LIVE UPDATES
Politike

Ikja e Calavera-s/ Artikulli i “New Europe”: Po spastrohet “klani” i Ramës në KE, përfundoi tek përkthimi ku s’bë

29 Janar 2021, 20:22 Nga DOSJA
Ikja e Calavera-s/ Artikulli i “New Europe”: Po spastrohet

BRUKSEL- Genoveva Luiz Calavera, nuk do të jetë më Drejtore e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Fqinjësisë në BE, pasi Komisioni Europian vendosi që ta emërojë atë në një tjetër post drejtues. Në lidhje me këtë lëvizje gazeta “New Europe”, ka shkruar një artikull ku përmendet, ish-drejtuesja e ONM-së; komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta.

Gazeta shkruan se në dhjetor të vitit 2020 kishte raportuar se Calavera doli kundër “shefit” të saj, Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë kohës që ky i fundit komentonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas “New Europe”, kishte qenë Genoveva Ruiz Calavera, ajo e cila kishte telefonuar Komisionin e Venecias duke i kërkuar që të refuzojë kërkesën e presidentit Ilir Meta, për një opinion urgjent nga Komisioni i Venecias. Me ironi në artikull shkruhet se tanimë Calavera është dërguar te njësia e përkthimeve, atje ku nuk mund të bëjë dëm politik.

ARTIKULLI I PLOTË

Në dhjetor, ne zbuluam një rast mosbesimi nga Genoveva Ruiz Calavera, një burokrate e nivelit të mesëm në Komisionin Evropian e cila ishte, deri në ditët e fundit, drejtoreshë  për Ballkanin Perëndimor. Shefi i saj, Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi, u përpoq shtatorin e kaluar të zgjidhte një situatë të ngatërruar në Shqipëri që u provokua nga hapat e njëanshëm dhe të konsensusit të kryeministrit Edi Rama. Mazhoranca qeverisëse e Ramës ndryshoi kushtetutën dhe rregullat zgjedhore, pa marrë parasysh një marrëveshje të mëparshme me opozitën, e cila u ndërmQjetësua nga BE dhe SHBA-ja. Varhelyi bindi Presidentin Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha që t’ia referojnë çështjen Komisionit të Venecias. Por Rama gjeti një mënyrë për të dalë nga një konflikt që mund të kishte pasoja negative për zgjedhjet e përgjithshme që janë planifikuar për në prill.  Varhelyi këmbënguli se Komisioni i Venecias duhej të merrej me çështjen shqiptare. Por Calavera kërkoi që kërkesa e Metës të refuzohet. Artikulli i dhjetorit u botua gjerësisht në mediat shqiptare. Disa komentatorë, madje dhe politikanë, hodhën akuza në lidhje me sjelljen e keqe të Calavera-së. Ajo që habiti shumë ishte një deklaratë para-Krishtlindjes e Varhelyi-t ku shprehu besimin e tij ndaj saj dhe denoncoi akuzat e rreme në media dhe rrjetet sociale në lidhje me të. Varhelyi e pushoi nga detyra Calavera pak ditë më parë. Ne kemi shkruar në vitet e kaluara për burokratët e vjetër të papërgjegjshëm dhe madje edhe arrogantë në Komision, të cilët në mënyrë rutinore shpërfillin Komisionerët dhe bëjnë si të duan. Komisioneri Varhelyi meriton duartrokitje sepse në heshtje i tha ‘lopatës, lopatë’ dhe reagoi. Marrëdhënia e tij e mirë me Von der Leyen e ka ndihmuar me siguri. Skuadra e ndyrë e Komisionit, e cila mundësoi autoritarizmin, kapjen e shtetit dhe bashkëpunimin me botën e krimit të Ramës, tani ka humbur Calavera-n. Federica Mogherini është zhdukur prej kohësh. Johannes Hahn iu refuzua portofoli i Zgjerimit dhe Matuella, shefi i Njësisë për Shqipërinë në Departamentin e Zgjerimit është hequr dhe dërguar shumë larg, ashtu si Calavera. Luigi Soreca, Ambasadori i BE në Tiranë i cili u përmend së bashku me Calavera në deklaratën para-Krishtlindjeve të Varhelyi, është ende përrreth. Burimet tona në Delegacionin e BE-së na tregojnë se nuk janë të sigurt nëse ai përfaqëson BE-në përpara autoriteteve shqiptare apo më saktë ai luan rolin e lajmëtarit të Ramës për Brukselin. Soreca kohët e fundit kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Ne i urojmë shëndet dhe nuk do të merremi me të derisa të shërohet plotësisht. Romana Vlahutin, për shembull? Ajo nuk merret më me Shqipërinë.  Kur të vërtetohet plotësisht, ne do të kthehemi në këtë. Ne ndërkohë, i urojmë Varhelyit fat në plotësimin e vendeve të lira të punës.

Puna e Calaverës në Shqipëri- Përplasja që shkaktoi tek “Berisha-Várhelyi”

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Genoveva Ruiz Calavera, se është blerë nga paratë e kryeministrit Edi Rama. Berisha shkruante thotë se ky është një skandal ndërkombëtar, dhe se pas Vlahutin edhe “ndrikull Calavera” është pjesë e rrjetit mafioz Tiranë-Bruksel. Në artikull akuzohet Calavera, pasi sipas “Kasandrës”, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, i ka telefonuar Komisionit të Venecias duke i kërkuar që të mos shqyrtojë kërkesën e Presidentit të Shqipërisë për ligjin zgjedhor. Pas akuzave të Berishës, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se shefja e ONM-së merr 26 mijë euro dhe vjen vetëm 1 herë në 3 muaj, ndërkohë që paguhet nga buxheti që është planifikuar për t’ia dhënë Shqipërisë. Akuzave të Berishës, iu përgjigj vetë Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, i cili në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruante se kishte besim tek stafi i tij dhe se akuzat ishin të pabaza. Në një intervistë pas reagimit të Komisionerit, Berisha reagoi sërish dhe tha se gjithçka ishte një lajm i rremë, të cilin ai e kishte besuar.

Shefja e Operacionit të Monitorimit në Shqipëri, ose ndryshe, Genoveva Ruiz Calavera është shkarkuar nga posti i saj. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Komisioni Europian, i cili në deklaratën zyrtare ka vendosur të emërojë Calavera në një post të ri. Në vend të postit si drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ajo do të mbajë pozicionin si kryetares së Përgjithshme e Drejtorisë për Interpretim ose ndryshe SCIC.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama genoveva luiz calavera edi rama genoveva luiz calavera

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet