LIVE UPDATES
Aktualitet

Në pikun e sezonit turistik! Rruga e Golemit mbetet “ferri” i trafikut, probleme dhe në Vlorë

4 Korrik 2021, 05:12 Nga DOSJA
Në pikun e sezonit turistik! Rruga e Golemit mbetet “ferri” i

Në çdo sezon turistik, problemet nuk mungojnë. Ndryshojnë herë pas here, por ka diçka të mbetur njëlloj prej vitesh dhe nuk gjen zgjidhje: “ferri” i trafikut në zonën e Golemit. Në ditët e pikut të sezonit (por këtë herë u pa edhe gjatë qershorit), trafiku në këtë zonë bëhet me radhë kilometrike.

Të gjithë ata që zgjedhin plazhin e Durrësit janë të detyruar të kalojnë disa orë për të lënë këtë destinacion, pasi kanë pushuar. Kjo problematikë shqetëson edhe tur-operatorët të cilët shprehen se tashmë një zgjidhje mund të ishte gjetur nëse do të kishte vullnet të mirë për një zonë që mban një peshë të madhe të turizmit në vend.

Trafiku është një tmerr në këtë zonë. Duhet bërë diçka që t’i jepet zgjidhje, pasi prej vitesh është e njëjta situatë. Për tek tuneli i Golemit, që të arrijnë të shmangin trafikun dhe të futen në autostradë, shumë prej turistëve janë të detyruar të futen në kodra, në një rrugë tërësisht të amortizuar kur mund të ishte bërë një lidhje e shkurtër Stacioni i Trenit i Golemit. Ne kemi folur me një pjesë të mirë të institucioneve dhe na është premtuar për zgjidhje, por se kur do marrë realisht zgjidhje, mbetet për t’u parë” – tha Rrahman Kasa.

Por zona e Durrësit, autostradës që e lidh me Tiranën, Gjiri i Lalëzit nuk janë të vetmet problematike. Mjaftoi një fundjave që të gjithë të shkonin drejt plazhit dhe Vlora të kthehej në një epope më vete për trafikun. Radha e makinave u bë kilometrike dhe njerëzit u detyruan për orë të tëra të qëndrojnë në rrugë. Qeveria premtoi hapjen e Bypass-it të Vlorës në korrik të këtij viti, si një zgjidhje alternative që do të pakësojë trafikun përmes qytetit. Mbetet për t’u parë nëse do të arrihet të përmbushet për të lehtësuar disi këtë sezon veror.

Kufizimet po pengojnë sezonin turistik, tur-operatorët kërkojnë rishikimin e masave

Turistët në bregdetin shqiptar kanë nisur të ankohen gjithnjë e më shumë në lidhje me masat kufizuese. Sipas tyre, ora policore për qarkullimin por dhe ajo për muzikën, po i kufizon gjatë pushimeve. Në përcjellje të këtyre ankesave, Unioni Turistik Shqiptar vetëm pak ditë më parë i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë nëpërmjet një letre që të rishikonte masat kufizuese. Zyrtarisht ende nuk ka një vendim por tur-operatorët thanë se do të shqyrtohet mundësia për të bërë lëshim aty ku ka vend.

Ministrisë së Shëndetësisë i kërkohet në linja të përgjithshme që të zgjerohet fasha orare e lejimit të qarkullimit dhe muzikës, si dhe lejimi i eventeve me më shumë se 50 persona.

Ne përfaqësuesit e sipërmarrjeve private, nën grupimin e Unionit Turistik Shqiptar, shoqata më e madhe e industrisë së turizmit, e cila që nga viti 2005 e në vazhdim përfaqëson mbi 250 subjekte, Operatorë Turistikë, Hotele, Agjenci Udhëtimi, Guida, Restorante, Transport turistik, etj., nëpërmjet kësaj letre duam t’ju shprehim shqetësimin tonë, i cili lidhet me disa barriera që po bëhen pengesë për mbarëvajtjen e sezonit, siç janë; mbajtja në fuqi e orës policore, nga 23:00 deri në orën 6:00, moslejimi i muzikës në lokale pas orës 22:00 dhe moslejimi i eventeve mbi 50 persona”, thuhet në shkresën e Unionit.

Kufizimi i fashës orare për muzikën dhe daljen sidomos janë bërë shkak për pakënaqësi për turistët, të cilët janë të detyruar të mbyllen në dhoma.

Për shkak të moslejimit të muzikës pas orës 22:00 kemi marrë shumë ankesa nga turistët të cilët janë të pakënaqur ngaqë nuk kanë ardhur për t’u mbyllur në dhomë, po për të pushuar dhe për t’u argëtuar, me qëllim që turistët të marrin kënaqësinë e pushimeve, sugjerojmë që ky orar të zgjatet deri në orën 24:00 në mënyrë që të mos u shkaktohet mërzitje, pasi ora 22:00 nuk mjafton duke pasur parasysh faktin që gjatë periudhës së verës kjo orë është koha që errësohet dhe gjatë ditës, njerëzit janë në punë dhe darkat ngelen më të frekuentuara nga qytetarët, nënvizon Unioni.

Një tjetër element që sjellin në vëmendje operatorët është transporti nga aeroporti në hotele apo anasjelltas që janë jashtë orës së lëvizjes së lirë.

Për shkak të kufizimit të lëvizjes nga mesnata deri në orën 6:00 të mëngjesit po krijohen pengesa në mundësimin e shërbimeve të partnerëve ndërkombëtarë të cilët operojnë me fluturime charter në Aeroportin e Rinasit, pasi një numër i këtyre charterave mbërrijnë pas orës 12:00 të natës dhe sipas marrëveshjeve, të gjithë turistët duhet që të priten në aeroport nga delegatët e autorizuar prej tyre, të cilët janë shtetas të origjinës së turistëve, të cilët presin, orientojnë dhe ju japin kontaktet turistëve të tyre për problemet që mund të kenë gjatë qëndrimit në Shqipëri, këta persona udhëtojnë me makina që marrin me qira nga aeroporti dhe për në aeroport dhe rregullisht ndalohen nga policia e cila në mjaft raste i ka penalizuar”, theksojnë operatorët.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet problemet e sezonit turistik trafiku ne durres trafiku ne golem problemet e sezonit turistik trafiku ne durres trafiku ne golem

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës