LIVE UPDATES
Aktualitet

Historitë e punonjëseve shqiptare të seksit që përfunduan të vdekura nga duart e ‘klientëve të gabuar’, Luljeta, Bru

14 Shkurt 2021, 13:39 Nga DOSJA
Historitë e punonjëseve shqiptare të seksit që

SHQIPËRI– Më shumë se 140.000 viktima të trafikut të seksit që sot janë në Evropë, rreth një e treta vijnë nga Ballkani. Në një raport të OKB-së të botuar në vitin 2018, apo në raportet nga institucionet botërore si nga Organizata Botërore për Migracion (IOM) japin shifra shifra të frikshme përsa u përket numrit të punonjëseve të seksit me origjinë shqiptare, të cilat bien pre e sulmeve ku dhe humbin jetën.

Numri i tyre sot mendohet të jetë më shumë se 100 mijë në të gjithë Europën. Ato janë të instaluara kryesisht në Itali, Greqi, Francë, Zvicër, Gjermani, Belgjike, Britani, Austri, vende ku shesin trupin për shifra nga 20-500 euro, në rastet kur gjejnë klientë të pasur. Në shumicën e rasteve, gratë dhe vajzat shqiptare të kamufluara në rolin e kamariereve, banakuereve apo masazhiereve, ofrojnë shërbime ekstra në vendet ku punojnë, duke i përshpëritur në vesh klientit se mund të dalë me një ‘happy-end’ nga klubi ku ka shkuar të argëtohet.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtar nga Gjeopolitika dhe Observatori i Krimeve (Observatoire Geopolitique et Criminalite-OGC)  thuhet se mijëra femra shqiptare nga Kosova e Shqipëria kane pushtuar vendet e BE-së për  të u marr me prostitucion, pas të cilave qëndrojnë banda kriminale që shumë herë kërcënojnë punonjëset në këmbim të parave.

Por bota e këtyre grave nuk është vetëm kaq…kryej shërbimin dhe merr paratë. Jo pak herë, gazetat e mëngjesit dhe titujt e portaleve janë mbushur me fjalët “vritet punonjësja shqiptare e seksit”, dhe pas këtyre krimeve ka qenë një klient i pakënaqur, një tutor i dhunshëm, një partner ‘xheloz’ apo edhe një familjar fanatic.

Rasti më i fundit ishte masakrimi i Luljeta Heshtës…

Më datë 7 shkurt, punonjësja shqiptare e seksit, Luljeta Heshta, 47 vjeçe, u qëllua për vdekje në mes të qytetit të Milanos. Për vrasjen e gruas u prangos partneri i saj, ish-polici Alfred Kipe, i cili ende nuk e ka pranuar krimin. Luljeta u vra në hyrje të rrugës për në Pedriano, zonë që njihet si një pikë “prostitucioni”. Ajo u tërhoq zvarrë disa herë nga Kipe, i cili qëlloi plot pesë herë me thikë pas shpine, plagë të cilat i morën dhe jetën. Alfred Kipe u filmua nga dëshmitarë të krimit teksa largohej mjaft i qetë pas vrasjes, por tashmë ndodhet në burg. Vendi ku u vra Heshta, mbetën pas qirinjtë dhe lulet që nuk do ta ngushëllojnë dot shpirtin e dy fëmijëve që ajo la pas…

Një tjetër rast që bëri bujë dhe në mediat ndërkombëtare ishte ai i Brunilda Kovacit.

Më 27 dhjetor 2019, 37-vjeçarja shqiptare u gjet e masakruar dhe gjysmë e djegur në një pyll të Francës në vigjilje të Krishtlindjeve. Nëna e tre femijeve kishte disa vite që jetonte në Francë ku punonte si punonjëse seksi dhe kishte me vete vetëm djalin e vogël të moshës 3-vjeçare. Ajo u soll në Shqipëri, në Fier ku dhe u përcoll për në banesën e fundit nga të afërmit e saj. Fëmijët e të ndjerës kanë mbetur në duart e nënës së saj që me lot në sy, në shumë dalje mediatike, kërkonte drejtësi. Për vrasjen e saj u vu në pranga një klient që dyshohet se ishte autori i aktit makabër.

Më 11 qershor të vitit 2018, mediat italiane shkruanin për një 20-vjeçare shqiptare, e cila u dhunua për vdekje.

Anxhela Meçani, që sipas mediave të vendit fqinj, punonte si punonjëse seksi, u dhunua në mënyrë makabre dhe u hodh në një rrugë në zonën e Torinos.

20-vjeçarja u gjet nga një kalimtar dhe u shtrua në spitalin Santa Croce di Moncalieri, por nuk mbijetoi dot. Për këtë ngjarje nuk pati asnjë të arrestuar, ndërkohë që pistat e hetimit ishin dy: Anxhela mund të ishte eliminuar nga organizata për të cilën punonte, ose të kishte takuar klientin ‘e gabuar’.

Më 3 mars të vitit 2015, një tjetër vajzë shqiptare u vra me thikë nga një italian, që ishte klienti i saj. 30-vjeçarja shqiptare shkoi në shtëpinë e klientit, Carmine Losio, 50 vjeç për të marrë shpërblimin e radhës, por nuk doli më gjallë që aty.

Losio mori thikën nga kuzhina dhe e qëlloi të renë shqiptare me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, me të njëjtën thikë ai tentoi të vriste veten. 50-vjeçari vuante nga depresioni por pavarësisht gjendjes së tij, u vu në pranga, për tu përgjigjur për krimin e rëndë.

Më 11 mars të vitit 2014, kufoma e një vajze të re në moshë, me origjinë shqiptare u gjet në një kasolle të braktisur, në veri të Italisë. Mediat italiane shkruanin se trupi i pajetë është gjetur në malin Bue, në afërsi të lokalitetit Çene të Bergamos dhe se e reja shqiptare ishte vrarë nga një burrë vendas.

Shqiptarja ‘shiste’ trupin e saj në këmbim të parave, por atë natë nuk përfundoi gjithçka si një marrëveshjeje biznesi. Klienti e vrau dhe gjatë arratisjes nga vendi i krimit, u aksidentua, gjë që bëri që të arrestohej.

Këto histori janë më të bujshmet në media ndër vite, por viktimat si pasojë e konflikteve me tutorët dhe klientët e ‘egër’, janë shumë më tepër. Historitë kanë treguar se prostitucioni është i rrezikshëm dhe se shumë gra e vajza të tjera janë krcënuar me jetë, por janë gjetur në momentin e duhur para karabinierëve, duke u shpëtuar duarve të burrave të ‘uritur’. Papunësia e madhe, kriza ekonomike në vend, ka bërë që ndër vite djem e vajza të reja të marrin arratinë në rrugët e Europës për të një të ardhme më të mirë.

Por jo gjithçka, ka shkuar sipas planit, dhe nëse djemtë janë bërë pjesë e organizatave të trafikut të lëndëve narkotike, femrat kanë zgjedhur rrugën e prostitucionit. Në dimër e në verë, të reja apo në moshë, gratë zbulojnë trupin e tyre në rrugët e Europës për të joshur klientin e radhës, të cilit pretendojnë t’i marrin paratë për të paguar tutorin që u siguron një vend ku të fusin kokën….e ndoshta një pjesë të tyre e sjellin në Shqipëri, ku kanë lënë familjet. Kështu vazhdon jeta e tyre, deri në momentin që ai klient, i cili u jep shpërblimin për kënaqësinë seksuale…mund tu marrë edhe jetën…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anxhela mecani brunilda kovaci luljeta heshta vritet punonjesja shqiptare e seksit vritetn punonjeset shqiptare te seksit anxhela mecani brunilda kovaci luljeta heshta vritet punonjesja shqiptare e seksit vritetn punonjeset shqiptare te seksit


Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Shkurt 2021, 13:33

TIRANË– Kompania ‘Salillari’, në pronësi të Pëllumd Salillarit, është kompania që ka marrë përsipër të mirëmbajë rrugët ‘Ura e Zogut-Rrëshen’, ‘Ura e...

Aktualitet 14 Shkurt 2021, 13:09

TIRANË-Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion mbi gjendjen e rrugëve teksa vendi është përfshirë nga moti i keq.Sipas ARRSH-së, në rajonin ve...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet