LIVE UPDATES
Politike

Në krah të motrës! Kiri Hajdari ‘tradhëton’ Bashën, shpreh mbështetje për Nismën Thurje: Prej javësh me Rudinën, j

2 Prill 2021, 11:53 Nga DOSJA
Në krah të motrës! Kiri Hajdari ‘tradhëton’

TIRANË– Djali i Azem Hajdarit, Kiri ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë përkrah motrës së tij, Rudina Hajdarit. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Hajdari shkruan se fushata e motrës së tij është e veçantë për të gjithë frymën politike dhe shoqërore që përcjell.

Hajdari shkruan se është prej javësh pjesë e skuadrës së motrës së tij. Ai bën të ditur se së bashku e mbyllin ditën duke bërë biseda të hapura, pa hipokrizi dhe komplimente, me mesazhe zemre e fjalë të thjeshta shpirti.

Postimi i plotë:

Miq. Mbështetës, dashamirës të familjes simeDuke ju uruar mbi të gjitha shëndet në këto kohë pandemie dhe mbarësi në familjet tuaja, më lejoni tju bëj me dije se këto kohë jam angazhuar në fushatën e Rudinës, si kandidate # Nisma Thurje Nr 7, në Qarkun e Elbasanit. Kjo është një fushatë e veçantë, jo vetëm për kushtet ku zhvillohet, por mbi të gjitha për frymën politike dhe shoqërore. Shqiptarët kanë nevojë për një ndryshim rrënjësor dhe mbi të gjitha për një mentalitet të ri në hedhjen e votës. Vota është e shenjtë, e paçmueshme , dhe peshon me rëndësi, sa e tashmja dhe e ardhmja e çdo njeriu.

Kanë kaluar 30 vite tranzicion demokratik dhe Parlamenti,  arena politike, hapësirat publike  kanë nevojë më shumë se kurrë për zëra qëndrime dhe ide të reja. Këto zgjedhje janë një mundësi e madhe për shoqërinë shqiptare.

Miq. Përtej të qënurit vëlla i Rudinës, familje e saj, bijtë e Azemit,  ne të dy  ndihemi sot më shumë se kurrë bashkë në një thelb të vetëm, ndihemi miq, bashkëpunëtorë. Ne ndihemi sot,  një zemër- një mendje, për një qëllim:

”Të kontribuojmë, të punojmë për të çuar përpara idealet dhe bindjet e Dhjetorit 90, Dhjetorit të Azemit, Dhjetorit te studentëve të lirisë dhe demokracisë që shembën diktaturën më të egër të Evropës”. 30 vite pas, ne jetojmë në një Shqipëri që është shumë mbrapa me atë cfarë brezi i prindërve tanë  dhe i mijëra shqiptarëve të rinj të viteve  90, synuan që Atdheu  të shndërrohej..pikërisht  në një fole të paqtë dhe me prosperitet.

Pas 30 vitesh fitore të lirisë dhe vendosjes së pluralizmit, sot Shqipëria është shumë e varfër, me plot vuajtje halle, me qindra mijëra të rinj që janë larguar të dëshpëruar dhe plot mall  në emigracion, me papunësi të lartë  dhe me shpresën që duket e fikur.

Cfarë po ndodh.. amanetet e Azemit, heronjve  të 2 Prillit, studentëve dhe të rinjve, atyre mijëra shqiptarëve të burgosur, pushkatuar  e të persekutuar na këmbojnë në vesh..na tundin shpirtin për të çuar deri në fund kauzën e Shqipërisë si gjithë Europa, e Shqipërisë shtet i së drejtës dhe me institucione të forta.

Rinisë, të gjithëve ne, pamvarësisht bindjeve dhe moshës  na del shumëçka për të bërë. Nuk duhet të rrijmë duarkryq, indiferentë. Çdokush është  një zë shumë i fuqishëm në këtë rrugë që ka nisur për ndryshim rrënjësor. Varfëria dhe prapambetja është e patolerueshme më dhe shkulja e të keqes fillon me zgjedhjen e kandidatëve që duhet të.përfaqësojnë me dinjitet dhe pa kompromis, shqiptarët. Patriotizmi dhe dobia për të bërë dicka për këtë vend duhet të jetë vetë qëllimi.

Prej javësh me Rudinën, edhe si nip e mbesë Librazhdi, trokasim në shumë shtëpi e  fshatra të Qarkut të Elbasanit. Jo rastësisht kthimi në këto treva, lidhet  dhe me një fakt tjetër të jetës politike të Azemit, përfaqësimi si deputet i qarkut të Elbasanit në mandatin e tretë te Parlamentit te Shqiperise. Rrënjët e origjinës nga këto treva nga ana e nënës sonë, familjes se saj  të dhembsur dhe me shumë mikpritje, na motivojnë fort  dhe na japin besim se gjërat do ti ndryshojmë bashkë. Shoh kaq shum dashuri dhe mirësi në sytë e të moshuarve këtyre burrave dhe grave që me aq shumë dinjitet dhe sakrificë ushqejnë familjet, paguajnë arsimin dhe shkollat e fëmijve. Cdo ditë është një mësim dhe frymëzim i madh për mua dhe Rudinën të jetoj dhe të ndiej Shqipërinë e vërtet, atë të mundit dhe lodhjes së përditshme, shpirtin e madh të Atdheut tonë që mëshirohet tek familja.

E nisim dhe e mbyllim ditën me bisedat më të hapura, pa hipokrizi dhe komplimente, me mesazhe zemre e fjalë të thjeshta shpirti, sepse këta janë shqiptarët e thjeshtë, të stërmunduar nga premtimet e pambajtura të politikës dhe nga moszgjidhja e halleve.

Miq, rruga dhe porta e kauzës  sonë është e çelur. Mbështetja dhe përkrahja e gjithësecilit është shumë e rëndësishme. Jetët tona do ti jetojmë në Shqipëri, prandaj ndërtimi i së ardhmes duhet të drejtohet nga vetë ne.

Në kohën kur Rudina Hajdari nuk dogji mandatin e saj si deputete, Kiri qëndroi prërkrah Bashës duke u shprehur në atë kohë se do të çojë amanetin e babait të tij në vend.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kiri hajdaraj rudina hajdari zgjedhjet 25 prill 2021 kiri hajdaraj rudina hajdari zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet