, anash dhe pas. Këtu do të kalojë unaza e vogël e qendrës, dhe, për këtë, çdo pjesë e saj duhet të ketë një bukuri të veçantë.

Ju, sigurisht, keni menduar dhe vetë për këtë problem. Vërejtja tjetër imja është për ambientet e brendshme, të cilat duhet t’u adaptohen të jashtmeve, të jenë në harmoni me to. Edhe kjo pjesë mund të bëhet objekt i një studimi kompleks. E kam fjalën për dritaret, muret, të ndarat etj. Të tëra duhet të jenë të planifikuara shumë mirë, që muzeu të shfrytëzohet jo vetëm aktualisht, por edhe në të ardhment.

Pastaj vjen çështja e fasadës. Edhe kjo duhet të ketë karakter kombëtar, sepse të dy objektet e tjera që janë këtu, si Hoteli i Madh, edhe Pallati i Kulturës, nuk e kanë të pasqyruar këtë kërkesë; por, edhe ndërtesa e Bankës nuk ka karakter kombëtar. Prandaj, çdo gjë duhet t’i përshtatet arkitekturës dhe artit tonë kombëtar. Unë nuk mund të them tash ndonjë gjë konkretisht se si e qysh mund të realizohet kjo, por arkitektët, piktorët e skulptorët tanë kanë bërë studime, kanë botuar edhe albume të mëdha e, nga sa kam parë, në këto krijime të tyre, kam vënë re që ata kanë arritur të nxjerrin tipiken, karakteristikën kombëtare.

Zotësia e tyre tash është që nga ato qindra të dhëna të veçanta që kanë nxjerrë, të përpiqen të gjejnë disa nga karakteristikat më tipike kombëtare, për t’i pasqyrua pastaj ato me gjuhën e artit në fasadën e këtij muzeu. Mendoj që në katin e parë, të mos ketë xhamllëk. E kam fjalën që në këtë ndërtesë monumentale, nuk duhet të ketë xhamllëqe të tilla, që pjesët e këtij kati të duken si vitrina dyqanesh.

Muzeu edhe në këtë pjesë, duhet të jetë solid. Por, kjo nuk do të thotë që aty të mos ketë ndonjë portë dhe dritare me xham që të lejojë hyrjen e dritës me intensitet të plotë në hollin. brenda. Kryesorja është që ky muze duhet të ketë të pasqyruar tërësisht karakteristikën kombëtare të forces, dhe të pavdekësisë së kombit tonë.

Ai të tregojë që është jo vetëm i fortë, por edhe i lehtë e i zhdërvjellët, si populli ynë. Të jetë i tillë që të shprehë idenë se njerëzit tanë luftojnë dhe fitojnë. Çështja është që, kur të vijnë të tjerët e të shikojnë këtë muze, të zbulojnë te– ky karakteristikat e popullit tonë. Ne në vendin tonë kemi shtëpi karakteristike ku janë vendosur disa gurë të veçantë për të shprehur një ide të caktuar.

Sikur të mendojmë që edhe në këtë muze, në një formë ose në një tjetër, të vendosen disa gurë karakteristikë në një mënyrë të tillë, që të japin përshtypjen e gjerdanit me fishekë. Natyrisht, kjo të mos bëhet e rënduar si puna e asaj nuses që ia vënë të gjitha stolitë që ka edhe në ballë, edhe në fytyrë e në duar, me një fjalë e ngarkojnë jashtë mase.

Çështja është t’i jepet ndërtesës kudo ngjyra kombëtare. Kjo tani, është puna juaj, por edhe ne, pasi ta keni studiuar ju, mund ta shikojmë. Ju, shokë, duhet t’i merni një nga një në shqyrtim e t’i diskutoni këto probleme që u ngritën këtu. Pastaj të vendoset se cila prej tyre mund të realizohet në këtë ansambël arkitekturor dhe cila jo.

Duhet menduar e diskutuar për gjithçka, deri edhe te ngjyrat, që të përfytyrohet tamam se si do të duket e përfunduar. Pra, të mendohet e të vendoset me kohë për të gjitha problemet e kërkesat e nevojshme. Atëherë, ju urojmë suksese!

(Marrë nga Memorie.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur byroja politike enver hoxha muzeu kombetar byroja politike enver hoxha muzeu kombetar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet