Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha.
Abdixhiku përmes një telegrami ngushëllimi drejtuar familjes së Berishës është shprehur se Kosova humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë, politikanin e madh dhe luftëtarin e palodhur që punoi shumë për liri, pavarësi dhe demokraci.
“Vdekja e Kolë Berishës është lajm pikëllimi e dhimbjeje për Kosovën, për kolegët dhe gjithë miqtë. Ai ishte një veprimtar në rrugëtimin tonë drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i themeluesit të shtetit tonë, presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova”, ka shkruar Abdixhiku.
Telegrami i plotë i Abdixhikut dërguar familjes Berisha:
E nderuara familje Berisha,
Mëngjesi i sotshëm nuk ishte i dhimbshëm vetëm për ju, por edhe për Lidhjen Demokratike si dhe krejt Kosovën.
Ju humbët babain e familjarin tuaj, ne humbëm mikun, bashkëpunëtorin, ish-nënkryetarin e LDK-së, ndërsa Kosova humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë, politikanin e madh dhe luftëtarin e palodhur që punoi shumë për liri, pavarësi dhe demokraci.
Vdekja e Kolë Berishës është lajm pikëllimi e dhimbjeje për Kosovën, për kolegët dhe gjithë miqtë.
Ai ishte një veprimtar në rrugëtimin tonë drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i themeluesit të shtetit tonë, presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Përpjekjet e tij për ndërtimin e institucioneve të Kosovës do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve, ndërsa puna dhe veprimtaria e tij do të jenë udhërrëfyes që do të vlerësohet brez pas brezi.
Kosova do ta kujtojë me pietet dhe nderim veprën e madhe të ish-kryetarit të Kuvendit, deputetit e nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Kryetari i AAK-së si dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit, Kolë Beris...
KOSOVË– Çështja e “Open Balkan” i gjen të ndarë njohësit e ekonomisë në vend. Derisa disa besojnë se Kosova nuk është e përgatitur për të qenë...
KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shkruar një telegram ngushëllimi familjes, miqve e bashkëpunëtorëve me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kr...
KOSOVË– Pamje skandaloze janë publikuar nga një qytetar i Pejës në Kosovë ku një grumbull i testeve të gjakut janë hedhur në rrugë.Sipas denoncimit t...
AFGANISTAN– Talebanët kanë mbyllur internetin në luginën Panjshir, ku forcat e rezistencës po mbajnë qëndrimin e fundit kundër tyre në Afganistan.Sipas me...
AFGANISTAN– Të Shtunën, zyrtarët identifikuna 13 anëtarët e marinës ushtarake amerikane të cilët u vranë në një sulm i ISIS-K jashtë aeroportit të Kabulit...
SHBA– Njerëzit e pavaksinuar kanë rreth 29 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital me Covid-19 sesa ata që janë plotësisht të vaksinuar, sipas një studi...
GJERMANI- Çfarë thonë partitë kryesore gjatë fushatës elektorale për temat aktuale ndërkombëtare? Një vështrim tek programet e tyre.Klima Partitë e Unio...
AFGANISTAN– Trupat italiane tashmë e kanë përfunduar misionin e tyre të evakuimit nga Kabuli pasi 2 fluturimet e fundit u kryen më 27 Gusht nga Kabuli drejt Fiu...