Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Ndërpritet importi i grurit nga Rusia, çmimi i bukës në Shqipëri drejt rritjes
25 Shkurt 2022, 14:23Nga DOSJA
TIRANË – Ndërprerja e importit të grurit nga Rusia në Shqipëri nuk do të ketë efekt për të paktën tre muaj. Unioni tregtar ushqimor shprehet se për këtë periudhë ka rezerva të mjaftueshme. Megjithatë ai thekson se duhet nisur puna për të gjetur alternative të tjera furnizuese për të shmangur skenarët më afatgjatë.
Në nisje të krizës pas përplasjes Rusi – Ukrainë, ekspertët kanë nisur të bëjnë llogarinë për pasojat ekonomike.
Në Shqipëri rreth 75% të grurit vendi ynë e siguron nga Rusia, por sanksionet me të cilat po përballet ky shtet pas nisjes së sulmit në Ukrainë pritet të sjellin ndërprerje të furnizimit apo rritje të çmimit.
Por importuesit e mëdhenj deklarojnë se vendi ka rezerva të mjaftueshme për tre muaj.
“Situata nuk është fare e mirë, edhe pa ndodhur lufta situata ka qenë në rritje. Aktualisht gjendja dhe depozitat e grurit janë të mbushura, por kjo mund të zgjasë deri në 2-3 muaj.”
Theodhor Kristuli nga Unioni Tregtar Agroushqimor thotë se Shqipëria duhet të vlerësojë sa më shpejt alternativa të tjera furnizimi por edhe në këtë rast rritja e çmimit është e pashmangshme.
“Të shkohet në Francë, Kanada, në shtete të tjera. Edhe vetë Franca e ka rritur me 23 euro çmimin për ton të grurit.”
Por lufta që sapo ka nisur në lindje pritet të ketë një ndikim më të gjerë në ekonomi. Mira Pogaçi thotë se nafta e gazi do të shtrenjtohen më tepër.
“Si në pjesën e industrisë së udhëtimit, në pjesën e industrisë së aviacionit sepse aviacioni evropian furnizohet nga Rusia me lëndë të parë. Tregu i metaleve dje ka shkuar në nivelet më të larta hitorike që nga viti 2011. Nafta po tregtohet me 100 dollarë, ka shkuar në nivel historik.”
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Rusia është vendi kryesor i origjinës për drithërat e importuara në vendin tonë, me vlerë thuajse 5 miliardë lekë për vitin 2021.
TIRANË– Tentativa për të grabitur miliona në një banke në Tiranë, u zbulua nga asistentja e drejtoreshës së filialit. Asistentja me inicialet E.P, iu...
TIRANË– Lufta në Ukrainë është kryefjala e ditëve të fundit. Putin dërgoi trupat në Ukrainë një ditë më parë, duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe...
LEZHË– Një objekt që kishte nisur ndërtimin një vit më parë brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit është vënë në sekuestro preventive. Vendimi ë...
Shtetësja ruse Kseniia Gulomalieva u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se në këtë situatë përkrah Ukrainën.“Për momentin jemi të gjithë të ...
“Jam gati të shkoj të luftoj”. Kështu deklaroi në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania Iryna Romanova, shtetase ukrainase që jeton në Tiranë.“Unë jam vet...
TIRANË– Ditën e sotme janë liruar nga qelia banorët e zonës së “5 majit” të cilët u arrestuan para disa ditësh pasi kundërshtuan prishjen e shtëpive ...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi sot 3 ligje. Kreu i shtetit i dha fuqi ndryshimeve në ligjin për emetimin dhe shpërndarjen e bono...
TIRANË– Më 7 mars 2022, një ditë pas zgjedhjeve të pjesshme lokale, Komisioni Hetimor Parlamentar do të dorëzojë raportin përfundimtar për ccështjen ...