LIVE UPDATES
Aktualitet

Në burg si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit dhe mikut të tij, flet 35-vjeçari: Jam i pafajshëm, akuza e rëndë dhe e

16 Shtator 2020, 11:24 Nga DOSJA
Në burg si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit dhe mikut

TIRANË- Agron Lushi, 35-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni më 27 prill ka folur nga burgu për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 duke kërkuar drejtësi. Lushi ka risjellë të gjithë itinerarin e përshkruar prej tij ditën e ngjarjes, duke mohuar se ka marrë pjesë në vrasjen e dyfishtë apo për strehimin e autorit Aleksandër Përdoda.

“Unë kam bërë vetë mort në shtëpi dhe e di se të paktën 3-4 muaj janë njerëzit në shtëpi hyrje-dalje. Ndaj vendosa të mos ndërhyj për 100 ditë. Derisa kam ardhur në burg nuk më kanë sjellë për 1 ditë por më akuzojnë për një akuzë të rëndë të bërë padrejtësisht.
Unë jam ndaluar si fillim ditën e ngjarjes, 27 prill rreth orës 5 pasdite, në oborrin e shtëpisë sime ku kam qenë duke salduar, duke punuar me një komshi. Kanë ardhur forcat e policisë, në atë moment sapo kishim marrë vesh çfarë kishte ndodhur nga televizori. Policia më ka gjetur me një punëtor, saldator, jam pyetur se ku kam qenë atë ditë. Është bërë kontrolli i banesës, gjithçka në rregull. Më është kërkuar se çfarë ke pasur veshur sot. Më është kërkuar të heq rrobat që kisha veshur. Ma ka kërkuar shefi i krimeve Alfred Kola. Mi fut në qese më ka thënë, mi ka bërë fotografi në sallon. Pasi i bëra gati rrobat, më tha do vish dhe ti. Jam shoqëruar dhe më kanë pyetur se ku ke qenë sot, kë ke parë, kë ke takuar. Kam dhënë dëshminë time dhe rreth orës 2:30-3:00 më kanë dhënë telefonin dhe kam dalë.

Lëvizjet e mia nga ora 7:30 e mëngjesit. Kam ikur tek stallat, se kam një stallë në fshat. Jam marrë me bagëtitë deri nga ora 8:00, i kam marrë dhe kam dalë në mal, në krahun e kundërt nga aty ku ka ndodhur ngjarja. Janë 3 km në vijë ajrore nga vendi ku ka ndodhur ngjarja. Kam vazhduar punën time, kam dhe dy dëshmitarë. Kam takuar dy punëtorë që punojnë dru në mal, kam biseduar, kam ndenjur me ta deri nga ora 12 e pak dhe pastaj më ka rënë telefoni, kisha porositur me postë. Për të nxituar kam lënë dhitë në mal dhe kam zbritur tek stalla ku kam internet për të përdorur telefonin tjetër. Pastaj më ka marrë në telefon, me viber kushëriri i të ndjerit Nue Simoni dhe më thotë ‘a e ke numrin e Kolë Murranit. Po i biem Prengës dhe nuk na përgjigjet’. I thashë nuk e kam, por bjeri në viber siç më re mua. Jo më tha nuk bën dhe e mbyllëm telefonin. Nga ora 11 më merr bashkëfshatari im Aleksandër Përdoda, më pyet si je ku je, i them jam në mal me bagëtitë. më tha jo për qejf të mora, i rashë nënës tënde dhe më doli i mbyllur ti rashë ty. I thashë kishe ndonjë gjë. Jo tha ‘kam çuar vajzën për do farë sallate’. Mora nënën time e pyeta a fol me Sandrin. Tha fola më ka çuar tensionin, pse i thashë çfarë ka. Tha vajza e shqetësuar. Marr Sandrin dhe e pyes çfarë ka ndodhur, më thotë asgjë.
Ndërkohë më erdhi një pjesë e dhive që ishte me këmborë. Një pjesë jo, marr këtë punëtorin e pyes i them a i sheh dhitë se më ka ardhur një pjesë. I hipi motorit dhe zbres nja 300 m më poshtë që është një gurore, pyes punëtorin aty dhe ai thotë që nuk i kishte parë. Në atë moment vjen djali i Kolë Murranit, Bledari bashkë me një bashkëfshatar tonin. Përshëndetem me ta, më pyet Gon e ke parë babin, jo i them. Më tha u bëra merak se ka dalë me Prengën për 1-2 orë dhe s’ka dalë poshtë. U përshëndetëm dhe ata ikën sipër. Unë po bisedoja me punëtorin e gurores kur zbritën dhitë, i mblodha i futa në stallë dhe pastaj tek posta. Por kisha harruar portofolin, shkoj në shtëpi dhe më pas thirra komshiun për të salduar koshin, filluam duke punuar dhe në ato momente ka ardhur policia tek shtëpia.
Unë jam thirrur më 14 maj për të bërë një deklaratë dhe nga ora 2:20 jam paraqitur para policisë. Më kanë sjellë prokurorin, më kanë njohur me prokurorin e çështjes dhe më kanë rrethuar nja 10 oficerë dhe na është bërë një deklaratë vrasje në rrethana cilësuese. I thashë çfarë është kjo, nuk kam lidhje. Më thanë kujtove ti se shpëtove se të liruam herën e parë”, tregoi Agron Lushi.

Ai ka folur dhe për marrëdhëniet më familjet e viktimave dhe autorit. “Me familjen Murrani jemi fis. Me familjen Simoni, jemi thjesht fshatarë, dashamirës. Si me ata dhe me këta por më të afërta me familjen Murrani. Kam punuar me të dy. Unë nuk jam në dijeni të asnjë lloj konflikti. Me familjen Përdoda jam pak më i afruar, me Aleksandrin. Unë po bëj 11 vite në Shqipëri që nuk jam shkëputur. Kemi punuar, bashkëjetuar, kemi pirë, raporte shoqërore jo më tepër. Nuk jam në dijeni të asnjë lloj konflikti. Nuk jam takuar më 27 prill dhe as 26 me Aleksandër Përdodën. Me sa mbaj mend nja dy tre ditë më para”, deklaroi Lushi.

Marrë nga Ballkan web 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron lushi kol murrani vrasje në lezhë agron lushi kol murrani vrasje në lezhë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet