6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Ndryshime në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Valbona Shujaku është liruar nga detyra si zv.ministre e Kulturës.
Në vendin e saj, po ashtu në mbledhjen e sotme është emëruar zëvendësja e saj, studiuesja Meri Kumbe, e cila ka mbajtur edhe postin e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Folklorit.
Të dy emërimet e shkarkimet nga detyra janë firmosuar nga zv.kryeministri Erion Braçe, pasi Rama ndodhet në Moskë duke kryer detyrat e drejtuesit të OSBE-së.
VENDIMET:
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Meri Kumbe emërohet zëvendësministër i Kulturës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Valbona Shujaku, zëvendësministër i Kulturës, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
Por këto nuk janë largimet e para nga kabineti qeverisës për këtë vit. Më 13 shkurt dha dorëheqjen nga detyra Elton Haxhi, i cili mbante poston e zv.ministrit të Ekonomisë dhe Financave pas disa përplasjeve me ministren Anila Denaj për çështjen e “Duty Free”. Para tij më 29 janar, iu lirua nga detyra edhe kolegu Erjon Luçi. Në vendin e tyre u emërua Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Sot shënohet 69-vjetori i asaj një njihet si ngjarje, hedhja e bombës tek ish-ambasada sovjetike. Pas hedhjes së bombës, në atë kohë u arrestuan di...
TIRANË- Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka denocnuar një vendim të qeverisë së E...
Bashkimi Europian në vijimësi i ka dedikuar fonde të caktuara edhe trashëgimisë kulturore. Por arkeologu dhe politikani Neritan Ceka, thotë se fondet e BE në ve...
RUSI- Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të radhës së OSBE ka zhvilluar një vizitë në Rusi, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lav...
RUSI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Moskë, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Pas takimit në konferencën pë...
RUSI- Kryeministri i vendit, Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së, në një konferencë të përbashkë me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov ka deklarua...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas ngjajres së rëndë që ndodhi në Mirditë, ku vëlla e motër mbetën të vdekur. Basha me anë të...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka dërguar sot një mesazh të gjithë kryetarëve të degëve të partisë që drejton në lidhje me manifestimin...
TIRANË- Ilir Meta ka publikuar sot momentet e betimit të tij para Kuvendit të Shqipërisë, ditën kur është zgjedhur si President i Shqipërisë. Në një postim...