LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ndihem i frustruar nga trajtimi arbitrar i leksikut”/ Profesor Artan Fuga: Jam kundër përjashtimit të gegnishtes

2 Korrik 2021, 10:59 Nga DOSJA
“Ndihem i frustruar nga trajtimi arbitrar i leksikut”/ Profesor

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka replikuar me Filip Guraziun në lidhje me futjen e dialektit gegë në fjalor. Në një postim në rrjetet sociale, përmes një shkrimi të gjatë analitik, Fuga shpreh frustrimin që ndjen nga trajtimi arbitrar i leksikut. Ai i sugjeron Guraziut të zgjerojë ambiciet, ndërsa shton se gjuhët krahinore duhet të mësohen në shkolla për të tejkaluar ndarjen dhe për të garantuar unitetin kombëtar. 

“Kombi për mua nuk i ngjason shqiponjës me dy flatra, një gege dhe një toske, por është një, ne duhet ta tejkalojmë këtë ndarje në mendje në mënyrë që uniteti ynë kombëtar të jetë i njejti zog shqiponje atje ku gegnishtja dhe toskërishtja bashkohen, konvergjojnë, dhe pas kësaj zone çeliku, mishi e gjaku, lulëzojnë diversitetet që janë pasuri dhe jo pendë harabelash që stalinistët i kanë prerë me gërshërë censure, pa turp dhe pa kërkuar falje”,-shkruan Fuga. 

SHKRIMI I PLOTË I ARTAN FUGËS: 

Pertej unifikimi stalinist, për një kulturë shqiptare sa konvergjente aq edhe të larmishme

Përgjigje një ftese miqësore

Shumë i nderuar z. Filip Guraziu,

Ndjesë për përgjigjen pak të vonuar, por siguroj që nuk e kisha harruar aspak. Unë sikurse edhe ju ndihem i frustruar nga trajtimi arbitrar i leksikut, morfologjisë, sintaksës, gramatikës nga fjalorët dhe nga gramatika e sotme e shqipes, kur bëhet fjalë për njënashmëritë dialektale të politikave gjuhësore që vazhdojnë prej disa dekadash. Sigurisht jam kundër të përjashtohet pasuria e gegnishtes dhe, në librat e mi mbi komunikimin e kam shprehur këtë qendrim. Po kështu mbështes përpjekjen tuaj për të ndikuar akademinë e shkencave ndonëse ju e dini që duke qenë anëtar i saj, unë nuk pajtohem asnjë dekikë as me organizimin dhe as me orientimin e saj të sotëm strategjik.

Thënë këto, mendoj se kauza që mbroni nuk lidhet vetëm dhe thjesht me paskajoren, por shumë më gjerë se aq. Unë sugjeroj modestisht që ju ta zgjeroni spektrin e ambicjeve tuaja aq të vlerësuara nga unë. Juve ju takon të mbroni të drejtat e njohura botërisht për gjuhët regjionale, ju takon e drejta për të pasur e ruajtur kulturën dialektale, traditat kulturore dhe historike, ku kanë dhënë kontribut gegë të mëdhenj, shqiptarë të mëdhenj Ndre Mjeda, Ernest Koliqi, Migjeni gjithashtu pse jo, Gjergj Fishta, më parë i madhi Marin Barleti, metafizicienë të shquar si Frano Bardhi, etër të mëdhenj franceskanë etj. të Kishës Katolike, ku veçoj shkrimet dhe meshat e shumë të lartit imzot Mëshkallës, e kështu me radhë pa fund personalitete të mëdhaja.

Ne si shqiptarë duhet të kemi të drejtën minimale t’i lexojmë në origjinal në gjuhën e tyre. S’ka kongres e akademi që ta ndalojnë dot këtë.

Është e drejtë që nxënësit dhe studentët e mi gegë të kenë të drejtën të mos jenë viktima të sizofrenisë linguistike që gjuhë tjetër të flasin në shtëpi dhe tjetër gjuhë dialektale t’u imponohet në shoqëri.

Patjetër na duhet një gjuhë zyrtare e përbashkët. Mirëpo, e përbashkëta nuk është shkatërrim i të veçantave, por sikurse ka argumentuar Jurgen Habermas e të tjerë sot uniteti linguistik dhe shkencor është tërësia integrale e diversitetit. Nuk është fjala thjesht te paskajorja, por te e drejta e pamohueshme për zhvillim shpirtror që konceptet linguistike staliniste që vazhdojnë të dominojnë politikat gjuhësore na kanë coptuar dhe tharë kulturën tonë kombëtare.

Kombi për mua nuk i ngjason shqiponjës me dy flatra, një gege dhe një toske, por është një, ne duhet ta tejkalojmë këtë ndarje në mendje në mënyrë që uniteti ynë kombëtar të jetë i njejti zog shqiponje atje ku gegnishtja dhe toskërishtja bashkohen, konvergjojnë, dhe pas kësaj zone çeliku, mishi e gjaku, lulëzojnë diversitetet që janë pasuri dhe jo pendë harabelash që stalinistët i kanë prerë me gërshërë censure, pa turp dhe pa kërkuar falje.

Gjuhët krahinore duhet të mësohen në shkolla sepse edhe programet e shkollave, edhe abetarja, edhe fizkultura në shkollë sot kuptohen si unitet përjashtues ku zgjedhja burokratike than dhe shkelmon diferencat krahinore aq të lavdërueshme në kulturën tonë të përbashkët shqiptare.

Ne jemi shqiptarë, por pas kësaj kemi fe të ndryshme sepse feja e shqiptarit nuk është shqiptaria, por besimet fetare. Tjetër ndërgjegja kombëtare dhe tjetër besimet fetare që Pashko Vasa i ngatërroi padashje në ndonjë varg për shkak të rimës, dhe që u keqpërdorën dhe vazhdojnë të keqpërdoren nga lloj lloj patriotësh që në fakt janë maskarenj!

Paskajorja nuk duhet të ngatërrohet me ngarkesa politike. Duhet bërë thirrje gjuhëtarëve që ajo që quhet paskajore sot në shqipen e quajtur zyrtare, burokratike, ka kuptime të tjera dhe nuk është paskajore. E përcaktuara në kuptim nuk mund të jetë e paskajshme. Megjithatë kjo ha debat jo vetëm linguistik, por edhe në fushën e logjikës ku unë punoj, por ndodhem i përjashtuar dhe i persekutuar intelektualisht nga politika që as më kuptojnë dhe as i kuptoj dhe i refuzoj kategorikisht.

Gjithsesi kauza juaj duhet të adresohet shkencërisht, mbështetur nga gjuhtarë, logjicienë, sociologë, juristë, pa politizime, pa dasi, dhe kështu të bëjmë të mundur që të kemi një harmoni kulturore Jug-Veri, për t’i ikur kurthit kulturor të sotëm ku Toskërishtja hiqet si sunduese, në fakt ka celësat e kashtës, dhe Gegnishtja ndihet e masakruar nga tjetër politikë, dhe aspak nga toskërishtja si e tillë.

Mbi këto parime, dhe vetëm mbi, to unë mbështes çdo kauzë, i bashkohem cdo peticioni, çdo lëvizjeje që duke forcuar Shqipërinë, hap vend për lulëzimin e gegnishtes dhe toskërishtes. Cdo fjalor gjuhe, enciklopedi, apo histori, që nuk sheh nga rrënjët dhe nuk spastron skorjet ideologjike staliniste kurrë nuk do të ketë mbështetjen time, as edhe dasitë krahinore, fetare, kulturore, por vetëm diversiteti në unitet. Këtë koncept të fundit fatkeqësisht po na pengohet ta zhvillojmë dhe shpalosim.

Me respekt për kauzën që përfaqësoni dhe sidomos për ju vetë,

Artan Fuga

Anëtar i Akademisë të Shkencave të Shqipërisë

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan fuga dialekti gege filip guraziu unifikimi i gjuhes shqipe artan fuga dialekti gege filip guraziu unifikimi i gjuhes shqipe

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion