LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndrea Prendi: Dritarja e Kryeministrit u qëllua me blindshpues

26 Janar 2021, 06:52 Nga DOSJA
Ndrea Prendi: Dritarja e Kryeministrit u qëllua me blindshpues

TIRANË– Në detyrën e Komandantit të Gardës, Ndrea Prendi ka qenë gjithashtu një prej personave të akuzuar për njërën prej vrasjeve te  kryera në protestën e 21 janarit, ku katër qytetarë humbën jetën. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Prendi tha se në momentin që është goditur me automjet, Garda ka qenë pa mbrojtjen e policisë.

Gjithashtu Prendi tha se nga piramida ku ndodheshin protestuesit është qëlluar me armë zjarri, ndërsa pohoi se dritarja e zyrës së Kryeministrit është qëlluar me plumb blindshpues, duke qenë se ishte një dritare e blinduar.

B: Garda e Republikës ka hapur zjarr dhe njëri prej anëtarëve të Njësisë Speciale ka thënë që urdhri ka ardhur në radio për të hapur zjarr, kush e ka dhëë këtë urdhër?

P: Nëse e keni fjalën për zotin Malaj, ai meqë e ka thënë që ka dëgjuar që dikush i ka thënë urdhër për hapjen e zjarrit është mirë që të thotë edhe emrin kush ka qenë.

B: Kush e jep komandën për të hapur zjarr?

P:Komandën e jep ligji për Gardën e Republikës, neni 25 i saj për përdorimin e armës së zjarrit.

B: Të 3 personat kanë hapur zjarr njëkohësit, sipas gazetarit Artan Hoxha gjë që lë të kuptohet që ishte e komanduar.

P: Unë kam shumë respekt për gazetarët por analiza e tyre është e pasaktë, sepse nuk e njohin Gardën dhe nuk i dinë deyrat e saj. Në momentin që Garda është goditur nga një mjet tip ”Benz”, dhe nëse nuk do të funksiononte ura anti terror e cila u dogj qëllimisht nga protestuesit, efektivët e Gardës do të ishin të shtypur nga automjeti dhe kjo do të ishte tragjedi.

Mbasi demostruesit shpërthyen derën e kryeministrisë e cila ishte e lidhur me zinxhirë, efektivët ishin nën zjarrin e shisheve molotov, mbasi dogjen vendrojen, atëherë Garda e Republikës ka hapur zjarr vetëm në ajër.

B: Më momentin që automjeti ka goditur derën e kryeministrisë nuk ka ndërhyrë garda…

P: Mund ta sqaroj dhe këtë fakt, në momentin që ne kemi qenë pa mbrojtjen e policisë… I kemi kërkuar policisë të kap zonën e saj për të shpërndarë protestuesit ata janë shprehur se nuk mund të futen dot sepse nuk kishin pajisjet e duhura dhe kishin shume efektiv të lënduar.

Prej kësaj efektivët e Gardës kanë ruajtur pozicionin e tyre, kanë njoftuar protestuesit me megafon të mos hyni në kryeministri dhe më pas është hapur zjarr.

B: A duhet të qëllonte garda sipas jush, sot 10 vite më pas të njëjtën bindje keni?

P: Para se të fillonte zjarri unë isha brenda në Kryeministri, dhe dola tek shkallët, aty pash një breshëri gurësh nga piramida dhe nga demostruesit nga maja e piramidës kam parë hapje zjarri.

B: Më cfarë armë?

P: Atë nuk e di, koha ishte afër muzgut

B: Ishte dhe një pretendim tjetër, që dritarja e Kryeministrit ishte e goditur me plumb?

P: Doja të vazhdoja pak këtë dhe rikthehem dhe aty. Në momentin që unë kam kthyer kokën majtas pashë derën e Kryeministrisë të shkatërruar, instiktivisht kam shkuar drejt zonës së nxehtë. Për habinë time ish-komandati i Gardës ishte mes protestuesve. I kam kërkuar me zë të lartë të dali jashtë sepse po shkelte rregullat. Jam qëlluar me molotov dhe kam dalluar ish-komandantin e Njësisë Special i cili ka qenë mbi 20 vite komandat i kësaj njësie.

B: Një sulmi me gur mund t’i kthehesh me plumba?

P: Garda ka qenë mbi 5 orë në një sulm të vazhdueshëm me goditje vdekjeprurëse gurësh, nëse s’do kishim pajisje mes Gardës do kishte viktima. Ka pautur goditje me shishe molotov, kishim informacion që në turm ka njerëz të armatosur dhe do të hapej zjarr. Më pas është tentuar nga njerëzit në demostrat të hidhet lënë eksplozive drejtë Gardës së Republikës.

B: Ku ishte lënda eksplozive, nuk e kemi pare…molotov?

P: Jo jo lëndë ekspolozive ushtarake. Një nga demostruesit, madje ishte femer, e ka ndaluar demostruesin tjetër për ta hedhur. Kemi patur goditje të dritares së Kryeministrit.

B: Për dritaren e Kryeministrit e keni marr vesh të nesërmen?

P: Jo unë e kam marr vesh atë ditë…është e vështirë të qëllosh dritaren e punës së kryeministrit sepse është e blinduar. Kjo lloj goditje dyshohet se është qëlluar me plumb blindshpuesh. Kjo dritare i ka kaluar Prokurorisë për hetim dhe nuk ka patur asnjë hetim.

B: Jeni i bindur që ka qenë me plumb blindshpuesh?

P: Në dyshimin tim si specialist ajo është goditur me plum blinshpues… Qendrueshmëria e forcave të Gardës ka bërë të mundur që avancimi të mos përparonte. Si rezultat i kësaj pengese demostruesit janë detyruar të sulmojnë me mjet për të na shtypur neve dhe të avancojnë brenda.

I ndodhur në krah të një gardisti i cili kishte marr pozicionin për të qëlluar ndaj shoferit të automjetit , instikitvisht i kam vënë dorën mbi sup dhe i kam thënë mos. Nëse do qëllohej mbi automjet do kishte shumë të lënduar. Në atë moment kemi menduar se mos ndoshta mjeti do të jetë i mbushur me eksploziv dhe shpërthimi do të ishte katastrofë.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 21 janari 2011 ndrea prendi 21 janari 2011 ndrea prendi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet