Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVE– Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi.
Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të konsultuar dhe shfrytëzuar dokumente që ruhen në Arkivin Qendor Shtetëror, prej kësaj fillimjave, do të ketë mundësi të aksesojë dokumentet prej Prishtinës, njësoj sikur të ishte në Tiranë.
Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, theksoi rëndësinë e unifikimit kulturor të shqiptarëve, larg folklorizmave e përmes integrimit institucional.
“Çdo studiues shqiptar nëse do të studiojë historinë e Shqipërisë nuk mund ta studiojë nëse nuk akseson arkivat e Republikës së Shqipërisë dhe arkivat e Republikës së Kosovës, sepse kur vjen fjala për historinë ne jemi një, një histori kemi të përbashkët, aq më tepër që dokumentacioni deri në vitin 45 nuk gjendet në arkivë ne Kosovës, mbi Kosovën, gjendet në arkivin shtetëror në Shqipëri. Në këtë kuptim mesazhi i parë që dua të jap është ky, ne kemi mundësinë që të unikojmë, larg nacionalizmave dhe folklorizmave dhe larg gjithë formave të tjera ashtu siç duhet të bëjnë institucionet serioze, duke hapur një kënd arkivor në rastin konkret të Arkivit Shqiptar në Republikën e Kosovës” – tha ai.
Bedri Zyberaj, Kryeshefi i Agjencisë së Arkivave të Kosovës theksoi se duke e hapur këndin shqiptar në arkivin e Kosovës, po arrihet njësimi i shërbimeve që arkivat u ofrojnë në këtë rast hulumtuesve dhe studiuesve. “Ne po u krijojmë mundësi që ata të kursejnë kohë, të kursejnë mjete dhe për shkak se dy arkivat tona ua kanë sjellë studiuesve, e sidomos hulumtuesve nga Kosova, më afër shërbimin për gjithë dokumentacionin e shumtë që gjendet në arkivin e shtetit shqiptar”. – tha ai.
Procedura e regjistrimit në sallën e studimit në ato qytete ku janë hapur, mund të kryhet edhe nga kompjuteri personal, jashtë sallës në adresën: katalogu.arkivat.gov.al.
Pas aprovimit që kryhet brenda 1 dite pune, aplikanti përmes postës elektornike do të pajiset me një fjalëkalim për të hyrë në Këndin Arkivor në qytetin e tij.
Pas kryerjes së regjistrimit, studiuesi apo qytetari mund të porosisë nga kompjuterat e sallës dosjet apo dokumentet që i nevojiten. Dosjet e porositura do t’i shërbehen në ditën e përzgjedhur prej tij në system dhe do t’i ketë në dispozicion për 5 ditë pune, ditë gjatë të cilave mund të punojë me to.
Këndi Arkivor Prishtinë hapet pas këndeve në Gjirokastër dhe në Shkup. DPA-ja synon të çelë salla studimi në 100 qytete, kudo ku frymon shqiptaria.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Bill Gates humbet pikë në renditje. Manjati amerikan ka zhvendosur në vendin e dytë në listën e personave më të pasur të planetit. Vendin e tij e ka...
TIRANË- Moderatorja Nevina Shtylla ka zbuluar se ka patur trysni nga njerëz të tjerë për të bërë ndërhyrje kirurgjikale në trupin e saj. Gjatë emisionit ...
Memorie.al/publikon historinë e panjohur të Arshi Pipës, profesorit të famshëm të disa universiteteve të SHBA-ve, që pasi ishte liruar nga burgu në vitin 1956, ...
DashiNëse ka një vullnet nga të dy, historitë e dashurisë që kanë pasur një krizë tani mund të rikuperohen. Në punë, ekziston një dëshirë e madhe për ndryshim: ...
TIRANË– Inida Gjata e njohur ndryshe si ‘Zhaku’ ka shpëthyer keq në emisionin “Ftesë në 5”, teksa fliste për pretendimet e djemve shqiptarë për vajza...
TIRANË– Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku ka rrëfyer se si përjetoi ndarjen nga bashkëshorti i saj Kristjani. Në një lidhje me “Skype”, Zhaku tha se të...
SHBA-Këngëtari The Weeknd gjatë mbrëmjes së djeshme në American Music Awards u shfaq i fashuar në të gjithë fytyrën e tij. Çdo kush që e ka parë ka mendu...
SHBA- Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, zyrtarisht si çift në tapetin e kuq.“Përsa i përket familjes, ajo që ndërtuam është vërtetë e bukur dhe e ve&ccedi...
SHBA– Ceremonia e këtij viti për American Music Awards ishte ndryshe nga vitet e kaluara. Këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka kapluar ...
SHBA- Këngëtari Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij, Jwan Yosef po mendojnë që zgjerojnë sërish familjen. Ata janë prindër të katër fëmijëve por së fundmi sipas...