"Klevis Kapllani punonte si shofer i Dumanit"/ Erion Alibej tregon vrasjen e Kapllanit: Çunat e Fushë Krujës e gjetën...
Bota
NATO dënon helmimin me Novichok të disidentit rus Alexei Navalny, Stoltenberg: Tronditëse!
3 Shtator 2020, 10:08Nga DOSJA
NATO, (Aleanca e Atlantikut të Veriut), ka dënuar helmimine kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny me një agjent nervor kimik. Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, tha se kjo është tronditëse.
“Qeveria gjermane ka njoftuar se Navalny ka qenë viktimë e një sulmi me agjentin nervor Novichok. Kjo është tronditëse dhe ne e dënojmë me forcë atë”, tha ai.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha dje se Ushtria gjermane bëri zbulimin, dhe shtoi se edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel është vënë në dijeni për rezultatin.
”Ka prova pa mëdyshje që disidenti rus Alexei Navalny u helmua me një agjent nervor kimik. Ky është një përfundim i dalë nga testi toksikologjik i kryer në një laborator të veçantë të ushtrisë gjermane. Është një ngjarje tronditëse që Alexei Navalny është bërë viktimë e një sulmi me një agjent nervor kimik në Rusi”, tha Seibert.
Rivali i Vladimir Putin, Alexei Navalny u helmua gati dy javë më parë. Shkencëtarët kanë provuar dje se Navalny u helmua me agjent nervor “Novichok”. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja të cilat nuk kanë ngurruar që të krahasojnë rastin me helmimin e ish-spiunit Sergeti Skripal dhe vajzës së tij, Yulias në mars të 2018 në Britani të Madhe.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, do të intervistohet edhe ditën e sotme nga Gjykata Speciale.Intervistimi i Ah...
Shqiptarja nga Kosova, Valdete Mehanja ka një histori jete të jashtëzakonshme. Familja e saj u bë refugjate lufte gjatë konfliktit në Kosovë dhe përfunduan në k...
ANKARA– Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar ka marrë pjesë në ceremoninë hyrëse të trajnimit të Forcave Ajrore. Akar hipi në njërin prej avionëve F-16 ...
Aktori Dwayne “The Rock” Johnson thotë se të kalosh koronavirusin është më keq se të jesh pa para. Aktori më i paguar në botë thotë se e ka kaluar virusin bashk...
KOSOVË– Shqiptarja nga Sanxhaku, Armina Nuraj i ka shkruar një letër publike politikanit shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, lidhur me deklaratë...
MAL I ZI- Shqiptari Dritan Abazoviç, i cili është kthyer në faktor politik në Mal të Zi ka këkruar falje për deklaratën e tij se heroi kombëtar i Shqipër...
BRAZIL- Flavia Godinho Mafra, ishte në një pritje të ëmbël për t’u bërë nënë e një vajze, para se të vritej barbarisht nga shoqja e saj e fëmijërisë. Flavia, 24...
KOSOVË- Ditën e nesërme, më 4 shtator pritet të zhvillohet takimi me delegacionit të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë para takimit kryemi...
ANGLI- Princ Harry dhe gruaja e tij Megan Markle, kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të mbajtur gjallë kujtimin e Princeshë Dianës, duke mbjellë lulen e saj të...
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u ka kërkuar zyrtarëve të shëndetit publik në të 50 shtetet amerikane të përgatiten për shpë...