Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SUEDI- Maher Turkie është në elementin e tij. Qindra njerëz i janë përgjigjur thirrjes së punëtorit social për të protestuar kundër dhunës në rrugët e Malmös. Ndër ta ka shumë prindër të shqetësuar, por ka edhe nga ata që policia suedeze i quan të afërm me qarqet kriminale.
Qyteti jugor i Suedisë është në shok. Në fillim të nëntorit u qëlluan dy 15-vjeçarë. Njëri vdiq, tjetri mbeti i plagosur me 10 plagë me armë zjarri.
Libanezi Maher Turkie ka qenë edhe vetë më parë në qarqe kriminale. Ai ka bërë disa vite burg. Me plot zemërim, u drejtohet prindërve: “I thua fëmijës: “Shko në shkolla “, nga ana tjetër je kriminel. Si të mos bëhen kriminelë edhe ata?”
Maher Turkie dëshiron ta prishë këtë rreth vicioz. “No2Crimes”, kështu quhet organizata që ka themeluar ai. Vullnetarë shkojnë në shkolla, japin leksione dhe bisedojnë me prindërit. Ata janë përkujdesur edhe për 15-vjeçarin e lënduar rëndë. Ai donte që ta ndihmonim të mos ishte më kriminel, thotë Maher Turkie: “Ne kemi bindur me sukses një numër të madh të rinjsh që të kontaktojnë shërbimin social ose policinë. Por atje punohet shumë ngadalë. Kemi bindur edhe shumë të rinj që të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetës. Pra, sukseset janë të mundshme.”
E megjithatë, në metropolin jugor të Suedisë shpërthen pothuajse çdo javë nga një bombë. Banorët e Malmös janë të tmerruar.”Është e tmerrshme, çfarë të them tjetër? thotë një banore për DW. “Edhe ca, edhe do të bëhet si në Siri. Pak dallim do të ketë”, shton i indinjuar një burrë.
Policia e Malmös tani ka marrë përforcime nga i gjithë vendi. Numri i krimeve ka rënë në total, por shefi i policisë pranon se brutaliteti është shtuar. Kjo është arsyeja pse ai planifikon tryeza të rrumbullakëta me të rinjtë e rrezikuar.
“Në takime të tilla, policia dhe prokurorët ua bëjnë të qartë nxënësve se çfarë dënimesh i presin. Por mund të vijë edhe një nënë që ka humbur të birin dhe të flasë për dhimbjen e saj. Ka edhe përfaqësues nga autoritetet e mirëqenies sociale, i cili shpjegon se cilat mundësi ofrohen nëse dalin nga bandat”, thotë Stefan Sintéus, Shefi i Policisë Malmö.
Miqtë e viktimave vendosin lule dhe qirinj në vendin e ngjarjes. Edhe ata vijnë nga familje emigrantësh, disa prej tyre kanë nisur të kenë konflikte me ligjin. Një vajzë, anëtare e një klike, është e gatshme të flasë me ne. Ajo fajëson pjesërisht edhe policinë dhe organet suedeze: “Banorët e këtyre lagjeve nuk ndjehen më të mbrojtur! Policia nuk ka pse të vijë këtu. Kur një 15-vjeçar vritet në mes të qytetit ose një grua me foshnjë qëllohet me plumb në kokë, kjo do të thotë se po bëhet edhe më keq. Dhe do të bëhet më keq, nëse nuk bëhet asgjë për ta parandaluar”, thotë vajza.
Maher Turkie dëshiron të bëjë diçka. Çdo ditë ai vjen këtu duke kërkuar të bisedojë me të rinjtë dhe të rriturit. Ai është i shqetësuar që viktimat dhe vrasësit po bëhen gjithnjë e më të rinj: “Herën tjetër mund të jem unë viktima, ose ti, në se ndodhesh në momentin e gabuar, në vendin e gabuar. Këta të rinj nuk kanë frikë për asgjë dhe nuk duan t’ia dinë as për veten. Përse të kujdesen për të tjerët?”
Policia ka frikë se pas kësaj vrasjeje lufta e bandave në rrugët e Malmös mund të keqësohet. Shumë politikanë i konsiderojnë të dështuara politikat integruese të Suedisë dhe kërkojnë një dorë më të fortë. Sidomos në politikat arsimore:”Jemi treguar naivë për një kohë të gjatë. Dhe nuk e kuptonim se gjëja më e mirë që mund të bënim, ishte shkollimi i mirë i këtyre fëmijëve, që ata më vonë të mos përfundonin në rrugë të keqe, por në tregun e punës ”.
Me Maher Turkien proteston edhe vëllai i të riut të plagosur rëndë. Para kamerave ai thotë se nuk dëshiron hakmarrje. Por Maher Turkie është i ngopur me premtime boshe. Si hap të parë ai kërkon dorëzimin e armëve. “Është e vështirë të thuash: Mos qëlloni më, por mund t’i mbani armët. Por a duhet të gjejmë shpejt një mënyrë që këta të rinj t’i dorëzojnë armët, pa pasur frikë nga ndjekja penale.”
Por, a do të ketë atëherë më shumë siguri në rrugët e Malmös? Shumë suedezë dyshojnë për këtë. Maher Turkie duhet të bëjë edhe shumë punë bindëse.
Marrë nga DW
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të mërkurën, pas takimit të NATO-s në Londër: “Ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti për Sh...
TIRANË- Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Lëvizja Vetëvendosja ka reguar për 51 jetët e humbura dhe mbi 900 të tjerët që humbën jetën.VV-ja përmes një ...
KOSOVË– Ish-prokurori, Agron Matjani është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, ndërsa autoritetet shprehen se rasti është i dyshimtë.Shaban ...
ARGJENTINË- Një alarm për bombë që fatmirësisht rezultoi i rremë alarmoi Buenos Aires-in.Ngjarja ka ndodhur në stadiumin e River Plejtit, ku pas një telefo...
KE- Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente tepër të vështira pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.Lidhur me këtë situatë, K...
BERLIN- Hajdutët kanë grabitur medalje dhe stoli të epokës komuniste me vlerë mijëra euro, në Muzeun i Stasit, në Berlin, kanë shkruar mediat e huaja.Bazuar në...
SHBA- Presidenti Trump ka nisur samitin e liderëve botërorë ditën e sotme duke qortuar Presidentin francez Emmanuel Macron për deklaratën e tij ndaj NATO-s, si ...
ÇEKI- Shkrimtari i njohur çek Milan Kundera, ka rifituar pa 40 vitesh nënshtetësinë e tij çeke. Para 4 dekadash autori Kundera u largua ...
SHBA- Teksa fetstat e fundvitit po afrojnë të gjithë tashmë po bëhen gati të krijuar nëpër shtëpitë e tyre magjinë e festave, me pemën e krishtlindjeve dhe dria...