LIVE UPDATES
Bota

Negociatat Erdogan-Putin, a ka shanse ndërmjetësimi mes Rusisë dhe Perëndimit?

3 Shkurt 2022, 22:34 Nga DOSJA
Negociatat Erdogan-Putin, a ka shanse ndërmjetësimi mes Rusisë

Për Ankaranë është një çështje shumë e rëndësishme. Qeveria turke po përpiqet të mbajë raporte të mira si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën. Një pushtim rus i Ukrainës do ta vendoste Ankaranë para një dileme shumë serioze. Kjo është edhe arsyeja pse presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dëshiron të ndërmjetësojë. Të enjten ai do të shkojë në Kiev, e menjëherë më pas në Turqi pritet për vizitë presidenti rus Vladimir Putin. A ka shanse reale Erdogani të shmangë krizën me përpjekjet e tij diplomatike dhe të parandalojë një pushtim rus? Shumë ekspertë e konsiderojnë këtë synim si të pashpresë.

Pak shpresa

Një prej tyre është edhe politologu dhe eksperti i Rusisë, Aydin Sezer. Sipas tij, Erdogani nuk mund të veprojë si ndërmjetës i pavarur, sepse Turqia është anëtare e NATO-s dhe si e tillë ka një pozicion të caktuar – atë të NATO-s. Përveç kësaj, Moska deri tani ka hedhur poshtë propozimet e Ankarasë.
As Ragip Kutay Karaca, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Aydin në Stamboll, nuk beson në suksesin e nismës së Erdoganit. Në samitin e fundit Turqi-Ukrainë, presidenti turk theksoi edhe një herë shprehimisht mbështetjen e plotë të vendit të tij për Ukrainën. Në fakt, në samitin e fundit, Erdogani kundërshtoi sërish njohjen e Krimesë si territor rus. Ai u paraqit gjithashtu si mbrojtësi i tatarëve të Krimesë, e kreu i shtetit turk foli me krenari për projektet e xhamive dhe vendbanimeve për ta.

Moska është e zemëruar edhe për shkak të dërgimit të droneve luftarake turke në Ukrainë. Disa javë më parë, Putin e ka kritikuar hapur palën turke, për shkak se në Donbas janë parë drone të Turqisë. Ato janë vënë atje kundër forcave pro-ruse, pra kundër separatistëve. Putin akuzoi Turqinë edhe për mbështetjen e tepërt të Kievit dhe i bëri të qartë këtij vendi të rishqyrtojë politikat e tij.

Turqia varet nga gazi rus

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë janë të ndërlikuara. Si një anëtare e NATO-s, Turqia blen sisteme ruse të mbrojtjes – pavarësisht mosmiratimit të NATO-s dhe SHBA-së. Ndërsa në çështjet e Libisë, Sirisë, Nagorno-Karabahut dhe Ukrainës e kundërshton Rusinë.

Këto vende kanë marrëdhënie të mira ekonomike, por Turqia varet nga gazi rus. Vendi në Bosfor mbulon pothuajse të gjitha kërkesat e tij për energji nga jashtë. Turqia ka konsumuar gjithsej 48.1 miliardë metra kub në vitin 2020, ndërsa 33.6 miliardë metër kub kanë ardhur nga Rusia. Shkalla në të cilën Turqia është e varur nga gazi i jashtëm u pa edhe një herë shumë qartë javën e kaluar. Për shkak të një defekti teknik, Irani ndaloi furnizimin me gaz. Pasojat: prodhimi në industri u ndal për disa ditë.

Ndaj shefi ekzekutiv i kompanisë energjetike GazDay, Mehmet Dogan është shprehur shumë i shqetësuar. “Le të supozojmë rastin më të keq”, thotë ai, duke përshkruar situatën me të cilën mund të përballet Turqia.

“Nëse konflikti përshkallëzohet në verë dhe Rusia mbyll furnizimin me gaz, çmimet e gazit do të rriten në qiell. Më pas duhet të kalojmë te gazi i lëngshëm i shtrenjtë”, thotë ai. E nëse kjo ndodh në dimër dhe Rusia ndalon dërgesat, Turqia nuk do të kishte fare shanse, thotë Dogan.

“Atëherë ne kemi mbaruar.”

Por Turqia nuk është e varur vetëm në sektorin e energjisë. Vendi është i varur nga Rusia edhe në fushën e turizmit, pasi shumë vizitorë rusë shkojnë në këtë vend për të kaluar pushimet. Ndërkohë që Rusia është një treg i rëndësishëm i Turqisë, veçanërisht për produktet bujqësore.

Marrëdhënie të ngushta ekonomike me Ukrainën

Por edhe Ukraina po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për Turqinë. Turqia ishte vendi me më së shumti investime në Ukrainë në vitin 2020, thotë Burak Pehlivan, kryetar i kompanive turko-ukrainase, i cili jeton në Kiev për 12 vjet. Sipas tij, vëllimi i tregtisë midis Turqisë dhe Ukrainës ka arritur në 7.5 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Ndaj Ankaraja synon të bëjë çdo përpjekje për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës në Ukrainë. Sepse ekonomia turke, e cila së fundi ka probleme shumë të mëdha, mund të pësojë dëme të tjera. Ndërsa planet e Erdoganit për të tërhequr më shumë investime në vend me një politikë të normave të ulëta të interesit mund të dështojnë. Erdogani në Kiev sigurisht që do të solidarizohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyj. Por udhëtimi i tij në Ukrainë nuk do të jetë vendimtar. Shumë më e rëndësishme është vizita e presidentit rus Putin në Turqi. Këtu do të shihet në fakt se sa reale janë mundësitë e Erdgoanit për ndërmjetësim.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine recep tajip erdogan vladimir putin konflikti rusi-ukraine recep tajip erdogan vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj