LIVE UPDATES
Aktualitet

Në restorant peshku me të dënuarin për vrasje, kryebashkiaku Krali: S’komentoj foto arkivë, gjëja e parë që bëra dje

20 Prill 2021, 16:21 Nga DOSJA
Në restorant peshku me të dënuarin për vrasje, kryebashkiaku

KAVAJË– Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali ka reaguar sërish për plagosjen e ndodhur nëj ditë më parë në Kavajë, pasi sekretari i Partisë Demokratike në këtë qytet, Bledar Okshtuni mori një plumb në këmbë.

Disa orë pasi u publikua një foto ku Krali shihej që drekonte në një restorant peshku me autorin e plagosjes, Ndriçim Jonuzi, i cili ka qenë dënuar për vrasje.

Në lidhje me këtë foto Krali shkruan se nuk mund të përgjigjet për diçka që është në arkivë. Ai shton ëm tej se gjëja e parë që ka bërë dje është që të sigurohej se i plagosuri Bledar Okshtuni është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Reagimi i plotë:

Privilegji më i madh që më është dhënë në jetë, ka qenë ai për ti shërbyer Kavajës! Jo vetëm sepse është qyteti ku u linda, u rrita dhe krijova familjen time, por sepse ka njerëz të jashtëzakonshëm, me vlera të larta dhe me zemër të madhe. Ngjarja e djeshme më trishtoi dhe gjëja e parë që bëra ishtë të sigurohesha që gjendja shëndetsore e djalit të plagosur të ishte jashtë rrezikut.  Si Drejtues i Institucionit të Bashkisë e kam detyrim të ruaj gjakftohtësinë dhe të le organet kompetente të bëjnë punën e tyre përpara se të përhapim panik a të bëjmë drama teatrale si ajo shfaqja e shëmtuar që na u servir dje nga ato që për të disatën herë na kanë dëshmuar sa i gëzohen incidenteve.

Fushata në Kavajë ka plot 6muaj që ka nisur dhe unë nuk do rresht së falenderuari çdo banor të saj për qytetarinë e treguar. Nuk kanë qenë të pakta provokimet ndaj të cilave me vetëdije të plotë Insitucioni që drejtoj, ka zgjedhur të mos reagojë, pikërisht për të shmangur prapavijën politike që nuk ka qenë e nuk do jetë kurrë shkak për të përcarë vëllazërinë tonë. Tentuan të digjnin pemën e Vitit të Ri kur sheshi ishte plot e përplot me fëmijë dhe nuk reaguam. Uzurpuan hapësira publike me flamuj, tavolina e rraqe dhe prap nuk reaguam. Bllokuan sheshin e qytetit hipur mbi makina, shqetësuan banorët me zhurma e thirrje dhe prap nuk reaguam. Nuk u mjaftuan; thirrën një tubim sot për të cilin nuk paraqitën asnjë kërkesë për leje pranë Bashkisë dhe jo vetëm që nuk u ndaluan por gjithë stafi i Policisë Bashkiake u kujdes të qetësonte banorët e intimiduar nga xhirot e vrullshme e plot zhurmë të atyre që valvitnin flamuj dhe ulërisnin në mes të ditës majë makinave. Kjo sepse në fund diferencën qytetarët do dijnë ta bëjnë vetë; kush janë ato që mbjellin panik e terror e kush qetëson. Kush shkatërron e kush ndërton. Kush kujdeset për banorët e kush i gëzohet fatkeqësive.

Vendimi i parë që firmosa sot sapo hyra në zyrë ishte ai për pezullimin e dy punonjësve të Bashkisë të përfshirë në ngjarje derisa organet kompetente të zbardhin çështjen dhe të japin një vendim. Distancohemi nga çdo akt dhune e përçarje me vetëdijen e plotë që Kavaja nuk mundet kurrësesi të përfaqësohet nga episode të tilla që përveçse banalitetit dhe gjaknxehtësisë nuk kanë asnjë prapavijë tjetër. Video që qarkulloi sot pohoi të vërtetat që kush jeton në Kavajë i di fort mirë.  T’i replikosh me një foto arkive të një ftese nga punonjësi im në Bashki përveçse qesharake është jashtë çdo llogjike.  Që ditën e parë në detyrë unë kam drejtuar si KryeBashkiaku i të gjithëve, mbaj të njejtin numër telefoni prej vitesh dhe i përgjigjem çdo banori pa asnjë hezitim. Në zyrën e KryeBashkiakut nuk ka pusulla mungese dhe njerëzve nuk u duhet të presin javë e muaj për një takim. Jam dhe do të jem gjithëmonë në shërbim të qytetit dhe banorëve të tij! I keqardhur që ky episod na dha një shije të keqe jo vetëm 5-ditë para zgjedhjeve por mbi të gjitha gjatë këtij muaji të shenjtë veçanërisht për Kavajën tonë, ftoj çdo bashkëqytetar ta dëshmojmë të gjithë bashkë të dielën e votimeve që Kavaja nuk do të jetë kurrë më vegël për përfitime politike nga ato që i shfrytëzuan për vite me rradhë çdo votë që i jepte pushtet. Gjëja e parë që bënin ishin të iknin nga Kavaja për tu rikthyer sa herë afronte fushata. Jo më! Kavaja nuk kthehet pas!

Vetë autori i plagosjes ka folur sot nga arratia duke pranuar autorësinë por ndër të tjera tha se i plagosuri Bledar Okshtuni i kishte dalë para motrës së tij në rrugë dhe për këtë arsye kishte ndodhur gjithçka. Okshtuni ka rrëfyer nga spitali se ngjarja nisi pasi Jonuzi e ofendoi. Pas plagosjes, Basha nxitoi që të shkonte me urgjencë në Kavajë, nga ku edhe lidhi sulmin me armë me fushatën elektorale. Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të mesazhit të autorit të plagosjes së sekretarit të PD në Kavajë, Ndriçim Jonuzi Tahiri, duke shtuar se ngjarja është e qartë që nuk është politike dhe se politizimi është faj i opozitës. Jonuzi ka qenë dënuar për vrasje.

(f.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar okshtuni plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje redjan krali bledar okshtuni plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje redjan krali


Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit