LIVE UPDATES
Politike

“Ne si LSI e kemi prioritet rininë”, Kryemadhi: Jemi partia që e mbajmë fjalën për atë që themi!

30 Janar 2021, 11:52 Nga DOSJA
“Ne si LSI e kemi prioritet rininë”, Kryemadhi: Jemi partia

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bashkëbiseduar sot me votuesit për herë të parë në Njësinë nr. 1 në Tiranë. Gjatë takimit ajo ka prezantuar dhe programin e LSI-së, ku ndër të tejra ajo ka thënë se LSI-ja është forca që ka prioritet rininë dhe se e mban gjithmonë fjalën e dhënë.

FJALA E MONIKA KRYEMADHIT

“Ne si LSI e kemi prioritet rininë, jo vetëm këtë radhë, por e kemi pasur gjithmonë. Ne jemi një parti që e mbajmë fjalën për atë që themi. Dhe nuk e kemi pasur mundësinë për të qenë vendimmarrës le të themi në politikë, por jam e bindur që 25 prilli do t’ia japë shansin Erisës, Floidës e shumë të rinjve dhe të rejave, për të qenë ata vendimmarrës. Të mbash fjalën, do të thotë tu japësh njerëzve mundësi, duke krijuar hapësira dhe politika të mira për ta. Asnjëri nga këto këtu nuk është as fëmija, as kushërira e Monikës, pjesa më e madhe janë fëmijë intelektualësh në Tiranë, të cilët kanë arritur çdo gjë me meritë”. Ndër të tjera, Kryemadhi u shpreh: “Programi ynë na ka krijuar një avantazh shumë të madh me thënë të drejtën më njerëzit. Sigurisht që komunikimi mediatik ndoshta është më i vështirë për ta kuptuar njerëzit, por komunikimi me njerëzit ballë për ballë, që është një mentalitet i domosdoshëm, është një nga pikat kryesore që ne e bëjmë më të zbatueshëm dhe më të prekshëm programin tonë. Përpara se të vija këtu unë isha me disa gra dhe vajza që banojnë te Njësia.5 pranë stadiumit ‘Dinamo’. Pjesa më e madhe e tyre ishin të punësuara në biznese private, edhe pse takova Andjan, studente e Ekselencës e Fakultetit Ekonomik, e cila edhe pse fitonte në provimet e administratës publike, asnjëherë nuk e merrnin që të punonte për shkak të bindjeve të saj politike. Ajo socialiste ishte, prindërit e saj kishin votuar gjithë jetën për PS-në, por mesa duket nuk ishte trendy si këto të Rilindjes dhe nuk ia hapnin rrugën. Ajo jo vetëm që e kishte lexuar programin tonë, por edhe e kishte mirëkuptuar dhe kur ne diskutuam teksa flisnim për projektin ‘Nga bebja në bebe’, me gra të moshës sime apo me gjyshe pensioniste, për ta nuk kishte në një farë mënyre kuptim, por kur flasim për të ardhmen e fëmijëve, sigurisht që angazhimi ynë është maksimal. Pjesa më e madhe e juaj, e rinisë shqiptare, pasi nuk e themi ne, por e thonë shumë studime të ndryshme, duan të largohen nga vendi për shkak të mungesës së punësimit, për shkak të mungesës së një pune të mirë paguar, për shkak edhe të klimës agresive, acide ndaj të rinjve dhe të rejave, për shkak të dhunës psikologjike që ushtrohet ndaj brezit të ri. Dhe një nga pikat kryesore që ne kemi, 5 prioritetet tona që janë të realizueshme në 5 muaj, fokusohen në fakt e gjitha te rinia. Fokusohet te rimbursimi i shpenzimeve të qytetarëve 5 për qind. Ky do të sjellë një efekt të menjëhershëm në buxhetin e familjeve shqiptare. Dhe projekti ‘Nga bebja në bebe’ ka të bëjë me vizionin e një kombi për tu populluar, për të ulur moshën mesatare, por edhe për ta rinuar popullsinë shqiptare janë dy ekstremet e pesë prioriteteve tona, të cilat përfshihen në një kosto zero në buxhetin e shtetit, përkundrazi rrisin të ardhurat në buxhet por edhe në xhepin e shqiptarëve dhe krijon një shpresë për të gjithë ju që sot jeni votues për herë të parë, por që nesër do të bëheni prindër. Prandaj dhe ne ju kërkojmë ju votuesve për herë të parë që të angazhoheni jo thjesht me votën tuaj, por me angazhimin e politikave dhe të jeni gardianët e politikës, në mënyrë të tillë që politikanët dhe partitë politike të mos bëjnë më çfarë të duan, por të jenë të detyruar të jenë shërbëtore dinjitoze të qytetarëve, e sidomos të votuesve për herë të parë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit