LIVE UPDATES
Politike

Negociatat/ Edi Rama komenton vendimin e Francës: S’është e bukur të jetosh me ndjesinë se je tallur (INTERVISTA)

13 Nëntor 2019, 11:00 Nga DOSJA
Negociatat/ Edi Rama komenton vendimin e Francës: S’është e

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për medien median italiane “Panorama”, ku ka folur edhe për çështjen e negociatave  me BE-në.

Ai ka deklaruar se ka qenë shumë i zhgënjyer nga vendimi i BE-së për refuzumin e negociatave.  Rama teksa ka folur për vendimin e Francës, ku ka theksuar se nuk është është asnjëherë, as e bukur dhe as e thjeshtë, të jetosh me ndjesinë e plotë se je tallur.

“Zhgënjimi i tij është i dukshëm. Nuk është se nuk e kisha menduar këtë pengesë. Pjesërisht, e prisja. Por, nuk është asnjëherë, as e bukur dhe as e thjeshtë, të jetosh me ndjesinë e plotë se je tallur. Në çdo rast, siç e përsëris gjithmonë, duhet të vazhdojmë në të njëtin drejtim, pasi nuk ka alternative të tjera përveç se një Shqipërie europiane. Mbetet detyra jonë përballë brezave që do të vijnë.”, u shpreh ai.

Ndërsa për protestat në vend ai deklaroi: “Ne jemi një demokraci e re, por vuajmë edhe nga një kulturë e vjetër politike. Dobësia jonë konsiston në të kaluarën tonë të mbrapshtë, që vazhdon ende të frenojë zhvillimin në pothuaj çdo sektor. Për këtë arsye, modernizimi i shtetit për mua është një përparësi absolute.”

INTERVISTA: 

Edi Rama sapo ka mbaruar një takim me kryeministrin Giuseppe Conte. Duket i lodhur, por mjaftueshëm i kënaqur: “E di se ku do të dalësh duke më pyetur se si m’u duk kryeministri juaj… Por, nuk folëm për politikën italiane. Megjithatë, Conte nuk m’u duk në vështirësi, ishte shumë mirë”, konfirmon Rama në mënyrë diplomatike. Dhe pastaj futet menjëherë në temë. “Çështja e Shqipërisë në Këshillin Europian ishte një goditje e rëndë. Këshilli nuk i mbajti premtimet e bëra. Kurse Conte ishte fantastik në mbrojtjen e interesave strategjike të Europës në Ballkanin Perëndimor dhe në mbrojtjen e vetë Europës nga indiferenca që ndonjëherë e dallon”.

Në një verandë romane, “Panorama” takon kryeministrin e Shqipërisë. I disponueshëm, me një fizik mbresëlënës, me një të kaluar si basketbollist, por edhe një artist shumëplanësh dhe ish-kryetar i bashkisë së Tiranës (2000-2011). Përveç se rikonfirmon – me një italishte të përkryer – një raport “të shkëlqyer” me vendin tonë, del në pah zhgënjimi i Ramës për vendimin e Këshillit Europian për bllokimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Javët e kaluara në Tiranë kanë qenë shumë të vështira për shkak të protestave në sheshe. Ai kundërpërgjigjet edhe për akuzat e rënda që Sali Berisha, presidenti historik dhe kryeministër i së djathtës së qendrës, ka bërë ndaj qeverisë së tij socialiste. Dhe përgjigjet më pas për tema të tjera “të nxehta” si migracioni në Mesdhe, roli i Turqisë dhe i islamit politik në Shqipëri.

Zoti kryeministër, gjatë takimit të kaluar të tetorit të Këshillit të BE-së, për herë të tretë gjatë një viti e gjysmë në Bruksel nuk arritët të binit dakord se si do të vijonin përpjekjet për një anëtarësim të mundshëm të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në BE. Përse? Duket që problemi nuk është Brukseli.

Komisioni kishte mbështetur me forcë domosdoshmërinë e hapjes (së negociatave – shën. i përkth.) për vendin tonë, dhe i kishte dhënë një mandat pa kushte Këshillit të BE-së. Thelbi i çështjes qëndron në atë pjesë të Europës që është futur në pistën e rrezikshme të luftrave të brendshme dhe kundërshtive. Franca, por mbi të gjitha Holanda dhe Danimarka, na bllokuan. Unë e di se Parisi është një aksioner i shumicës në BE, por pozicioni i tij, megjithëse i ligjshëm, ishte në lidhje me një rithemelim të përgjithshëm të Unionit dhe një rishikim të procesit të zgjerimit, që nuk ishte objekt i samitit. Këtu flitet vetëm për transferimin e njohurive gjatë një procesi negociues. Edhe pse negociatat do të zgjasin më shumë nga liderët që sot janë ulur në atë Këshill. Zhgënjimi i tij është i dukshëm.

Nuk është se nuk e kisha menduar këtë pengesë. Pjesërisht, e prisja. Por, nuk është asnjëherë, as e bukur dhe as e thjeshtë, të jetosh me ndjesinë e plotë se je tallur. Në çdo rast, siç e përsëris gjithmonë, duhet të vazhdojmë në të njëjtin drejtim, pasi nuk ka alternative të tjera përveç se një Shqipërie europiane. Mbetet detyra jonë përballë brezave që do të vijnë.

Për çfarë diskutuat me homologun tuaj Conte?

Folëm për të ardhmen, rritjen eksponenciale të turistëve italianë në Shqipëri, nevojat e 31 000 sipërmarrësve shqiptarë aktivë në vendin tuaj. Folëm gjithashtu se si të harmonizojmë sigurimet shoqërore për ata 100 mijë shqiptarë që kontribuojnë në buxhetin e Italisë.

Folëm gjithashtu për sigurinë, interesin e përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe marrjen e disa masave ndaj mbipopullimit në burgjet italiane që çojnë në transferimin e të arrestuarve drejt Shqipërisë, dhe gjithashtu mbi koordinimin për të përmirësuar sistemin tonë të burgjeve.

Kemi shumë memorandume dhe bashkëpunime të filluara me Romën, që thjesht presin të nënshkruhen dhe të zbatohen. Ne gjithmonë shohim drejt Italisë, sepse gjithmonë ndihemi pjesë e kësaj toke dhe vërejmë se përtej Adriatikut ka një lëvizje interesante që kërkon të shkojë shpejt drejt inovacionit. Kjo është shumë pozitive për ne.

Më 24 tetor, në Tiranë,  ju morët pjesë në një tryezë të organizuar nga Consulcesi Tech, ku shpallët një propozim për një ligj kombëtar për rregullimin e tregjeve financiare që funksionojnë me teknologjinë blockchain.

Ne dëshirojmë të sjellim gjithnjë e më shumë teknologji në proceset tona të qeverisjes, po ashtu edhe në shërbime.

Për shembull, sapo kemi nisur rrjetin 5G me Vodafone Albania, një investim masiv për integrimin e kësaj teknologjie. Ndërsa mbi blockchain dhe kriptovalutat korniza jonë rregullatore shkon nga a-ja te zh-ja. E kemi bërë sepse besojmë dhe se mendojmë se do të sjellin risi dhe investime.

Emigracioni është një temë që Tirana e njeh shumë mirë, që kur migrantët drejt Italisë ishin pikërisht shqiptarët. Si e gjykoni fenomenin e sotëm?

Di që ju po i përjetoni me shqetësim flukset migratore. Qasja jonë është e ndryshme. Për ne nuk ka qenë asnjëherë problem. Në fund të fundit, ne nuk kemi barrën tuaj, por e kuptoj shumë mirë zhgënjimin ndaj Europës që ju ka lënë vetëm.

Emigracioni shqiptar në Itali është pjesë e një historie me një fund të lumtur, që ka shndërruar një popull “pushtues pa këpucë dhe me stomakun bosh” në një masë të rëndësishme kontribuesish për ekonominë italiane, që më pas solli zhvillim edhe në Shqipëri.

Turqia, megjithatë, kërcënon Europën se do të rihapë flukset e migracionit nga Lindja e Mesme, pikërisht përmes rrugës ballkanike.

Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mira me këtë vend. Në përgjithësi, unë do të tregoja kujdes ndaj paragjykimeve ndaj Ankarasë. Ata ndihmuan Bashkimin Europian në një moment dramatik gjatë krizës së refugjatëve dhe kanë të drejtë të kërkojnë të respektohen për këtë. Roli i Turqisë mbetet shumë i rëndësishëm nga këndvështrime të ndryshme për tërë Europën, do të thosha themelor.

Ashtu si Turqia, edhe Shqipëria është tradicionalisht një vend me shumicë myslimane dhe është pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. A nuk është Islami politik për ju një problem social?

Duke bërë përjashtimet e çështjes, ne ndihemi mjaft mirë dhe pothuajse nuk e njohim fenomenin me konfliktet që janë regjistruar në Itali. Në Shqipëri jetojmë në paqe midis bashkësive të ndryshme fetare. Mjafton të them që unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe paraardhësit e mi janë ortodoksë. Ndërsa, për të lindurin e fundit (djalin – shën. i përkth.), unë do të ndjek udhëzimet e papa Françeskut, i cili gjatë një interviste private më sugjeroi që t’ia linte zgjedhjen atij se cilën fe do të përqafonte.

Megjithatë, nuk ka mungesë të problemeve sociale. Dhe opozita e udhëhequr nga Sali Berisha e ka theksuar gjithmonë këtë fakt. Për shembull, kur thotë se me ju socialistët në pushtet, Shqipëria është bërë një narkoshtet, ku zgjedhjet nuk janë të lira.

Unë kurrë nuk i komentoj kundërshtarët në një gjuhë të huaj, përfshirë italishten… por duke iu referuar burimeve të besueshme si “Guardia di Finanza”-s ose Komisionit Europian, ata mund të konfirmojnë përparimin e bërë në këtë drejtim, pasi të dhënat e tyre e konfirmojnë këtë progres.

Më vjen shumë keq që dikush na pikturon kështu, por, duke qenë vetë piktor, di që ne mund të marrim vetëm përgjegjësinë për pikturën tonë. Nga ana tjetër, duket më e rëndësishme të flasim për ato që në të vërtetë kanë rëndësi për qeverinë e Tiranës: sot duam të tërheqim individë dhe kompani italiane në Shqipëri për të jetuar mirë dhe për të shijuar një vend fantastik, duke paguar shumë më pak taksa. Kjo është një pikë që ne krenohemi.

Ndërsa protestat në rrugë janë pika e dobët?

Ne jemi një demokraci e re, por vuajmë edhe nga një kulturë e vjetër politike. Dobësia jonë konsiston në të kaluarën tonë të mbrapshtë, që vazhdon ende të frenojë zhvillimin në pothuaj çdo sektor. Për këtë arsye, modernizimi i shtetit për mua është një përparësi absolute.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më 18 tetor Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Menjëherë pas vendimit Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn deklaroi se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin. Nuk kanë munguar edhe konferencat nga qeveria, ku Rama u shpreh se shpreson për një “Po” pranverën që vjen. Ndërsa Cakaj pohoi se asnjëherë qeveria Rama nuk u zotua se do të hapeshin me patjetër negociatat.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deshtojne negociatat me be edi rama deshtojne negociatat me be edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet