LIVE UPDATES
Aktualitet

“Na le në hidhërim”/ Vdes publicisti i njohur shqiptar, miqtë dhe bashkëpunëtorët kujtonë me dhembje Hashorvën: Sa e

28 Prill 2020, 08:17 Nga DOSJA
“Na le në hidhërim”/ Vdes publicisti i njohur shqiptar,

TIRANË– Ilir Hashorva, publicit dhe përkthyes i njohur shqiptar ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Harshova vdiq në New York, aty ku edhe prej vitesh ushtronte karrierë e tij dhe së fundmi ishte infektuar nga Covid-19. Pas lajmit të hidhur, miqtë dhe bashkëpunëtorëte e Harshovës kanë mbushur rrjetin me dedikime, ku shprehin dhimbjen e tyre për humbjen e publicistit të njohur.

Një prej tyre është edhe Ardian Vehbiu. “Mbrëmë u nda prej nesh kushëriri im, miku dhe intelektuali Ilir Hashorva, i sëmurë me Covid-19. Ka qenë gjithnjë pjesë dhe referim i familjes sime, veçanërisht i nënës sime, që e donte si të vetmin vëlla që nuk e pati. Babai i tij, Ali Hashorva, ka qenë nga intelektualët e shquar të Shqipërisë para-komuniste, që mezi i mbijetoi tallazet e periudhës totalitare. I kujtoj me shumë mall ato kohë të fëmijërisë që kam kaluar në shtëpinë e tyre: nga Lili dhe motra e tij Nika (Hysnija) kam marrë hua “Udhëtimet e Guliverit”, “Liza në Botën e Çudirave” dhe “Aventurat e Heklberri Finn-it”.

Atje kam njohur një familje ku librin e trajtonin si floriri. Këto 20 vjet të fundit, Lilin e kam pasur komshi në Bronx: punonte për një seri biografish të njerëzve të shquar, si Gandhi dhe Mandela, të cilët ua paraqiti lexuesve shqiptarë edhe si ndriçimtarë të një morali të ri humanist. Shkrimet e tij në shtyp ishin gjithnjë tërheqëse dhe shembuj të një qasjeje të arsyeshme dhe etike ndaj botës së sotme.

Lili ishte plot energji dhe plane: sa herë që shiheshim, qoftë në Tiranë qoftë këtu në NYC, do të flisnim për librat që kish ndërmend të botonte. Sa e hidhur po më duket tani, që libri i fundit për të cilin po kujdesej, përkthimi integral që ia kish bërë i ati, Ali Hashorva, “Dekameronit” të Boçaçio-s, fliste për një epidemi të rëndë, si kjo e tanishmja. I qoftë dheu i lehtë! Ngushëllime nga zemra Lindës, dy fëmijëve dhe motrës Nika,“- shkruan ai.

Një tjetër që i ka dedikuar rreshta të ndjerë Hashorvës, është edhe Irena Toçi.

“Me dhimbje të thellë mësova për largimin nga jeta të Ilir Hashorvës, mikut dhe bashkëpunëtorit të Shtëpisë Botuese Toena për shumë vite. Megjithëse këto ditë lajmërimet për largimin nga jeta janë bërë të “zakonshme”, lajmi për vdekjen e tij të beftë na gjeti të papërgatitur, na ngarkoi me dhimbje e trishtim të përligjur. Bashkëpunimi i Shtëpisë Botuese Toena me autorin dhe përkthyesin Ilir Hashorva, të birin e denjë të mësuesit dhe përkthyesit të njohur Ali Hashorva, nisi diku rreth vitit 2009 me botimin e vëllimit të parë të përgatitur prej tij, për figurën emblematike të Gandit, titulluar “Gandi – jeta”. Në vitet në vazhdim ky vëllim i parë u pasua nga botimi i dy vëllimeve të tjera kushtuar Gandit: “Gandi – filozofia dhe feja, Gandizmi” si dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin”.

Pothuajse në të njëjtën kohë u botuan nga Botimet Toena edhe dy biografi të përgatitura me kujdes, kulturë e përkushtim të veçantë prej tij, njëra kushtuar “Nelson Mandela-s” dhe tjetra “Martin Luter King-ut”. Me mjaft përkushtim e përgjegjësi përgatiti ai edhe biografinë e hebreut të mirënjohur Simon Vizental, biografi e cila u botua nga Toena më 2015, së bashku me librin e vetë Simon Vizentalit “Lulja e diellit”. Në nder të 75-vjetorit e Çlirimit të Shqipërisë, ai zgjodhi të përkthejë dhe të sjellë në shqip “8 orë nga Anglia” të britanikut Anthony Quale – një dëshmi historike e ndodhive të Luftës së Dytë Botërore, hedhur në botim nga autori menjëherë pas fitores të koalicionit antifashist, me dëshmi autentike dhe të pandikuara nga ngjarje të tjera të mëvonshme. Një punë të shkëlqyer bëri Iliri edhe për përgatitjen për shtyp të përkthimeve me shumë vlerë të realizuara nga i ati, Aliu: “Skënderbeu” i Alessandro Cuttolo-s (Toena 2018), “Princi” i Niçolo Machiaveli-t (Toena, 2019) dhe “Dekameroni” i Giovanni Boçaçio-s (në proces botimi) . Të gjitha këto vepra u përgatitën nga Ilir Hashorva, ndërkohë që ai jetonte e punonte në Nju-Jorkun e largët, ku edhe do të prehet tanimë përgjithmonë. Njeri serioz e i vetëpërmbajtur, intelektual me integritet dhe mendim të pavarur, autor dhe përkthyes i shkëlqyer, autor i dhjetëra shkrimeve në shtypin bashkëkohor gjithashtu, ishin cilësitë që e bënë të ishte një bashkëpunëtor i vyer i Botimeve Toena për më shumë se 12 vjet rresht. Lamtumirë Ilir Hashorva! I paharruar qoftë kujtimi Yt, përmes Veprës tënde të çmuar!”- shkruan Toçi.

Hashorva ka ndërruar jetë më datë 26 prill.

Kush ishte Ilir Hashorva

Ilir Hashrova ishte djali i Ali Hashrovës, një nga intelektualët e shquar të Shqipërisë para-komuniste. Hashorva ka lindur me 1 tetor 1941 ne Tirane. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë elektrike dhe ka punuar në Institutin Hidrometerologjik, në Tiranë, ku ka qenë shef i këtij laboratori, derisa doli në pension.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian vehbiu ilir hashorva irena toci vdes ilir hashorva ardian vehbiu ilir hashorva irena toci vdes ilir hashorva

Sondazh

Poll
Aktualitet 28 Prill 2020, 06:10

TIRANË– Ilir Hashorva është një nga shqiptarët që shqiptarët që ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Hashorva u nda nga jeta di ditë më parë (26 pr...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje