LIVE UPDATES
Aktualitet

Në Shkodër u vra distancimi social: Virusi rilindi nga një vdekje dhe tani mund të mos ndalet

4 Prill 2020, 10:37 Nga DOSJA
Në Shkodër u vra distancimi social: Virusi rilindi nga një vdekje

Lajmet që mbërritën nga Shkodra mbi përhapjen e koronavirusit në 24 orët e fundit janë mësimi më i mirë që na jepet mbi rëndësinë e distancimit social. Rreth dhjetë ditë më parë Shkodra nuk ishte e përfshirë në hartën e qyteteve me raste të konfirmuara me koronavirus. Më 23 mars u konfirmua pacienti i parë nga ky qytet dhe deri para 24 orësh rritja ishte “normale”.

Ato që ndryshuan panoramën dhe vendosën Shkodrën në vendin e katërt, direkt pas Tiranës, Durrësit dhe Fierit ishin 24 orët e fundit, ku numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 u rrit me më shumë se dy herë.

Nga 10 pacientë që numëronte deri pardje (2 prill), Shkodra dje (3 prill) numëronte plot 22 raste, ndërsa sot raportohet edhe për të paktën 9 raste të tjera. Dhe frika është se rastet do shtohen.

Si shpjegohet e gjithë kjo rritje? Të 12 rastet e fundit u përkasin dy rretheve familjare në Kiras dhe Dobraç. Anëtari i një familjeje, mendohet se është infektuar pas pjesëmarrjes në një ceremoni mortore.

Në të njëjtën ceremoni ka marrë pjesë edhe rasti i tretë i raportuar në Shkodër. Më pas, i infektuari, kur ishte ende asimptomatik mendohet se ka shpërndarë virusin tek familjarët e vet. 12 të infektuarit janë në lagjet Kiras dhe Dobraç.

Në Dobraç, personi i parë i infektuar është një person rreth 50 vjeç, ndërsa më pas virusi është përhapur tek familjarë dhe të afërm të tjerë të tij, që e kanë vizituar në shtëpi duke shpërfillur masat për mbrojtjen nga përhapja e koronavirusit.

Edhe në familjen në Kiras dyshimet janë se virusi është importuar nga një ceremoni mortore. Të dyja rastet na tregojnë se shpërfillja e distancimit social, sidomos në zonat periferike të qyteteve dhe në zonat rurale mund të minojë të gjithë sakrificën e pjesës tjetër të popullsisë që po qëndron mes katër mureve për 3 javë me radhë.

Distancimi social është arma kryesore që po përdor sot e gjithë bota për të luftuar koronavirusin. Nëse kjo armë nuk do të ishte efikase, apo e sajuar, atëherë nga tragjedia që po luhet prej ditësh në Itali nuk do të na mbërrinin pamjet e ceremonive mortore, ku askush nuk merr pjesë.

Edhe ekspertët vazhdimisht i kanë përsëritur thirrjet drejtuar qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura nga Qeveria të distancimit social dhe këshillat e mjekëve për t’u mbrojtur nga infektimi. Pëllumb Pipero, thotë në një prononcim për gazetën “Si” se me rëndësi është hetimi epidemiologjik, ose gjurmimi i rasteve.

“Por akoma më e rëndësishme është që qytetarët të respektojnë masat e distancimit social. Do të thotë se nëse qytetarët nuk qëndrojnë në shtëpi duke zbatuar vendimet e qeverisë dhe nuk respektojnë këshillat e mjekëve, situata mund të dalë nga kontrolli në çdo moment. Çdo dalje nga shtëpia, veçanërisht e personave të moshuar dhe të sëmurëve kronikë mund t’i kushtojë jo vetëm infektimin nga virusi, por edhe jetën!”, thotë mjeku Pipero.

Megjithatë, Pipero thekson se nuk ka vend për panik dhe se luhatja e shifrave është normale.

“Luhatja e numrit të rasteve në një vend si i yni, ku është aplikuar testimi dhe gjurmimi i rasteve të kontaktit është i pritshëm dhe joshqetësues. Mjafton rritja e numrit të rasteve të mos jetë eksponenciale”, mbyll reagimin e tij për gazetën “Si”, Pëllumb Pipero. Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkoder pellumb pipero koronavirusi ne shkoder pellumb pipero

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë