LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndasia me afganët, disa shijuan hotelet me 5 yje në Shqipëri, shumë lypën për bukën e gojës

22 Mars 2022, 17:04 Nga DOSJA
Ndasia me afganët, disa shijuan hotelet me 5 yje në Shqipëri,

SPANJË– ‘El Pais’ ka vendosur t’i dedikojë një shkrim pritjes së emograntëve afganë në Shqipëri që ikën pasi talibanët pushtuan Afganistanin. Në një artikull të botuar, janë publikuar dëshmitë e shumë prej afganëve që janë strehuar buzë Adriatikut, në Shëngjin. Nuk harrohet të përmendet që emigrantët janë pritur me shërbime me ‘5 yje’ në një nga resortet më të shtrenjta në zonë, pavarësisht jetës që bëjnë shqiptarët zakonisht. Në shkrim, El Pais shton se kryeministri Edi Rama, pas afganëve, është i gatshëm të presë edhe ukrainasit.

Shkrimi i plotë i EL Pais

Era trazon ujin e pishinës, duke goditur skajet. Ajri është i lagësht dhe përzihet me kripësinë e detit Adriatik. Basir Nader shikon qiellin e mbuluar me re. “Aty ku jetojmë është më ftohtë”, thotë ai duke rregulluar syzet. Kujtimi i atdheut të tyre është tashmë 5418 kilometra larg, përtej Ballkanit. Nader është një gazetar afgan. Ai u largua nga Kabuli me gruan dhe dy vajzat e tij sepse ishte kërcënuar.

Kur Afganistani ra në duart e talebanëve, puna e një gazetari u bë jashtëzakonisht e rrezikshme. Sidomos për Naderin, i persekutuar nga fundamentalizmi islamik për shkak të origjinës së tij. 

“Ditën që mbërritëm në aeroport, pati një sulm vetëvrasës me vdekje të panumërta. Ne ishim aty kur shpërtheu”, kujton ai, duke iu referuar sulmit të dyfishtë vetëvrasës që përhapi panik rreth aeroportit të Kabulit më 27 gusht.

Por Nader nuk e kishte imagjinuar kurrë që fluturimi ndërkontinental do ta çonte në Shqipëri, një vend për të cilin nuk dinte asgjë, i vendosur në anën tjetër të botës. Dhe gjithashtu një vend që ofronte komoditet dhe rehati. Ai dhe familja e tij janë strehuar në dhomat e Rafaelo Resort, me pesë yje në Shëngjin, në qytetin e Lezhës, një nga perlat e turizmit shqiptar.

Në zemër të kompleksit hotelier është e vendosur edhe Statuja e Lirisë. Është një suva, por paraqet dëshirën dhe ëndrrën e 900 mysafirëve që duan të prekin tokën amerikane.

Sepse atje duan të shkojnë të mërguarit afganë. Është një grup mjekësh, ndihmash, aktivistësh dhe gazetarësh që kanë pasur marrëdhënie me fuqitë perëndimore në 20 vitet e fundit, të cilët nuk shihen mirë nga regjimi i sapolindur dhe për këtë arsye janë evakuuar. Sot, kafazi i ‘tyre’ i praruar është një hotel luksoz në brigjet e detit Adriatik. Këtu ata presin që tu përmbushet fati. 

“Rastet tona po shqyrtohen nga Departamenti i Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara. Marrja e vizës zgjat nga 12 deri në 14 muaj. Ndoshta do të jemi këtu edhe për një kohë të gjatë,”- shton Nader.

Solidariteti ndërkombëtar

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se së shpejti do të shpallë një plan pritjeje për ukrainasit që po largohen nga vendi i tyre si pasojë e pushtimit rus dhe se është i gatshëm të garantojë mbrojtje për të gjithë ata që vijnë. Ky vendim politik të kujton një moment tjetër në verën e vitit 2021, kur qeveria shqiptare nuk hezitoi t’u hapte dyert e vendit refugjatëve nga Afganistani. Gjesti i Shqipërisë shkaktoi habi në të gjitha vendet, veçanërisht në Itali, vendi europian që ka më shumë marrëdhënie me Tiranën.

Mediat kanë kujtuar zbarkimin e anijes Vlora. Pikërisht 30 vjet më parë, më 8 gusht 1991, rreth 20.000 shqiptarë, të ngjeshur në anije, mbërritën në bregdetin italian, me mall për një jetë të re. E shkuara dhe e tashmja. Krahasimi historik me situatën aktuale ka përforcuar forcën e mesazhit të Edi Ramës: ndërsa Bashkimi Evropian i pasur ngre mure selektive, Shqipëria e varfër ishte në gjendje të mirëpriste tragjedinë e popullit afgan.

Megjithatë, jo të gjithë migrantët marrin të njëjtin trajtim. 

Sipas gazetës online Balkan Insight, në vitin 2020, një numër në rritje i azilkërkuesve afganë u detyruan të lypin për të mbijetuar. Objektet shtetërore janë të mbingarkuar dhe ka mungesë ushqimi. Për më tepër, rritja eksponenciale e flukseve migratore e shkaktuar nga mbyllja progresive e rrugës ballkanike e ka kthyer Shqipërinë në një vend tranziti drejt Evropës. Sipas vlerësimeve të UNHCR- së, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, vetëm nga janari deri në tetor 2021, rreth 9,000 persona u paraqitën në kufijtë shqiptarë.

Për mërgimtarët afganë, historia është e ndryshme. I pari mbërriti më 27 gusht. Aktualisht janë 2400 dhe përveç Shëngjinit janë sistemuar në hotele në Durrës, në lagjen Golem dhe në qytetin Studentor të Tiranës. Sipas vlerësimeve të fundit, 300 prej tyre janë larguar nga vendi dhe janë transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Colleen Denny, drejtoreshë rajonale për Spirit of America, një organizatë ndërkombëtare e pranishme në Rafaelo Resort, thotë se organizata e saj u ka shërbyer 121 njerëzve. 

“Ne ofrojmë ushqim, veshmbathje dhe nevoja elementare. Ne kemi ofruar gjithashtu kujdes mjekësor dhe mbështetje psikologjike: trauma që kanë pësuar refugjatët është e vështirë të përballohet,”- shpjegon Denny. 

Refugjatët në qendrën turistike

Forcat e sigurisë ruajnë dyert e resortit. Të moshuarit janë ulur rreth tavolinave në lokal. Rrugët e ngushta që rreshtojnë ndërtesat e hoteleve janë të mbushura me jetë. Vështrimi i Soraya (jo emri i saj i vërtetë) është projektuar përtej dritareve të një dhome ku një klloun është i rrethuar nga fëmijë të gëzuar. Mes tyre është edhe djali i saj, duke luajtur me tullumbace. 

“Shqipëria na ka ndihmuar shumë: na ka trajtuar si mysafirë dhe jo si refugjatë. Kjo do të thotë shumë për ne, njerëzit që kemi hequr dorë nga gjithçka,”- thotë e reja. Soraya nuk është emri i saj i vërtetë, ajo kërkon anonimitetin sepse ka lënë pas disa nga të dashurit e saj më të afërt në Afganistan. Ashtu si Nader, ajo është gazetare dhe është krenare për përvojën e saj. Me vështirësi, ajo krijoi një vend për vete në botën e informacionit. Agjencia e lajmeve për të cilën punonte Soraya ishte vetëm për gratë. Kjo nuk ishte mirë me talebanët. 

“Në Shtetet e Bashkuara do të më duhet të filloj nga e para: do të gjej një punë dhe do të përpiqem të ndërtoj një karrierë të re,”- shpjegon ajo.

Rafa i kalon ditët në hotel, duke shoqëruar djalin e tij në kurset e anglishtes dhe duke lexuar disa libra. 

“Ende nuk mund ta besoj se si ka ndryshuar jeta ime. Shpresoj që dikush të më marrë në telefon dhe të më thotë se gjithçka është si më parë, se gjithçka është në vendin e vet”. Nga ana tjetër, Naseri ka realizuar një ëndërr të vogël: të shohë valët e detit të përplasen në rërë. 

“Nuk ka det në Kabul,”- thotë ai. Për të thyer monotoninë e përditshme të hotelit, ai shpesh ecën në qendër të Lezhës me të rinjtë e tjerë afganë që takoi në resort. Për të shkuar dhe për t’u kthyer duhen rreth 14 kilometra. Në Afganistan, Naseri ishte një aktivist politik dhe talebanët hodhën në erë selinë e organizatës së tij. Kujtimi i gjëmimit të bombës i pushon fjalët. Fytyra e tij mban ende shenjat e humbjes

“Në fillim kisha frikë se si do të na prisnin shqiptarët,”- thotë i prekur.

Çfarë mendojnë shqiptarët?

Në verë, Shëngjini është një nga motorët turistikë të Shqipërisë. Mirëpo, në errësirën e dimrit, është një çimento dhe rërë e rrahur nga era e akullt që zbret nga malet në lumin Drin e lan qytetin bregdetar. Këtu, fytyrat e afganëve kanë zëvendësuar fytyrat e errëta të turistëve. Ardem është i vetëdijshëm për vuajtjet që kanë duruar njerëzit e tij. Diaspora shqiptare, eksodi pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës, diktatorit që drejtoi Shqipërinë pa ndërprerje për më shumë se 40 vjet, nxori breza të tërë jashtë vendit. 

“Unë do të jepja jetën time për këta njerëz, e di se çfarë do të thotë të jetosh luftë, është një turp. I uroj atyre më të mirat, kjo është gjithçka që mund të bëj”, thotë ai. 

Frika nga e panjohura dhe vullneti i mirë ndaj mërgimtarëve janë forcat parësore që bashkëjetojnë në ato pak shqiptarë që bredhin rrugëve. Një taksist i mbështetur pas makinës së tij paralajmëron: “Edhe qeveria të mendojë për ne!”

Shqipëria karakterizohet nga pabarazi të thella sociale dhe ekonomike. Struktura e saj institucionale mbetet e brishtë dhe e prekur nga një nivel i lartë korrupsioni, pavarësisht reformave të kryera për të bindur Evropën që ta shtojë atë si një anëtare të re të BE-së. Norma e rritjes së Shqipërisë në vitin 2021 ishte 7.2% sipas Bankës Botërore, por papunësia e të rinjve (15-24 vjeç) kalon 30% , sipas vlerësimeve më të fundit të vitit 2020.

Adelina ka një restorant larg nga Resorti. 

“Restoranti im do të ishte mbyllur nëse refugjatët nuk do të ishin aty. Ata janë të kënaqur me kuzhinën tonë, u pëlqen ushqimi ynë,” thotë ajo duke buzëqeshur dhe duke treguar me gisht pjesën e brendshme të restorantit, vendet e të cilit janë të mbushura me klientë afganë. “Në të kaluarën, njerëzit tanë kanë marrë solidaritet nga vendet e tjera. Tani ne po bëjmë pjesën tonë. Ata janë njerëz të mirë dhe kjo është ajo që ka rëndësi,”- përfundon ajo.

Përshtati për Dosja.al: F.M

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje