LIVE UPDATES
Bota

Nancy Pelosi autorizon hartimin e akuzave për Donald Trump-in: Ka shkelur Kushtetutën

6 Dhjetor 2019, 15:27 Nga DOSJA
Nancy Pelosi autorizon hartimin e akuzave për Donald Trump-in: Ka shkelur

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka nisur fazën tjetër në rrugën për procedurën e nxjerrjes në gjyq të  Presidentit Donald Trump. Kryetarja e Dhomave të Kongresit, Nancy Pelosi, njoftoi në Uashington se tani duhet të formulohen elementët e aktakuzës kundër Trumpit. Ky është parakushti për të votuar në seancën plenare të Dhomës së Përfaqësuesve për një shkarkim të mundshëm të Presidentit. Në këtë Dhomë demokratët në opozitë kanë shumicën.

“Veprimet e Trumpit e kanë shkelur seriozisht kushtetutën”, ai ka kryer shpërdorime, ka minuar sigurinë kombëtare dhe ka rrezikuar integritetin e zgjedhjeve në SHBA, tha Pelosi në një deklaratë televizive. “Këtu është në pyetje demokracia jonë,” tha Pelosi. “Presidenti nuk na lë zgjidhje tjetër” shtoi demokratja.

“Ai po përpiqet sërish t’i korruptojë zgjedhjet në dobi të tij. Presidenti ka shpërdoruar pushtetin dhe  ka minuar sigurinë tonë kombëtare, duke vënë në rrezik integritetin e zgjedhjeve tona”.

Deklarata vjen një ditë pasi tre ekspertë juridikë u thanë ligjvënësve amerikanë se ata besojnë se Trumpi ka kryer vepra për të cilat kushtetuta parasheh shkarkimin e tij, ndërsa një tjetër argumentoi kundër fajësimit.

Pelosi, përfaqësuesja kryesore demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se e kishte marrë vendimin “me keqardhje, por me besim, përulje dhe besnikëri ndaj themeluesve tanë dhe me  zemrat plotë dashuri për Amerikën”.

Hartimi i akuzës (angl: Impeachment) është procesi me të cilin një organ legjislativ zyrtarizon akuzat ndaj një zyrtari qeveritar. Demokratët tani planifikojnë që deri në Krishtlindje ta kenë hedhur këtë në votë.

Për çfarë mund të akuzohet Trumpi?

Përpjekja për të hartuar elementët e fajësimit nisi pasi u publikuan detajet e një bisede telefonike të zhvilluar në korrik midis Trumpit dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski. Trumpi e nxiti Zelenskin të nisë hetime ndaj kandidatit demokrat për president të SHBA, Joe Biden, dhe djalit të tij. Komiteti i Shërbimit Informativ ka dëgjuar dëshmitarë që thonë se Trumpi ishte duke e vonuar dërgimin e ndihmës për Ukrainën derisa Zelenski  të fillonte me mbledhjen e dëshmive kundër Biden. 

Trump akuzohet se ka abuzuar me pushtetin e tij duke vendosur interesin personal mbi interesat e sigurisë kombëtare. Duke bllokuar rreth 400 milion dollarë (360 milion Euro) ndihmë ushtarake për Ukrainën, të cilën e kishte miratuar Kongresi, demokratët e akuzojnë atë për korrupsion. 

Ligjvënësit republikanë e kanë kundërshtuar hetimin, duke e quajtur një komplot të demokratëve për të hequr Trumpin. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, shkroi në Twitter se “demokratët duhet të kenë turp”.

Çfarë ndodh tani?

Pasi komiteti Komiteti Gjyqësor ta ketë bërë gati hartimin e akuzave, ato duhet të miratohen nga Dhoma e Përfaqësuesve. Për këtë mjafton një shumicë e thjeshtë votash. Gjykimi më pas do të bëhet nga senati, ku shumicën e kanë republikanët. Në këtë rast, gjyqi ku demokratët do të luajnë rolin e prokurorit, do të kryesohet nga Kreu i Gjykatës së Lartë. Kushtetuta e lë të hapur mundësinë e presidentit për marrë avokat mbrojtës por historikisht presidentëve u janë lejuar si avokatë mbrojtës, ashtu edhe paraqitja e provave. 

Demokratët aktualisht kanë një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa në Senat ka më shumë republikanë sesa demokratë. Po të mbështetet procesi i fajësimit nga Dhoma, dënimi i një presidenti do të kërkonte një shumicë prej dy të tretave në Senat.

Çdo dënim i Trumpit do të kërkonte, pra, një numër të konsiderueshëm senatorësh republikanë për të votuar në favor të tij. Ky do të ishte historikisht një rast i paprecedentë dhe konsiderohet me shumë pak gjasa.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota amerikë dhoma e kongresit amerikan nency pelosi amerikë dhoma e kongresit amerikan nency pelosi

Sondazh

Poll
Bota 5 Dhjetor 2019, 09:11

SHBA- Një marinar i Shteteve të Bashkuara hapi zjarr në Anijen Detare Pearl Harbor ditën e djeshme , duke qëlluar për vdekje dy punonjës të kantierit dhe duke p...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj