6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHBA- Presidenti Trump shkon të martën në qytetin Kenosha të shtetit të Uiskonsënit, ku protestat precipituan në dhunë javën e kaluar pasi oficerët e policisë qëlluan afrikano-amerikanin, Jacob Blake, shtatë herë në shpinë ndërsa përpiqeshin ta arrestonin atë. Presidenti Trump u tha gazetarëve të hënën se nuk ka në plan të takohet me familjen e zotit Blake sepse ata donin që në takim të merrte pjesë një jurist.
“Ata e sulmuan atë në mënyrë shumë të dhunshme,” u tha presidenti Trump gazetarëve për adoleshentin Rittenhouse. “Ai ndoshta do të ishte vrarë” po të mos hapte zjarr ndaj demonstruesve.
Guvernatori i Uiskonsënit, Tony Evers, i kërkoi presidentit të mos shkonte të martën në Kenosha, duke thënë se prania e presidentit “vetëm do të pengojë shërimin tonë. Jam i shqetësuar se prania juaj vetëm do të vonojë punën tonë për të kapërcyer ndarjen dhe për të ecur përpara së bashku”.
Guvernatori Evers dislokoi trupat e Gardës Kombëtare në Kenosha dhe pranoi ndihmën federave shtesë të forcave të rendit për të shuar dhunën në rrugë që kur Blake u qëllua dhe mbeti pjesërisht i paralizuar.
Udhëtimi i presidentit Trump në Uiskonsën vjen ndërsa ai dhe ish-nënpresidenti Joe Biden, kundërshtari i tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, shkëmbyen akuza për sigurinë dhe kërcënimet për jetën në Amerikën e udhëhequr nga kundërshtari.
Hetimi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare
Presidenti Trump njoftoi të hënën se Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Drejtësisë po fillojnë një hetim për “trazirat civile të grupeve të majta” në “qytetet e drejtuara nga demokratët”, duke shtuar se operacionet federale për shtypjen e dhunës kanë rezultuar në arrestimin e 200 personave, përfshirë 100 në qytetin Portland të shtetit Oregon.
“Në Amerikë, ne kurrë nuk do t’i dorëzohemi sundimit të turmës, sepse nëse turma sundon, demokracia në realitet ka vdekur,” u tha presidenti gazetarëve në zyrën e konferencave të shtypit të Shtëpisë së Bardhë.
Duke theksuar “duhet vendosur rendi,” presidenti Trump, foli vetëm disa orë pasi zoti Biden tha se presidenti “nuk mund ta ndalojë dhunën, sepse për vite me radhë, ai e ka nxitur atë”.
Më parë po atë ditë, zoti Biden duke folur në Pitsburg, iu drejtua kamerave gjatë fjalimit të tij, që u transmetuan drejtpërdrejt në tre rrjetet kryesore kabllore të lajmeve në SH.B.A.-së dhe tha: “Pyeteni veten, a dukem unë si socialist radikal që i kam për zemër protestat? Vërtetë? “
Zoti Biden bëri thirrje që vandalët dhe plaçkitësit të ndiqen penalisht dhe akuzoi presidentin Trump për “nxitjen e kaosit dhe dhunës” gjatë sezonit të zgjedhjeve sepse ai e sheh atë si “përfitim politik”.
Në një deklaratë të hënën vonë zoti Biden fajësoi presidentin Trump që refuzoi kritikat ndaj adoleshentit Rittenhouse dhe i bëri thirrje presidentit që bashkarisht të deklarojnë “se ndërsa protesta paqësore është e drejtë — e nevojshme, dhuna është e gabuar”.
Protestat në Portland
I pyetur nga një gazetar i CNN-it gjatë konferencës së Shtëpisë së Bardhë të së hënës në lidhje me mbështetësit e tij që hodhën spërkatës me piper dhe saçma me bojë ndaj protestuesve në Portland të shtunën në mbrëmje, Trump u përgjigj se “boja nuk është plumb”, duke shtuar “mbështetësit tuaj… qëlluan një të ri dhe e vranë atë, jo me bojë por me plumb dhe mendoj se kjo është e turpshme. ”
Presidenti ishte duke iu referuar Aaron “Jay” Danielson-it, anëtari i një grupi të ekstremit të djathtë, i cili u qëllua në gjoks pasi një autokolonë prej qindra mbështetësish të Trump-it kaluan përmes një proteste anti-racizmit.
Dhuna ka vazhduar me intensitet të ndryshëm në qendër të Portlandit që nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd, në Mineapolis më 25 maj pasi një oficer i bardhë policie i vuri gjurina në qafë për më shumë se tetë minuta.
Ndërkohë që mbeten vetëm nëntë javë nga dita e zgjedhjeve, zoti Bideni kryeson ndaj presidentit Trumpit në sondazhet kombëtare, megjithëse gara është e ngushtë në disa shtete të lëkundura me shumë rëndësi për rezultatin.
(Marrë nga VOA)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Kryeministri Avdullah Hoti ka folur nga Uashingtoni për procesin e dialogut me Serbinë, por dhe situatën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në një intervi...
SHBA- Një këshilltar i posaçëm i Presidentit Donald Trump tha të martën se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë do të përqendrohen tek zhvillimi i...
SHBA- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur nga Uashingtoni para takimit të shumëpritur me delegacionin e Serbisë. Në një intervistë në Klan Kosova, H...
TURQI– Gazeta e përditshme gjermane Die Welt përmes një raporti të publikuar ditën e sotme pretendon se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, donte të pro...
MALI I ZI- Komuniteti Mysliman i Pljevljes në Malin e Zi, i është drejtuar kreut të formacionit “Bardh e Zi”, shqiptarit Dritan Abazoviç, i cili njoftoi ...
KOSOVË– Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ditën e sotme është shprehuroptimiste sa i përket arritjes së një marrëveshje të ...
BRAZIL– Çështja e mbajtjes së maskave në ambiente publike është bërë tashmë një prej temave më të diskutuara në mbarë botën.Në një kohë që shumë ek...
GREQI– Media ndërkombëtare ka zbardhur dosjen e plotë të Harry Mcguire, mbrojtësit të Manchester United, i cili u vu në pranga në Mykonos. Sipas dosjes së zbard...
NORVEGJI- Parlamenti Norvegjez, gjatë ditëve të fundit është përballur me një sulm kibernetik. Sipas një deklarate që ka bërë parlamenti, ka njoftuar se disa ll...