LIVE UPDATES
Bota

Ndërroi jetë nga koronavirusi në muajin e 7-të të shtatzënisë, flet babai i 29-vjeçares: Mjekët na thanë është mirë

30 Nëntor 2020, 22:55 Nga DOSJA
Ndërroi jetë nga koronavirusi në muajin e 7-të të

Gruaja 29 vjeçe nga Prizreni vdiq bashkë me foshnjen e saj, ndërsa në muajin dhjetor ajo do mbushte një vit martesë. Ishte infektuar me Covid dhe ndonëse më vonë rezultoi negative, ajo nuk mundi të dalë e gjallë nga QKUK-ja.

Ardita Martinaj Pervizaj nga Prizreni ka vdekur të enjten në QKUK. E ndjera kishte hyrë në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe po priste të sillte në jetë fëmijën e saj të parë. Ditë më parë ajo kishte rezultuar pozitive në testin për koronavirus, mirëpo në ritestimin e fundit prizrenasja mori rezultat negativ.

Babai i Arditës, Qamil Martinaj, ka rrëfyer për Gazetën Express momentet e fundit me vajzën e tij. Teksa foli për të, Qamili tha se Ardita ka qenë më e shëndosha në familje, sipas tij, ajo nuk ka ankuar nga asnjë sëmundje përveç kollës së fundmi.

“Të premten e pati një troh kollë, të shtunën e pata te mjeku ja përshkruajti do hapa, paracetamol, surup, të dielen pak ju ndal kolli. Kollë të madh s’ka pas e as temperaturë, të dielen e çova në Spital në Prizren, ja kanë vendos një infuzion, ja kanë bë analizat, mirë i kanë dalë”, tha ai.

Më pas ai tha se vajzën e kanë udhëzuar për në QKUK në Prishtinë dhe pasi ajo është shtrirë në klinikë, prindi tha se ajo i ka thënë familjes se është mirë dhe nuk është dashur të udhëtonin për në Prishtinë për ta parë.

“Erdha në shtëpi me i marrë rrobat me ja çu në spital, kur e pash në orën 13:00 e kishin qitë në Emergjencë për me nisë për Prishtinë. I pyeta me urdhër të kujt po e dërgoni në Prishtinë, më thanë që ashtu i kanë thënë në spital.

Kemi shku në Prishtinë, me vetedije ka qenë, kemi ndejt me të, bile tha çka lypët me ardhë me më pa prap se unë mirë jam”, tha ai tutje.

Gjatë bisedës, babai i Arditës tha se ajo po priste të sillte në jetë një vajzë, teksa ritheksoi se Ardita ka qenë shumë e shëndoshë.

“Shtatzënë ka qenë, më datën 27 të këtij muaji ka hy në muajin e shtatë, gjinia e bebes ka qenë vajzë…Ardita mirë ka qenë, trupi i saj kurrë s’është anku e as nuk ka qenë te doktori…I vetmi fëmijë, që e kam pas që nuk ka shku kurrë të doktori, as s’e ka ditë çka është gjilpana e as çka është hapi”, u shpreh babai i 29 vjeçares.

Ai tha se për vdekjen e së bijës nuk kanë ndonjë dyshim te mjekët dhe rastin nuk e kanë hapur në polici. Megjithatë pohoi se mjekët i kanë thënë familjes se Ardita është mirë.

“Doktorët na kanë thënë se ajo është mirë, nuk kemi hapur rast në polici…Vetëm kollë ka pas, as temperaturë as asgjë s’ka pas. Nuk kam ndonjë dyshim te mjekësia. I kemi thënë nëse ka ndonjë komplikim te foshnja shpëtojëni të madhen, i kemi nënshkru krejt letrat për me hy në operacion”, shtoi ai.

Ai tha se Ardita është martuar në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa dhimbja për vdekjen e saj është e madhe edhe në familjen e burrit, në Krajk të Prizrenit.

“Ardita është martu më 26 dhjetor të vitit të kaluar… Dhimbja është e madhe edhe për ata”, përfundoi ai.

Gazeta Express ka tentuar të bisedojë edhe me familjen e burrit të Arditës, mirëpo një grua i kërkoi ekipit të largohej nga shtëpia pasi tha se nuk kanë çfarë të flasin dhe Ardita ka qenë mirë.

“Kurgjë s’ka pas, vetëm vetë (i ka ndodh). Probleme s’ka pas, mirë u konë”, tha ajo shkurtë duke mos dashur të fliste më tepër.

Çfarë thanë në QKUK për vdekjen e 29 vjeçares?

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar të enjten se në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991.

“Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid. Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, u thanë njoftimin e QKUK-së.

Arditës iu dha lamtumira e fundit ditën e enjte në varrezat e fshtatit Krajk të Prizrenit.

Marrë nga: GazetaEkspress 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ardita martinaj pervizaj ardita martinaj pervizaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet