LIVE UPDATES
Bota

Ndaloi emigrimin në SHBA, Trump shpjegohet: Do përjashtohen punonjësit e mjekësisë, ja pse e morëm vendimin

23 Prill 2020, 06:21 Nga DOSJA
Ndaloi emigrimin në SHBA, Trump shpjegohet: Do përjashtohen

SHBA- Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv për të pezulluar imigracionin në Shtetet e Bashkuara për 60 ditë, por me përjashtime për kategori të veçanta. Presidenti Trump e bëri njoftimin në konferencën e përditshme për shtyp për koronavirusin nga Shtëpia e Bardhë.

Në urdhrin ezkekutiv të publikuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë, thuhet se “do të ketë përjashtime për punonjës të mjekësisë dhe punonjës të tjerë të domosdoshëm për të luftuar epideminë, për bashkëshortë dhe fëmijë të mitur të qytetarëve amerikanë dhe disa të huaj të tjerë”.

“Kjo do të siguronte që amerikanët e papunë nga të gjitha grupet të jenë të parët në radhë për vendet e punës ndërsa ekonomia jonë rihapet”, tha Presidenti Trump. Në urdhrin ekzekutiv thuhet se “do të ishte e padrejtë që të lejoheshin amerikanët që kanë humbur punën për shkak të koronavirusit, që të zëvendësoheshin nga imigrantë të rinj që vijnë në Shtetet e Bashkuara”.

Të martën Presidenti kishte thënë se urdhri do të vlente vetëm për ata që kërkojnë qëndrim të përhershëm dhe jo për punonjësit e përkohshëm. Po ashtu ai kishte thënë se pauza 60-ditore në lëshimin e kartave të gjelbra, ishte një përpjekje për të kufizuar konkurrencën për vendet e punës në një ekonomi amerikane të goditur rëndë nga koronavirusi.

Gjatë konferencës për shtyp Presidenti Trump tha se urdhri edhe mund të modifikohet. “Mund të modifikohet javën e ardhshme ose në dy javët e ardhshme, ose edhe pas dy muajsh, Por për momentin kemi një masë shumë të rreptë ndalimi, por mund të modifikohet, të bëhet më i rreptë ose më i butë. Ne nuk duam të dëmtojmë bizneset tona”, tha Presidenti Trump.

Një zyrtar i administratës i njohur me planet e tij kishte thënë më herët se urdhri do të përqendrohej në parandalimin e njerëzve nga marrja e lejes për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të përfshinte ata që aplikojnë për kartat e gjelbra të bazuara në punësim dhe bashkim familjar përmes poseduesve të tanishëm të kartave të gjelbra që nuk janë shtetas.

Presidenti Trump ka mbështetur prej kohësh kufizimet si ndaj imigracionit të ligjshëm ashtu edhe atij të paligjshëm dhe ka ngritur shqetësime prej vitesh në lidhje me të huajt që konkurrojnë me qytetarët amerikanë për vendet e punës. Në kushte normale një ndalesë mbi imigracionin do të prekte miliona njerëz, por një pjesë e madhe e sistemit të imigracionit tashmë ka ndalur operacionet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump emigrimi ne shba koronavirusi ne shba trump ndalon emigrimin donald trump emigrimi ne shba koronavirusi ne shba trump ndalon emigrimin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet