LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndodh në Tiranë! I fik për dy ditë telefonin të fejuarës, 28-vjeçarja e denoncon si të humbur

5 Mars 2021, 15:26 Nga DOSJA
Ndodh në Tiranë! I fik për dy ditë telefonin të

TIRANË – Dashuria pa asnjë dyshim që nuk njeh kufij. Një vajzë e re në Tiranë e humbi aq shumë toruan për njeriun e zemrës, saqë vuri në lëvizje autoritetet për gjetjen e tij. Realisht ai thjesht kishte fikur telefonin dhe nuk e takoi të renë për gati 24 orë. Dhe një mungesë e tillë u çmua nga vajza si një situatë për t’u alarmuar. Ajo mendoi të gjitha të këqijat që mund t’i kishin ndodhur të fejuarit dhe pas pak orësh e mbajti frymën në komisariat. E gjitha kjo ndodhi sipas burimeve të Gazetës “Si”, pasi 28-vjeçarja nga Fieri me banim në Tiranë piu një kafe me të fejuarin dhe më pas ai i tha: Po dal dhe për një kafe tjetër.

“Jetoj mbi bar A., mbasi rreth orës 13 piva kafe. I. më njoftoi, po dal pak ta pi dhe një kafe tjetër. Mbante veshur një bluzë të kuqe, kapele të zezë, xhinse dhe atlete të zeza”.

E.H. shtoi në polici se nga ai çast deri në orën 19.50 i fejuari me siguri kishte qëndruar në kafene dhe ajo pasi kishte mbyllur punët e ka telefonuar rreth kësaj ore.

“Më tha jam në lokal O. Vij për pak më tha. E telefonova në orën 20.10 dhe telefoni i tij ishte fikur”, ka treguar ajo.

28-vjeçarja këmbëngul në deponimin e saj se me gjithë telefonatat e shpeshta gjatë gjithë mbrëmjes dhe mesnatës, telefoni i të fejuarit ka rezultuar i mbyllur.

“Mendova se ishte rrugës vazhdimisht dhe kjo me gjithë shqetësimin dhe alarmin më la me shpresë se vjen tani apo vjen më vonë. Bisedova me prindërit e tij dhe ata duke dashur të më qetësojnë më thanë se do flisnin ata se do gjenin një mënyrë për t’u lidhur apo se kështu janë burrat u fiket telefoni”. Në kallëzimin për zhdukjen dhe humbjen e të fejuarit të administruar nga oficerja J. H pranë komisariatit numër 3, e reja radhit veprimet që kreu gjatë orëve në vazhdim.

“Në dijeninë time i fejuari nuk ka konflikte me askënd, dhe as probleme. Duke pritur u kujtova për emrin e punëdhënësit, i shkrova në Messenger, duke e pyetur a e kishte takuar apo parë të fejuarin tim dhe ai i kishte thënë ndonjëherë që kishte probleme. M’u përgjigj që kishte folur paradite dhe që nga zëri i ishte dukur shumë mirë”. Mbasi ka pritur për orë të tëra dhe kur kanë mbushur 24 orë dhe s’ka pasur asnjë shenjë nga i fejuari, vajza fierake ka veshur atletet dhe e bindur se diçka kishte ndodhur kërkoi ndërhyrjen e policisë për t’ia gjetur të fejuarin. Siç bëjnë me dije burimet policore, brenda të njëjtës ditë kur vajza kërkoi ndihmë për të fejuarin, është shfaqur në polici i fejuari i saj.

“E dashura ime e zemrës shqetësohet për mua dhe nuk ka faj. Por që t’ua tregoj deri në fund ç’më ndodhi atë natë, nuk është as zhdukje as problem me të cilin duhet të merret policia. Unë piva alkool deri brenda orës policore dhe mandej kur po kthehesha në banesë më telefonoi E. I thashë që jam rrugës. Por pastaj takova një shok që më ftoi në shtëpi dhe aty vazhduam me alkool deri në mëngjes. Telefoni mesa duket ishte fikur dhe kur jam zgjuar në mbasdite, telefonin e kisha të fikur. U nisa për në banesë dhe kur e fejuara më tregoi ç’kishte bërë, vrapova për tek ju që mos të nisnit kërkimet”, tha i riu që sipas burimeve policore tregoi dhe emrin e mikut me të cilin ndau alkoolin. Policia shton për Gazetën “Si” se pezulloi kërkimet për djalin nga Fieri që pasi u këshillua që të ketë kujdes me telefonin, iu kërkua që të njoftojë partneren e cila do të paraqitet për të tërhequr kallëzimin.

Marrë nga: GazetaSi

(A.k.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vajza denoncon te fejuarin vajza denoncon te fejuarin

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri