LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ Burg për 3 mijë lekë vjedhje skrapi, nëna e të riut: U detyrua, s’kishte bukë të hante

16 Shkurt 2022, 09:35 Nga DOSJA
VD/ Burg për 3 mijë lekë vjedhje skrapi, nëna e të

TIRANË – Në burg për vetëm 3000 lekë të reja. Ky është fati i dy të rinjve rom, Gersjan Berisha dhe Klodi Qerimi, njëri 18 dhe tjetri 22 vjeç, të cilët ndodhen prej disa muajsh në paraburgim në Tiranë të akuzuar për “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, pasi kanë vjedhur materiale që i kanë shitur për skrap.

Të dy këta të rinj janë të papunë dhe kanë gjetur si mënyrën e vetme për të mbijetuar, shitjen e materialeve për skrap. Njëri prej tyre madje ka dhe një foshnje 8-muajshe, që tashmë është e vetme në shtëpi pa të ardhura dhe pa vetë babain e saj.

Para oficerëve, Klodi Qerimi është shprehur se vjedhjen e ka kryer pasi nuk ka bukë për të ngrënë dhe se ka foshnjën e vogël për të ushqyer. Ndërkohë Fax Neës ka kontaktuar nënën e të riut tjetër të arrestuar, Gersjan Berisha, e cila i bëri thirrje autoriteteve që të mos e dënonin djalin e saj, pasi është i sëmurë dhe vjedhjen e ka kryer nga kushtet e vështira.

“Dua që fëmijën tim mos ma dënojnë, ai është i sëmurë pasi krahun e ka të thyer, mushkrit i ka cop copë pasi ka rënë dy tre herë me motor. Atë ditë që e kanë kapur çunin tim ai ishte i vrarë pasi kishte rënë”, u shpreh nëna e të arrestuarit.

Nëna e djalit tregoi gjithashtu se djali ka dëmtuar dorën gjatë vjedhjes, duke shtuar se ata nuk kanë as shtëpi tyren por banojnë në një banesë sociale.

“Më qante çuni jam shumë sëmurë, do të vras veten, unë i kam thënë skam çfarë të bëj. Jetojmë duke mbledhur hekura kanaçe, s’kemi çfarë të bëjmë. Çuni u detyrua ngaqë nuk kishte të hante dhe e bëri këtë gjë. Më ka thënë nënë e kam bërë nga sikleti sepse s’kemi çfarë bëjmë. E kam jetim çunin”, tha nëna e dy të rinjve rom.

Për të na shpjeguar më mirë rastin në aspektin ligjor, Fax Neës ka kontaktuar dhe avokatin Gentjan Serjani, i cili përfaqëson në gjyq të riun rom. Gentjan Serjani deklaroi se dy të rinjtë rrezikojnë deri në 5 vite burg për këtë vepër penale.

“Nëna na u paraqit pranë zyrës tonë për ta përfaqësuar djalin dhe shokun e tij pasi është një vepër penale e cila nuk është me vullnetin e tyre të plotë. Janë dy familje që trajtohen me ndihmën ekonomike njëra me 3 persona dhe tjetra 5 persona në masën 80 mijë lek të vjetra dhe 50 mijë lekë të vjetra. Kjo shumë është e papranueshme pasi një familje me 5 persona nuk mund të ushqehen me 80 mijë lekë të vjetra. Nuk dua të justifikoj vjedhjen por këta njerëz duhet të kenë minimumin jetik. Ata rrezikojnë deri në 5 vite burg. Nëse dënohen 5 vite shteti shqiptar cdo ditë kosto ditore paguan 35 mijë lekë të vjetra, imagjino tani që ky i dënuar do të marrë 35 mijë lekë të vjetra pasi ka kryer një vepër penale që ne nuk mund ta parandalonim”, u shpreh Gentjan Serjani.

Avokati ndër të tjera u shpreh se shteti duhet të miratojë ‘minimumin jetik’, si e vetmja mënyrë për të shmangur vjedhje të tilla që kryhen për të siguruar bukën e gojës.

“Duke qenë vendi në rajon më i varfër, ne sot nuk kemi të miratuar një minimum jetik që këta qytetarë mos kryejnë vepër penale. Nëse këto familje trajtohen me 80 mijë lekë të vjetra është e pamundur që të ushqehen pasi elementët kriminalë do të jetë në rritje. Përcaktimi i minimumit jetik është zgjidhje që këta individë të integrohen në shoqëri”, tha

I pyetur sa është ky minimum jetik që duhet të miratojë shteti për t’i ardhur në ndihmë personave në nevojë, avokati tha se ky minimum jetik është përllogaritur në 16.000 lekë të reja.

“Minimumi jetik është përfshirja e një shume minimale që duhet t’i jepet individit për të mbuluar nga ushqimi, veshmbathje. 160 mijë lekë të vjetra duhet të jetë minimumi”, përfundoi  

Mbrojtja për të riun rom ofrohet nga organizata “Drejtësi Sociale” në kuadër të projektit “Mbrojtja ligjore mjet për organizimin komunitar të komunitetit rom dhe egjiptian”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Marrë nga Fax neës
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentian serjanaj gersian berisha vjedhje skrapi gentian serjanaj gersian berisha vjedhje skrapi

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Shkurt 2022, 09:09

Orteku i dëborës bllokon rrugën në Qafë Thore

SHKODËR– Rruga në Qafë Thore është bllokuar për shkak të një orteku dëbore. Në njoftimin e ARRSH-së, bëhet me dije se akset Spot-Kam, Valbonë, Qafë B...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet