Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Ndarja nga jeta e Albright! Sot, ditë zie në Kosovë, ulen flamujt gjysmështizë
25 Mars 2022, 07:04Nga DOSJA
KOSOVË– Sot është ditë zie në Kosovë në nderim të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Me vendim të Presidentes Vjosa Osmani, flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
“Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta dje. Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka thënë Osmani.
Albright, e cila udhëhoqi diplomacinë amerikane gjatë luftës në Kosovë, konsiderohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që NATO të ndërhynte mbi caqet ushtarake e policore serbe ndërhyrje kjo që çoi në çlirimin e Kosovës. Ajo ka qenë gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e Sekretares amerikane të Shtetit më 1997. Ajo ka shërbyer në këtë pozitë deri më vitin 2001, nën administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, në Prishtinë, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti për nder të saj.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË– Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kërkuar nga Bjellorusia që të shkurtojë në pesë numrin e diplomatëve në ambasadën e saj në Kiev. Zëdhënësi...
UKRAINË– Lideri ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim mbrëmjen e kaluar në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel. Ai përshkroi shkatërrimin...
BRUKSEL– Presidenti i SHBA Joe Biden po merr pjesë në tre samite, ku u takua me krerët e NATO-s, G7 dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Biden udhëtoi në Br...
KANADA- Kanadaja ka kapacitet për të rritur eksportet e naftës dhe gazit me ekuivalentin e 300,000 fuçi nafte në ditë (bpd) deri në fund të këtij viti, k...
BRUKSEL- Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thanë se janë të bashkuar në dënimin tonë të luftës së pajustifi...
RUSI- Rusia dhe Ukraina thonë se kanë kryer shkëmbimin e parë të ushtarëve të kapur që nga fillimi i luftës një muaj më parë. BBC shkruan se dhjetë ushtarë ukra...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Rusisë janë shumë të ngushta dhe në këtë kohë kur Rusia po vazhdon p...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me rëndësi në luftën mbrojtëse janë mjetet që mund të shkatërrojnë mjetet sulmuese të armikut kur ...
KOSOVË- Pasi sot Kroacia ka bërë thirrje që Kosova t’i bashkohet NATO’s, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se shpreson që edhe Shqipëria e ka bë...