LIVE UPDATES
Politike

Negociatat pa garë për Skavicën/ BIRN: Si po tenton Qeveria të shmangë MSA-në! Ligj i veçantë për kompaninë e cilësua

5 Mars 2021, 13:00 Nga DOSJA

Qeveria shqiptare ka ndër mend të kryejë negociata pa garë me kompaninë amerikane Bechtel për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës pavarësisht se kjo metodë ligjore është kritikuar nga BE si në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit si dhe të faktit që 15 vjet më parë, Bechtel ishte shënjestra e akuzave të socialistëve për korrupsion.

Qeveria shqiptare ka në plan të anashkalojë kuadrin ekzistues të prokurimeve publike për të miratuar një ligj të veçantë, i cili do t’i japë asaj të drejtë të negociojë një kontratë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës nga kompania Bechtel, pa garë.

Qeveria ka propozuar sakaq një projektligj të quajtur “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International, INC,”, për projekrimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”. Projektligji është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe është firmosur në mungesë të kryeministrit Edi Rama, nga zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama ka tentuar disa herë pa sukses në të shkuarën të anashkalojë ligjin e prokurimit publik apo atë për partneritetin publik-privat me qëllim që të paracaktojë një fitues të një projekti pa garë. Në së paku një rast, koncesioni për ndërtimin e kullave në tokën e Teatrit Kombëtar, një instrument i tillë u konsiderua në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Bechtel është gjithashtu një nga dy kompanitë e konsorciumit që ndërtuan autostradën Rrëshen-Kalimash pasi fituan një garë të debatueshme dhe të shumëkritikuar nga Partia Socialiste në vitin 2006. Një nga kritikët më të mëdhenj të kontratës ishte Erion Braçe, sot zëvendëskryeministri që firmosi projektligjin për kontratën e re me Bechtel. Për shembull, në vitin 2009, Braçe deklaronte: “Rruga Rrëshen-Kalimash, krim i personalizuar i Berishës me Olldashin. Prokuroria të veprojë!”

Socialistët nuk iu ndanë kritikave ndaj kompanisë Bechtel edhe pasi erdhën në pushtet. Psh, Taulant Balla, në vitin 2014, deklaroi: “Unë mendoj se duhet rihetuar dhe duhet gjykuar abuzimi marramendës financiar në rrugën Rrëshen-Kalimash. Mediat botërore edhe sot shkruaj për rastin e kompanisë “Bechtel Enka” Rumani, Kroaci, Shqipëri dhe Kosovë. Kanë nisur, ndërkohë hetimet në disa nga këto vende. Kjo rrugë i kushtoi qytetarëve shqiptar, jo për shkak të rëndësisë që kishte rruga, se ato do ta bëjnë dhe çdo gjë rri, për shkak të përfshirjes së Lulit i cili na kushtoi 243 milionë euro.”

Hidrocentrali i Skavicës mbi Lumin Drin u konceptua fillimisht në vitet 1970 si një digë që do të shërbente si rezervuar për ujin e Drinit të Zi, i ndërtuar në zonën malore mes Peshkopisë dhe Kukësit. Qeveria socialiste dha në vitet 2000 një koncesion tjetër për një kompani të vockël italiane, koncesion që nuk shkoi asgjëkundi. Qeveria demokrate hapi një ankand që dështoi të tërheqë ofertues në vitin 2009.

Në vitin 2016, kryeministri Edi Rama akordoi një bonus kontrovers për një kompani turke për Skavicën, duke e riemëruar atë si Hidrocentrali Katundi i Ri. Pranimi i ofertave të pakërkuara për një hidrocentral si Skavica u kritikua në atë kohë si paracaktim fituesi për një nga projektet më të mëdha hidroenergjetike të mbetura për t’u realizuar në Shqipëri.

Projektligji i ri paracakton gjithashtu ndërtuesin e hidrocentralit pa garë.

BIRN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike birn skavica birn skavica


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet