LIVE UPDATES
Politike

Në kuadër të procesit të Berlinit, Konferenca në Poznan bën bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor

4 Korrik 2019, 09:57 Nga DOSJA
Në kuadër të procesit të Berlinit, Konferenca në Poznan

BERLIN- E ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër europian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është gjithashtu themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit. Qëllimi i nismes është që, me ndihmën e disa vendeve anëtare të BE-së, t’i shoqërojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Rrugë me pengesa”

Në një mesazh me video përpara samitit, kancelarja e përshkroi këtë rrugë jo aq të  lehtë: “Ka ende shumë tensione dhe konflikte që duhen kapërcyer dhe shumë kushte që duhen plotësuar derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë gati për të hyrë në BE. Kështu që rruga është ende me pengesa”, tha ajo.

Mbi të gjitha, konflikti mes Serbisë dhe Kosovës po rëndon integrimin e mëtejshëm. Nisma Merkel-Macron e prillit 2019 deri tani nuk ka mundur të tregojë suksesin e pritur. Takimi i nivelit të lartë në Paris, i planifikuar për 1 korrik, u shty, sepse Kosova nuk ishte e gatshme të pezullonte tarifat doganore ndaj produkteve serbe, të vëna në shenjë proteste ndaj aksioneve diplomatike të Serbisë kundër Kosovës.

Lidhjet mes njerëzve

Procesi i Berlinit përpiqet të fokusohet te bashkëpunimi praktik midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, pavarësisht nga konfliktet e mëdha politike. Kështu për shembull, nën termin “Connectivity” , Bashkimi Evropian investon shumë para për të krijuar dhe forcuar lidhjet sociale, ekonomike dhe qeveritare mes vendeve në rajon, por edhe mes rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së.

Një nga projektet më krenare të Procesit të Berlinit është krijimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) me qendër në Tiranë. Ideja për të lindi në vitin 2016, në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në Paris dhe prej atëherë janë vënë në dispozicion 1,9 milionë euro për projekte që nxisin lidhjet e drejtpërdrejta mes të rinjve në rajon me njëri-tjetrin, por edhe me të rinjtë e vendeve të BE-së. Me 900 000 eurot e para janë krijuar kështu mbi 1.300 partneritete.

Por edhe ky projekt ka vuajtur kohët e fundit për shkak të tensioneve të shtuara midis Serbisë dhe Kosovës. Kështu, takimi i parë i këtij viti në mars, i cili ishte paraparë të zhvillohej në Prishtinë, dështoi pasi Serbia refuzoi ta dërgonte përfaqësuesen e vet, me argumentin se ky faktikisht do të ishte një akt i njohjes së Kosovës.

Infrastrukturë dhe Energji

Një tjetër element i rëndësishëm i Procesit të Berlinit është bashkëpunimi ekonomik. Që nga viti 2015, BE ka shpenzuar gati  700 milionë euro për ta bërë sa më të lehtë atë, me projekte në fushën e infrastrukturës dhe energjisë. Këtyre u shtohen edhe  2,4 miliardë Euro  në formë kredish.  “Këto projekte sjellin dobi të prekshme për njerëzit në rajon”, vëren Ardian Hackaj, nga Cooperation & Development Institute në Tiranë. “Ndryshe nga zgjerimi qe karakterizohet si proces i elitave, Procesi i Berlinit, që e vë theksin te konektiviteti, është qasja e munguar nga poshte-lart”, thekson Hackaj për DË.

Një nga arritjet e mëdha të kohëve të fundit ka qenë reduktimi i tarifave roaming që nga 1 korriku i këtij viti. Tani shpresohet të arrihet edhe njohja e diplomave. Megjithatë, ka ende shumë probleme që duhen zgjidhur. Për shembull, heqja e kontrolleve të dyfishta doganore, të cilat e zgjasin shumë kohën e transportit të mallrave, thotë për DË një ekspert ekonomik i qeverisë  gjermane. E për këtë mungon vullneti i duhur politik, qorton ai.

Testi litmus për procesin e zgjerimit

Nisur nga fakti që tani të gjithë janë në pritje të riformimit të Komisionit të BE, që pritet të ndodhë në vjeshtë, nga konferenca e Poznanit nuk pritet ndonjë përparim i madh. “Pritet të jetë më shumë një vlerësim i ciklit të parë (2015-2018), konkluzionet e të cilit mund të shërbejnë si orientim për qasjen e Komisionit të ri ndaj Ballkanit Perëndimor”, thotë Hackaj.

Konferenca e Berlinit ishte paraparë të zgjaste vetëm katër vjet, nga 2014 në 2018. Por ajo do të vazhdojë për shkak të interesimit të madh që vjen nga poshtë, edhe pse mbështetja në nivelet e larta të politikës kohët e fundit nuk është aq e dukshme. Shkak është skepticizmi ndaj zgjerimit që sundon tek disa vende, sidomos Franca. Pak para Konferencës së Ballkanit Perëndimor, presidenti Emmanuel Macron, i cili vetë nuk do të marrë pjesë Konferencën e Poznanit,  theksoi se „do të luftonte që të mos kishte zgjerim të BE-së pa përfunduar konsolidimi i brendshëm”.

Për shkak të zgjidhjes së grindjes 30-vjeçare për çështjen e emrit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është aktualisht më i preferuari i Kancelares Merkel nga liderët e Ballkanit Perëndimor. Ai ishte i vetmi që Merkel priti në Berlin në prag të samitit të Berlinit.

Marrë nga: DW

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel konferenca ne poznan lideret e ballkanit perendimor angela merkel konferenca ne poznan lideret e ballkanit perendimor

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë