LIVE UPDATES
Aktualitet

17 Janar 2021, 15:31 Nga DOSJA

TIRANË– Ajo është një vajzë e imët, me flokët e lyera bjond dhe e qetë. Takimi me të është gati “rastësor”, megjithatë ajo vendos të flasë, por me kushtin e vetëm, që të ruhet konfidencialiteti.

Ndodhi sepse kisha nevojë për para. Nuk është se dëshiroja të zhvishesha apo të postoja foto të vetes”, shprehet A., një vajzë rreth të 25-ave, e cila jeton në Tiranë. Për shkak të koronavirusit, ajo humbi punën në një kompanitë turistike dhe filloi të postojë foto gjysmë-nudo në një rrjet social.

Aplikova për punë por ishte gati e pamundur të gjeja një të tillë”, shprehet ajo për Gazetën “Si”. A. më vonë krijoi një llogari në “OnlyFans” me rekomandimin e një mikut të saj.

Në këtë platformë, ndjekësit (followers) paguajnë një tarifë abonimi mujor (25 $ në muaj) për të pasur akses në fotot, videot ose transmetimet e drejtpërdrejta, ndërkohë që kompania merr 20% komision. Pavarësisht se platforma, tashmë e bërë e njohur për pastime gjysmë-nudo apo nudo nuk u drejtohet vetëm njerëzve që shesin imazhe nudo, shumë përdorues të OnlyFans e bëjnë diçka të tillë.

Ajo çfarë është për t’u vërejtur është se mes personave që postojnë foto ka edhe nga Shqipëria. E tillë është dhe K., një vajzë 18-vjeçare, e cila është bërë pjesë e platformës, ndërsa poston me ‘nick-name’.  A. rrëfen se ka fituar 1500 dollarë brenda një periudhe prej katër muajsh, ndërkohë që foto të ngjashme poston edhe në llogarinë e saj në Instagram.

Është punë. Përmes diçkaje të tillë paguaj qiranë dhe nevojat e mia të përditshme”, shpjegon ajo, ndërsa shton, se ajo nuk pranon dhe refuzon kërkesa për të postuar foto apo video, të cilat janë qartazi veprime seksuale, porse pohon, se ka shumë të rinj, që e bëjnë diçka të tillë.

A. vëren se e ka mbajtur të fshehtë këtë “punë” të saj nga miqtë më të afërt, pasi në të kundërt do të etiketohej prej tyre si një lloj prostitute, por pohon se numri i atyre që shesin foto nudo në rrjete sociale është vërtet i madh.

Ka nga ata, që postojnë gjithçka në mediat sociale. Mendoj se shumë të rinj e shohin thjesht si mundësi punësimi në një kohë kur është e vështirë të gjesh punë.” Mbase për këtë arsye, pavarësisht paragjykimeve, “shitja e nudove në internet, kohët e fundit është bërë diçka më e dukshme dhe më e pranueshme socialisht.”

“OnlyFans”, një platformë media sociale, që lejon njerëzit të shesin foto nudo të vetes së tyre ka njohur një ‘boom’ gjatë periudhës së pandemisë. Por ndërkohë, “konkurrenca” brenda platformës, do të thotë se fitimet individuale kanë rënë. S., e cila e humbi punën e saj në qershor, një nënë e vetme e një djali dyvjeçar duhej të kujdesej për të dhe si zgjidhje financiare gjeti pikërisht krijimin e një llogarie në platformë dhe shitjen e fotove nudo apo thjesht me të brendshme atje.

Në OnlyFans përdoruesit shesin përmbajtje origjinale ndaj atyre që e ndjekin faqen përkundrejt pagesës. “Njerëzit mendojnë se të bësh foto nudo dhe t’i postosh është e lehtë, por është punë e vështirë. Është një punë e vërtetë”,– komenton A.

“OnlyFans” është themeluar në vitin 2016 në Britani. Në dhjetor, platforma kishte më tepër se 90 milion përdorues dhe më shumë se 1 milion krijues përmbajtjeje (content creators), ndërkohë që në 2019 numëronte 120 000 të tillë. Sipas Angela Jones, një sociologe amerikane, “njerëzit e bëjnë diçka të tillë nga dëshpërimi, pasi janë të shqetësuar dhe nuk kanë me se të ushqehen e nuk kanë me se të paguajnë dritat”.

Por kjo “punë” ka dhe anën e vet të errët dhe të rrezikshme.

Ka nga ata, që pretendojnë se do të bëjnë shumë para (disa vërtet fitojnë), por në fund përfundojnë vetëm me disa qindra dhe nuk janë të kënaqur dhe janë të shqetësuar se fotot e tyre do të bëhen të dukshme e në të ardhmen do ta kenë të vështirë të gjejnë një punë. Krijuesit më të suksesshëm të përmbajtjes së këtyre platformave janë përgjithësisht modele, porno-starë apo njerëz të njohur të ekranit dhe jetës publike, të cilët kanë shumë ndjekës në mediat sociale.

Është interesante të vërejmë se “content creators” nuk janë vetëm vajza dhe gra, por edhe meshkuj të ndryshëm. Kjo punë mund të cilësohet edhe si “punë digjitale seksi” dhe për ata që ndërveprojnë, duke ofruar shërbimin, jep iluzionin e sigurisë dhe privatësisë, pasi paguhen pa ndërvepruar fizikisht me klientët.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se është diçka e parrezikshme. Shumë nga përdoruesit e faqes mund të bëjnë ‘screen-shot’ të fotove nudo të ‘punonjësve’ dhe t’i bëjnë publike pa lejen e tyre. “Nëse do të ndodhte diçka e tillë do të turpërohesha”,– pohon A., ndërkohë që shton se puna gjithashtu nuk është aq e thjeshtë.

Një pjesë e punës është e papaguar: bërja gati, bërja e fotove, promocioni në mediet sociale dhe përgjigja ndaj kërkesa të klientëve.”

Puna seksuale në internet është një alternativë shumë më tërheqëse për shumë njerëz sesa të dalin në rrugë ose të shesin shërbime të drejtpërdrejta seksuale”, thotë Barb Brents, një profesor i sociologjisë në Universitetin e Nevada, Las Vegas, ndërsa shton se, “çdokush që hyn në këtë lloj pune duhet të jetë i vetëdijshëm se ka rreziqe.”

“OnlyFans” nuk është e vetmja platformë online, që ofron shërbime të tilla. Një tjetër platformë në Britani, “AdmireMe”, gjithashtu ka njohur rritje të përdoruesve gjatë periudhës së pandemisë.

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vajzat shqiptare ne only fans vajzat shqiptare ne only fans

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet