Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Në përgjime për blerje votash”, Gjici i përgjigjet Palokës: Thupa-thupe, shihemi në gjyq!
23 Shkurt 2019, 20:27Nga DOSJA
Tiranë- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në televizionin News24, deklaroi se se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS. Paloka u shpreh se janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.
“Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339. A do i zbardhi kjo Prokurori? Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këtë prokurori që kemi sot”– tha Paloka.
Por menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe Presidenti klubit të futbollit verilindor, ndërsa hedh poshtë këto akuza.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Gjici shprehet se, Kukësi dhe kuksianët votojnë njerëzit e punës e jo demagogjisë dhe fjalëve boshe. Sipaa Gjicit, kjo deklaratë e Palokës vjen pasi e ndjen humbjen e Bashkisë së Kukësit. Po ashtu ai në një deklaratë nisur për mediet e paralajmëron Palokën për kallëzim për shpifje.
Deklarata e Gjicit për mediet:
Megafoni i opozitës së dështuar dhe të shkërmoqur, foli sërish!
Nuk çuditem, por mëshiroj çdo kënd, i cili nuk informohet, apo nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
E kam thënë e rithënë: Prej vitesh nuk administroj asnjë biznes, jo më të përfitoj tendera. Kjo është lehtësisht e verifikueshme!
Sot, u akuzova, se kam përfituar tenderin për Universitetin e Durrësit. Gënjeshtër fund e krye.
Tenderi për godinën e Universitetit, është realizuar në fillim të vitit 2013, kur në qeveri ishte Partia Demokratike! Madje, kompania që unë administroja dikur, nuk ka marë ende as paratë e punës së bërë.
U tha, se kam përfituar 30 milionë dollarë tendera!!!
Megafoni i djegur i PD-së, ti vërtetojë, pasi në të kundërt, do shihemi në gjyq!
Kam vetëm një përgjigje për opozitën e rrjepur e shkërmoqur: Ethet e humbjes u kanë nisur!
Reagimi i Safet Gjicit në Facebook:
“Çudia më e madhe, 3 ditë zgjat”!
SHQUPI vijon përbaltjen, pasi u panë qartë sesa e duan Shqipërinë nga shqiptarët e ndërkombëtarët.
Thape-thupja hodhi shashkën e radhës, medemek që unë paskam blerë vota!!! O të shkretë, ju nuk e njihni Kukësin e kuksianët, të cilët vlerësojnë njerëzit e punës, jo demagogjisë dhe fjalëve boshe!
U kuptoj, meqë Thape-thupja erdhi në Kukës dhe ndjeu humbjen e bashkisë, mendoi ta lëshonte dhe një shashkë!
Po pse more qyqar, ti për budallenj i di kuksianët?!
Rri i qetë, përgjigjien do e marrësh më 30 qershor!
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, njihet për propagandën e tij të fortë dhe të vazhdueshme, ndërsa reklamon në të gjitha rrjetet sociale punë...
Tiranë- Mediet raportuan sot se kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë protestës së opozitë më 16 shkurt ka dhënë një prononcim për televizionin Russia Today.Në rapor...
Tiranë- Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka mbajtur një fjalë në takimin e LEAP (Leadership Development Association Albania & Kosovo), ku ka është ndalu...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, doli mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediet, pas mbledhje së kolegjit të Kryetarëve, ku paralajmëroi për prot...
PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Përmet në kuadër të dialogut ‘Bashkia që duam’.Ndër të tjera, Rama ka ndarë me qytetarët faktin që ...
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një prononcim për mediet ka paralajmëron për protesta të mëdha kombëtare.Në një dalje pas mbledhj...
PËRMET– Gjatë takimit me qytetarët e Përmetit, kryeministri Edi Rama ka zbuluar mesazhet që i kanë ardhur në telefonin e tij pas pretëndimeve të opozitës p...
Kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe greut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se kanë bllokuar buxh...
PËRMET– Kryeministri Edi Rama është ndërprerë teksa mbante fjalimin e tij në kuadër të takimit me qytetarët në Përmet.Nga transmetimi ‘live’ nuk u dëgjua s...
PËRMET- Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit “Bashkia që duam” ka zhvilluar një takim me qytetarët e Përmetit. Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur...