Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Rama: Shqipëria ka oligarkë, me taksën e sheshtë të PD ata marrin 50 milionë euro që sot i paguajnë si taksë
30 Janar 2021, 09:12Nga DOSJA
KORÇË – Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje opozitës e cila denoncon përfitimet që sipas saj marrin një grusht oligarkësh në Shqipëri prej qeverisë. Ai tha që ato që opozita i quan ‘oligarkë’, janë kontributorë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, me taksa, “Çështja është e thjeshtë, këta njerëz shumë të pasur, e para, a e krijojnë, a e zhvillojnë pasurinë e tyre në rrugë të ligjshme, e dyta, këta njerëz shumë të pasur a i kthejnë shoqërisë në formë kontributesh atë që i detyrohen, dhe e treta këta njerëz shumë të pasur a janë në punën e tyre apo bëjnë edhe punën e qeverisë, në sensin e influencës mbi qeverinë. Përdoret fjala oligark, por kjo fjalë nuk lidhet thjesht me sa para ke. Por sa pushtet ke mbi vendimmarrjen, që do të thotë pushtet okult, jo legjitim, pushtet i ushtruar përmes influencës tënde si aktor në treg, jo përmes mandateve të përfaqësimit. Në këtë sens nuk ka oligarkë në Shqipëri, sepse nuk ka në Shqipëri njerëz të pasur që marrin vendime për llogari të qeverisë. Nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrim vendimin që shkon në interes të tij dhe në dëm të interesit publik.”-tha Rama.
Kryeministri shkoi edhe më tej, kur tha se taksa e sheshtë që propozohet sot nga Partia Demokratike, favorizon drejtpërdrejtë oligarkët, duke iu dhënë atyre mbi 50 milionë euro në vit nga buxheti i shtetit, para që sot i paguajnë si taksë.
“Pala tjetër thotë që do ta bëjmë taksën e sheshtë 9%, por kjo është një taksë për të pasurit. Vetëm nga taksa e sheshtë ‘oligarkët’ do të marrin direkt nga buxheti i shkollave, spitaleve, etj, mbi 50 milionë euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë. Kaq e thjeshtë është.”-tha Rama.
(A.K;F.G/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Deputetja, Rudina Hajdari, mbrëmjen e djeshme ka thënë se se vendimi për të mos e djegur mandatin ka qenë një nga vendimet më të mira që ka marrë n...
TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar një më një të gjithë drejtuesit politik të Partisë Socialiste në 12 qarqet ...
BRUKSEL- Genoveva Luiz Calavera, nuk do të jetë më Drejtore e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Fqinjësisë në BE, pasi Komisioni...