LIVE UPDATES
Politike

Rindërtimi në Pezë të vogël, Veliaj: Janë hapur kantieret për 4 shkolla! Flasin për beton ata që kanë nga 5 vila

29 Janar 2021, 17:32 Nga DOSJA
Rindërtimi në Pezë të vogël, Veliaj: Janë hapur

PEZË- Shkolla 9-vjeçare “Pezë e Vogël”, e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, do të jetë gati të presë fëmijët e ciklit 9-vjeçar dhe parashkollor në shtator të këtij viti. Shkolla e re, pjesë e projektit të rindërtimit, do të ketë kapacitet prej 250 nxënësish.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se në Pezë janë hapur katër kantiere, ku po ndërtohen katër shkolla të reja.

“Kemi 4 kantiere në Pezë: në Pezë-Helmës, Pezë e Madhe, Pezë e Vogël, ku jemi sot, dhe në Pojanë. Kur të shkruhet historia modeste e Pezës, do të mbahet mend koha kur shfrytëzuam sfidën e tërmetit për të ndërtuar 4 shkolla të reja për komunitetin. Sami Frashëri thoshte: “Dy janë mundësitë: ose misër dhe grurë, ose arsim dhe kulturë”. Misër e grurë do të thotë të mendosh vetëm për stomakun, për sot dhe nesër. Arsim dhe kulturë do të thotë të mendosh për më gjatë. Ndaj, pyetja që kemi këto ditë para zgjedhjeve është: Do mendojmë vetëm për zgjedhjet e radhës apo do mendojmë për gjeneratën tjetër? Ne e kemi ndarë mendjen se do të mendojmë për gjeneratën e ardhshme. Kush mendon për gjeneratën e ardhshme, me gjasë do të fitojë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, nënvizoi Veliaj.

Akuzat e PD se do ndërtohet pallat e jo shkollë, Veliaj i cilësoi të ngjashme me shpifjet për shkollën “Sami Frashëri”.

“Më kujtohen protestat e PD-së këtu dhe në Pezë-Helmes, me teoritë e tyre të konspiracionit: “Do ikë shkolla, do bëhet pallat, do na e marrin, do uzurpohet”, – të gjitha rrena me bisht! Të njëjtën gjë thanë edhe për “Sami Frashërin”: “Do e çojnë në Paskuqan, ia kanë dhënë privatit, do bëhet pallat”. Por, historia ka treguar se politikat e përçarjes, e lajmit të rremë, gënjeshtrat, kultura përça dhe sundo, janë afatshkurtra. Herët a vonë e vërteta del, thashethemet shuhen, dhe shkolla nis e ndërtohet. I falenderoj qytetarët e Pezës, të cilët janë distancuar nga politika e viteve ’90, të përçarjes dhe të futjes së urrejtjes mes shqiptarëve”, shtoi ai.

Kryebashkiaku i cili është edhe përfshirë në fushatë si drejtues politik i PS për qarkun Tiranë, i ktheu përgjigje akuzve të kundërshtarëve politikë duke thënë se ata që shtojnë vilat, s’mund të flasin për beton.

“Për ata që thonë ‘Na mbyti betoni’, ne s’do bëjmë shkolla prej kashte e qerpiçi! Nëse ata të Lalzit i kanë ndërtuar vilat e tyre me beton, edhe shkollat e fëmijëve prej betoni do t’i bëjmë. Nëse politikanët i bëjnë vilat me materiale të forta, edhe shkollat e fëmijëve në Pezë, ish-Bllok, Dajt e Ndroq, so t’i bëjmë me materiale të forta. Nëse këta politikanë duan të na sfidojnë, le të falin një nga vilat e tyre dhe të sponsorizojnë një shkollë. Por, për sa kohë nuk kanë bërë asnjë shkollë nga fillimi në fund, atëherë duhet të rrinë urtë kur të tjerët punojnë. Në ditën gjykimit, më 25 prill, do ta shohin kush ka punuar dhe numëron shkollat që ka ndërtuar, dhe kush ka përdorur çdo terren shkolle për të mbjellë ndasi, helm e sherr mes shqiptarësh. Boll na kanë përçarë me retorikat e urrejtjes”, përfundoi Veliaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj erion veliaj

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë