Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Në përfundim të fazës së parë, Rama publikon pamjet nga kantieri i rindërtimit në Fushë-Krujë
27 Gusht 2020, 13:34Nga DOSJA
FUSHË-KRUJË -Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e rindërtimit në Fushë-Krujë. Gjatë vizitës kryeministri ishte shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Ky i fundit i bëri me dije Ramës, se rindërtimi në Fushë-Krujë në fazën e parë do të punësojë 1300-1500 persona, ndërsa me hapjen e komplekseve urbane do të katërfishohet.
“Kemi një parashikim sesa do hapi deri në fund. faktikisht janë gati 1300-1500 vende pune në valën e parë, me hapjen e komplekseve urbaneve, do të katërfishohet“, tha Ahmetaj
Inxhinieri i projektit i bëri me dije Ramës se brenda dy javëve mbaron faza e parë, ndërsa janë gati sheshet për ndërtimin e banesave individuale dhe pallateve, nga operatorët e tjerë. Krahas pamjeve të postuara në Facebook, shefi i qeverisë shkruan, se në Fushë-Krujë do të ndërtohen 15 pallate me nga 100 apartamentE, 128 shtëpi infividuale, shkolla, zyra shërbimesh dhe zona të gjelbërta dhe një treg.
Postimi i plotë
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
RINDËRTOJMË ? BASHKË
FUSHË KRUJË – Në kantierin e lagjes së re, ku vazhdon papushim puna për ndërtimin e qindra banesave për familjet e mbetura pa shtëpi në natën tragjike të 26 nëntorit.
?15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbërta si edhe një treg modern për produktet e zonës, do të shtrihen në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së fëmijëve, prindërve, gjyshërve, që së shpejti do të banojnë në lagjen e re?
#KrujaqëDuam #ShqipëriaqëDuam
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, në pranga është vënë personi me inicialet ...
TIRANË– Mjeku i njohur, Kita Sallabanda iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë vaksinën e gripit pasi COVID-i mund të bëhet më agresiv në vjeshtë. Ai t...
ELBASAN– Dy efektivë të forcave “Shqiponja” kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se efektivët, kishin simptoma prej ditësh, për të cilët Dosja.al r...
TIRANË- Ministria e Arsimit ka dhënë një tjetër njoftim në lidhje me nisjen e vitit të ri shkollor. Në faqen e Facebook, ministria sqaron se do të xhirohen...
SHBA- Ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Luli-Faber ka reaguar për uraganin “Laura” që ka goditur Luizianën dhe Teksasin. Ajo ka ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë sërish lëvizje në strukturat e saj. Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, organizoi nj...