"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“Ndryshimet e Kushtetutës, aventurë”/ Rama-Metës: Nuk besoj se je Nastradini, ndryshe nga Basha e njeh mirë aritmetikën
15 Korrik 2020, 12:11Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili i cilësoi si aventurë ndryshimet në Kushtetuese. Në një konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se pavarësisht kësaj, nuk mendon se Meta është Nastradini dhe se Parlamenti nuk është shporta e qershive.
Kryeministri e quajti seli Opozitare Presidencën, por përsa u përket ndryshimeve në fjalë, ai shtoi se nuk ka as të drejtë kushtetuese të komentojë, por vetëm t’i bindet vendimit të Kuvendit.
Pjesë nga biseda
Pyetje: Ju thoni që Kuvendi është Sovran por Presidenti Ilir Meta llogarit vetëm 82 legjitimë. Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar aventurë ndryshimin e Kushtetutës, ju do e çoni deri në fund?
Edi Rama: Po mirë, meqë janë 82 si do e votojmë marrëveshjen që Presidenti e pëlqen aq shumë? Presidenti e njeh shumë mirë aritmetikën dhe është shumë ndryshe nga Basha në këtë pikë. Presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me Parlamentin, kthen ligje, miraton ligje. Nuk mendoj që Meta është Nastradini dhe Parlamentin nuk është shportë e qershive të Nastradinit. Presidenca është një seli e Opozitës, sepse kemi edhe Opozitë Presidenciale. Ne kemi tre Opozita në fakt. Por me Opozitën Presidenciale kemi vetëm marrëveshje institucionale. Në fund, Presidenti që nuk ka as të drejtë kushtetuese që të komentojë, do t’i nënshtrohet vendimit të Kuvendit.
Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Demokratike duhet të pranojë realitetin se është pakicë. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në lidhje me ndry...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Opoitës që të lërë pas urdhërat dhe idetë e ‘gjoksit imagjinar të Mic Sokolit’. Në një konferencë për gazet...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë kur ka deklaruar se koalicionet nuk do të ndalen. I pyetur në konferencën me gazetarët, Rama shtoi me n...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar një përplasje të mundshme me partnerët ndërkombëtarët për çështjen e ndryshimeve Kushtetuese. Gjatë bashkëbi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë sot Lulzim Bashës se nuk do të imponohet në Kuvend, për ndryshime Kushtetuese. Rama tha se marrëveshja do të...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për shtyp, ku edhe ka konfirmuar edhe një herë miratimin e draftit të 5 qershori...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish ndërkombëtarëve që një ditë më parë kërkuar që maxhoranca të tërhiqet nga ndryshimet në Kushtetutë....
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se është i zhgënjyer nga deklarata e kreut të grupit parlamentar të CDU-CSU-së, Johann Wadephul. Në konferencën me gazeta...
Politike15 Korrik 2020, 11:21
TIRANË: Kryeministri Edi Rama u shpreh i zhgënjyer për deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët një ditë më parë u pozicionuan kundër ndryshimeve kushtetuese...
Politike15 Korrik 2020, 11:17
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se parlamenti është sovran, duke mos u tërhequr nga ndyshimet Kushtetuese për hapjen pjesore të listave të ...