Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të quajtur ‘Kurora e qytetit’, 4 në pranga në Sarandë
12 Shtator 2021, 09:33Nga DOSJA
SARANDË– Katër punëtorë ndërtimi në Sarandë janë vënë në pranga pasi u kapën ‘mat’ nga Policia duke ndërtuar një vilë në një zonë të mbrojtur, të quajtur ‘Kurora e Qytetit. Objekti po ndërtohej për Aleksandër Ricën, 49 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Janë arrestuar shtetasit: Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakastër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, ndërsa ndaj Aleksandër Ricas rëndon akuza “Ndërtim i Paligjshëm”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sarandë/Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e qytetit”, vihen në pranga 4 shtetas.Shpallet në kërkim dhe një 49-vjeçar, i cili i kishte kontraktuar për të kryer punimet.Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se në vendin e quajtur “Kurora e qyetit”, në lagjen nr.3, Sarandë, po kryeshin punime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.Si rezutat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” i shtetasve: Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakstër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd.Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas (punetorë) jane kontraktuar nga shtetasi A. R, dhe po kryenin punime për ndërtimin e një objekti (vilë), në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit Aleksandër Rica, 49 vjeç, banues në Sarandë. Vijon puna për kapjen e tij dhe vënien para përgjegjësisë ligjore.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”.
(a.b)./dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Një bombul gazi ka shpërthyer në një pallat në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në lagjen ’15 tetori’.Shpërthimi...
ELBASAN– Një klient i një hoteli në Elbasan, ka tentuar që të futet me forcë brenda mirëpo përfundoi në spital. Në orën 01:30, 49-vjeçari i cili banon në...
TIRANË– Dy ditë pas ngjarjes tragjike, policia ka marrë nën hetim administratorin dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes të hotelit, ku 28-vjeçar Ajdin Mus...
ITALI– Një shqiptare e cila në Itali mban pseudonimin ‘zonja’, qëndron në rrugë të ndryshme duke ofruar trupin e saj në këmbim të parave për klientë të ndryshëm...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga shkëputja e ashensorit nga pallati në Astir. Ashensori është shkëputur me një kat por për fat është bllokuar në kat...
TIRANË– Prokuroria e Tiranes dërgon për gjykim Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit Shefqet Ndroqi. Për gjykim janë dërguar edhe infermierët e të tj...
TIRANË– Pamjet nga ashensori që u shkëput në Astir janë bërë publike. Siç shihet në foto vendi përreth është rrethuar me shirit të verdhë nga polici...
TIRANË– Pas disa orësh nga ngjarja e rëndë në Astir, policia ka dalë me një njoftim zyrtar. Sipas tyre, nga shkëputja e ashensorit kanë mbetur të plagosur ...