LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Në shtrat me Duçen: Ana e panjohur e Benito Musolinit, në ditarët personalë të Klareta Petaçit

18 Maj 2019, 12:09 Nga DOSJA
Në shtrat me Duçen: Ana e panjohur e Benito Musolinit, në

Në një rast, Fyhrerin e vogël, Duçen, me sa duket e braktisi fuqia. “Ishte si të isha prej druri. Asnjë filje floku në trupin tim, nuk ishte ngritur”- tha Benito Musolini me habi.

Maria di Savoia, gruaja e mbretit të fundit italian, Umberto II, kishte bërë absolutisht çdo gjë që kishte në dorë për të joshur në plazh udhëheqësin e fashistëve italianë. Por Benito thjesht e refuzoi.

“Unë nuk isha njeri, por politikan”- tha ai. Kjo ishte të paktën mënyra se si Musolini, që ishte për 21 vjet kryeministër i Italisë, dhe njihej si “Il Duce”, ia përshkroi këtë skenë të dashurës së tij Klara “Klareta” Petaçi, e cila i regjistroi fjalët e tij në ditarët e saj.

Ato ditarë u botuan për herë të parë javën e kaluar, me protestën e madhe të njërës prej pasardhësve të Musolinit. “Ajo grua sot do të dënohej për ngacmim”- thotë Alesandra Musolini, mbesa e Duçes. Ajo këmbëngul që “asnjë fjalë” e atyre që shkroi Petaçi për gjyshin e saj, nuk është e vërtetë.

Familja Musolini, nuk pati kurrë ndonjë vlerësim shumë të madh për Petaçin, e vetmja grua që i qëndroi besnike Musolini deri në fundin e tij të hidhur. Babai i saj ishte mjek në Vatikan, dhe që adoleshente ajo e kishte adhuruar Duçen. Më 1936, pas një ndarjeje dyvjeçare, ajo u bë e dashura kryesore dhe e përhershme e Musolinit, e vetmja që kishte të drejtën të mbante truproje, një shofer dhe një apartament në Palazzo Venezia.

Ajo e thërriste “Ben”, ndërsa ai i referohet pa shumë modesti vetes si “Gjiganti yt”. Ai do t’i ankohej Klaretës, së besuarës së tij, për çizmet e ngushta që detyrohej të mbante gjithmonë. Një version i sentimentalizuar i tregimeve të saj, u bë film në vitin 1984, me aktore protagoniste Klaudia Kardinalen.

Musolini ishte aq shumë i fiksuar pas seksit, sa edhe pas pushtetit të tij. Deri në ditën e largimit të tij nga pushteti, më 25 korrik 1943, ai kishte “një grua që ia sillnin çdo ditë, çdo pasdite”, siç kujton kujdestari i tij Kuinto Navarra. Gratë regjistroheshin në librin e mysafirëve, si “vizitore fashiste”.

“Ka pasur një periudhë kur unë kisha 14 gra, dhe shkoja me 3-4 prej tyre çdo mbrëmje, njëra pas tjetrës”- thoshte Musolini. Por tani, këmbëngulte, Klareta ishte e vetmja. “E dashur”- thoshte ai, “pse refuzoni të më besoni?”. Musolini e kaloi shumicën e natës para 13 marsit 1938, kur Austria u aneksua nga Gjermania naziste përmes Anshlusit, duke u përpjekur të bindte Klaretën të mos ishte xheloze, dhe përpjekjet e tij ishin të suksesshme.

Ajo shkruante:”Ne bëjmë dashuri, sikur nuk kemi bërë kurrë më parë, derisa ai ka dhembje në zemër, dhe pastaj e bëjmë sërish, pastaj ai fle shumë, i lodhur dhe i lumtur”. Vetë Musolini ishte shumë xheloz, dhe përgjonte çdo lëvizje të “vogëlushes” së së tij.

“Trupi juaj i çmuar, duhet të dridhet vetëm për mua”-i thoshte ai Klaretës, që ishte 29 vjeçe më e vogël se ai. Petaçi shkruante për të kaluar kohën, duke e pritur Duçen. Ajo shkruante shpejt dhe shumë, duke mbushur gati 2.000 faqe vetëm në vitin 1938. Sipas botuesit të ditareve të saj, Mauro Sutora, të shkruarit ishte si një “terapi” për Petaçin, sepse “ajo e kalonte kohën duke mos bërë asgjë, por duke jetuar vetëm për Musolinin”.

Në pjesën më të madhe, përshkrimet e Petaçit, ofrojnë shembullin e një Musolini të ndërvarur nga seksi, përtac dhe hipokrit. Për shembull, Musolini qan kur përshkruan tmerret e luftës në Spanjë, ku 150 fëmijë u vranë vetëm gjatë një sulmi ajror. “Mendoni pak, ndërtesa të tëra u shkatërruan, sikur të ishin prej kartoni!”.

Ndërkohë, Italia sapo kishte urdhëruar intensifikimin e bombardimeve. Ka pasur vitet e fundit edhe disa botime të dyshimta, që e portretizojnë Musolinin si një njeri të nxitur nga të tjerët për të bërë keq, një figurë tragjike e detyruar nga Hitleri të persekutojë hebrenjtë.

Por shënimet e Petaçit nga “foleja e tyre” e dashurisë, lënë pak dyshime se Musolini ishte antisemitik. “Unë kam qenë racist që nga viti 1921”- i tha Musolini në konfidencë Petaçit në gushtin e vitit 1938. “Unë nuk e di se si ata mund ta besojnë, se unë po imitoj Hitlerin, që në atë kohë as nuk kishte lindur si udhëheqës. Dikush duhet t’u japë italianëve ndjensinë e racës, në mënyrë që ata të mos lejojnë asnjë përzierje, të mos shkatërrojnë atë që është e bukur tek ne”.

Pas kthimit nga Konferenca e Mynihut në vitin 1938, ai i telefonoi Klaretës.”Fyhreri është shumë simpatik. Hitleri është një person emocional në zemrën e tij. Kur më pa, në sytë e tij rrodhën lotë. Ai më pëlqen vërtet shumë!”.

Pas konferencës, Musolini dhe Petaçi shkuan me pushime në plazh. Musolini, ishte duke shfletuar disa gazeta franceze, teksa papritmas i kërcyen nervat. “Këta hebrenj të neveritshëm, duhen shkatërruar që të gjithë. Unë do të bëj kasaphanë me ta ashtu si turqit dikur, do t’i izoloj dhe burgos. Ata do ta njohin grushtin e çeliktë të Musolinit. Është koha që italianët ta kuptojnë, se nuk mund të shfrytëzohen më nga këta gjarpërinj!”.

Pesë javë më vonë, ai dekretoi një ligj të ri mbi racën, që i shpallte të pavlefshme “martesat e përziera”. Kur Papa Piu XI kundërshtoi, ai u tërbua. “Kurrë më parë, një Papë nuk i ka bërë më shumë dëme fesë se sa ky. Ai ka humbur thuajse të gjithë botën. Ai bën gjëra të pandershme.

Si mund të thotë që ne jemi të ngjashëm me semitët? Ne kemi luftuar kundër tyre për qindra vjet, dhe i urrejmë ata”.

Pasi u rrëzua nga pushteti në vitin 1943, Musolini, me ndihmën e Hitlerit, krijoi shtetin kukull të Republikës së Salosë, një qytet i vogël buzë liqenin Garda. Klareta qëndroi në Romë, por çifti ia doli të ribashkohet, dhe u arrestua teksa po arratisej nga vendi nga partizanët italianë.

Ajo dhe Duçe, u ekzekutuan së bashku në prillin e vitit 1945.

Petaçi ia besoi ditarin e saj konteshës Rina Çervis. Në vitin 1950, policia i zbuloi ato të fshehura në kopshtin e konteshes. Ato u mbajtën në një kuti në arkivin kombëtar, për të mos u publikuar deri në 70 vjet pasi ishin shkruar. Por a ishin vërtet vetëm “biseda intime” të Duçes? Dhe në rastin e Petaçit, a ishte e vërtetë thënia e vjetër romake:Tregoji të dashurës gjithçka, përveç të vërtetës?

“Natyrisht, detajet e ëmbla intime, nuk ia vlen të diskutohen. Por qëndrimet e supozuara mbi politikën janë interesante”- thotë Lutz Klinkhamer i Institutit Historik Gjerman në Romë. “Kur bëhej fjalë për politikë, pse Musolini do të donte t’i fshihte asaj ndonjë gjë?”- pyet ai.

“Petaçi nuk ishte i interesuar mbi politikën. Për shembull, shënimet e saj mbi antisemitizmin e Duçes, konfirmojnë në thelb përfundimet e hulumtimit tonë më të fundit”- shprehet studiuesi. Kur Republika e Salosë u rrëzua në prill 1945, Musolini i ofroi të dashurës së tij mundësinë për t’u arratisur në Spanjë, por Petaçi refuzoi.

Pak ditë më vonë, u var me kokë poshtë pranë Duçes në Piazzale Loreto në Milano, e pushkatuar nga partizanët. Një kalimtar besohet se u shpreh:”Vetëm një gjë që mund të thuash për të:Kishte vërtet këmbë të bukura!”.

(“Der Spiegel International” – Bota.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur alexander smoltczyk duce klareta petaçi alexander smoltczyk duce klareta petaçi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet