Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Në prag të zgjedhjeve, Trump kërkon të zëvendësojë gjykatësen Ginsburg pak ditë pas vdekjes së saj
22 Shtator 2020, 08:05Nga DOSJA
SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump, ka nisur përpjekjet për të zëvendësuar menjëherë gjyqtaren Ruth Bader Ginsburg, që vdiq të premten që lamë pas.
Presidenti Trump, pritet të emërojë një zëvendësues deri në fund të javës. Ai do ta zëvendësojë Ginsburg, një guximtare liberale, me një konservator.
Lideri amerikan duket se ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme në Senatin amerikan për të marrë miratimin për të nominuarin e tij.
Kjo do të çonte në krijimin e një shumice të djathtë. Duket kohë për të konfirmuar një emër në Gjykatën e Lartë. Të paktën që nga vitit 1975, ka marrë mesatarisht 70 ditë kohë.
Zgjedhjet janë vetëm pak javë larg, dhe nuk dihet ende si do të veprohet në lidhje me këtë rast. Ginsburg, para vdekjes kërkoi që askush të mos e zëvendësojë, derisa të zgjidhet presidenti në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Gjykatësja Ginsburg, ndërroi jetë të premten në moshën 87 vjeçare, pas përballjes me kancerin. Ajo ishte mbrojtëse e të drejtave të grave dhe gjatë punës së saj kishte fituar raste të mëdha të diskriminimit gjinor para Gjykatës Supreme në SHBA, para se të emërohej në detyrë nga presidenti Bill Clinton më 1993.
MAQEDONI E VERIUT- Ditën e sotme kuvendi në Maqedoninë e Veriut mban seancën e 13-të, në rend dite të së cilës është propozimi për emërimin e zëvendësministrave...
KOSOVË– Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një deklaratë ku zotohen për realizimin e projekteve që burojnë nga marrëveshja për normalizim ekono...
SERBI– I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell pas vizitës në Prishtinë me Kryeministrin Avdullah Hoti ka udhëtuar drejt Serbisë ku ësht...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 7,046,216 të infektuar dhe janë ...
Presidenti Donald Trump duket i përqendruar në emërimin e një prej tre juristeve konservatore gra që ai ka caktuar në gjykatat federale të apelit për të zëvendë...
BRITANI E MADHE- Britania e Madhe është udhëheqësja botërore në tregjet financiare City-based me qendër në qytet që veprojnë si ndërmjetës për blerësit dhe shi...
KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e sotme ka qenë e pranishme në dekorimin e të dërguarit Special të Shtëpisë së Bardhë për dial...
KOSOVË- Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryemini...
Përballë rritjes së numrit të infektimeve me Corona, qeveria federale gjermane ka bërë thirrje për vigjilencën më të madhe të mundshme. Zëdhënësi i qeverisë, St...