Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Ndroqi e Rakipi non-grata, Zingraf: S’komentoj vendimin e SHBA-ve, ne kemi tjetër metodë
15 Prill 2022, 09:38Nga DOSJA
KORÇË– Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf nuk ka preferuar të komentojë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur non-grata politikanë e biznesmenë shqiptarë. I ndodhur në Korçë, në një prononcim për mediat, Zingraf u shpreh se Gjermani ndjek një tjetër metodë për personat që nuk duhet të shkelin në vend, por që nuk preferon të komentojë vendimin e SHBA-ve. I pyetur për akuzat e bëra ndaj ambasadorëve se po ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë më vend, Zingraf tha se vetë nuk është ndjerë i prekur.
Pjesë nga prononcimi për mediat:
Pyetje: Departamenti i shtetit ka shpallur ‘non grata’ dhe emra të tjerë të njohur si Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi. Si mendoni çfarë ndikimi kanë në imazhin e Shqipërisë?
Peter Zingraf: Në fakt këtë nuk do dëshiroja ta komentoja! Më takon vetëm të them që për Republikën Federale nuk i përdor instrumente të tilla. Ne përdorim disa regjime të caktuara sanksionesh të dakordësuara paraprakisht sikurse është në rastin e Rusisë për të deklaruar persona të caktuar si ‘non grata’ të cilëve u ndalohet hyrja në Gjermani. Në këtë formë nuk e përdorim këtë lloj instrumenti dhe nuk do dëshiroja të komentoja vendimin e qeverisë dhe të departamentit të shtetit.
Pyetje: Shpeshherë diplomatë të huaj janë vënë në shënjestër dhe janë akuzuar se po ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë. Ju si e vlerësoni?
Peter Zingraf: Unë nuk kam koment për këtë, personalisht nuk jam ndjerë ndonjëherë i tematizuar lidhur me këtë problematikë.
SPANJË– 10 ton drogë janë sekuestruar dhe 51 persona janë vënë në pranga në kuadër të dy operacioneve të zhvilluara në Spanjë, konkretisht në Galicia...
DURRËS– Një punëtor është aksidentuar për vdekje gjatë punës në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit. Raportohet se punëtori fatkeq është t...
ANGLI-Një shqiptar në Angli është dënuar me 5 vite dhe 7 muaj burg për shkak se ka tentuar që të përdhunonte një 27-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nuk ka folur për ish-deputetin Aqif Rakipi dhe për deklaratat që Basha bënte ndaj tij...
TIRANË– Ditën e sotme hyn në fuqi devijimi i autostradës Tiranë-Elbasan në rrethrrotullimin e TEG-ut në zbatim të projektit “Ndërtim Rruga Mbikalimi ...
TIRANË– Ka përfunduar seanca për marrjen në pyetje ndaj Lefter Kokës. Për më shumë se dy orë Koka ka dhënë të gjitha deklarimet e tij përballë prokur...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj, i cili pretendon se është kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, është i...