All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Negociatat/ Propozim i ri në BE: Vendime të ndara për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

15 Tetor 2019, 13:33 Nga DOSJA
Negociatat/ Propozim i ri në BE: Vendime të ndara për
All - Paragraf - 1

BRUKSEL- Presidenca finlandeze e Bashkimit Evropian propozoi zyrtarisht që të veçohet vendimi për Maqedoninë e Veriut, nga ai për Shqipërinë, lidhur me hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian, bëjnë të ditur burime të Radios Evropa e Lirë. Në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian që po mbahet sot (15 tetor) në Luksemburg, po diskutohet çështja e fillimit të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Presidenca finlandeze së shpejti duhet të dalë me një draft të ri, që do të lejojë që së paku Maqedonia e Veriut të marrë një vendim pozitiv të martën, ndërkaq Shqipërisë do t’i kërkohet të përmbushë kushtet e nevojshme para se të fillojë procesi. Ky veprim do ta lërë Francën të izoluar, pasi ajo vazhdon të mbajë qëndrim të palëkundur kundër çdo vendimi gjatë bisedimeve për këtë çështje në mbledhjen ministrore të BE-së.

Pala franceze ka njoftuar se nuk do të japë pëlqimin e saj për të filluar zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Shkupin. Vendimi për të hapur negociatat e pranimit kërkon një miratim unanim të vendeve anëtare. Megjithatë, nëse në takimin e së martës do të ketë një vendim nga ana e ministrave të BE-së, ai duhet të konfirmohet më pas në një samit të shefave të shteteve ose qeverive, i cili do të zhvillohet në 17-18 tetor në Bruksel.

Në mbledhjen e tyre në qershor, ministrat miratuan konkluzionet për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke premtuar se do të marrin një vendim “jo më vonë se tetori i vitit 2019”. Franca përveç se është kundër që Shkupit t’i jepet data për nisjen e bisedimeve, ajo po kërkon ndryshimin e gjithë metodologjisë së procesit të zgjerimit.

Para nisjes së takimit të ministrave të BE-së, ministrja e Finlandës, Tytti Tuppurainen, e cila njëherësh edhe kryeson takimin, u shpreh se nuk dëshiron të paragjykojë vendimin e sotëm, por tha se si kryesi në tërësi e mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, megjithëse sipas saj, duhet pritur se çfarë do të thonë edhe shtetet e tjera anëtare, pasi që duhet të jetë vendim unanim.

Ka pasur vende që kanë tërhequr vërejtjen se procesi i zgjerimit të BE-së është i lidhur me stabilitetin politikë dhe zhvillimin e demokracisë në rajon.

“BE-ja ka përgjegjësi për paqe, stabilitet, pajtim dhe demokraci në Ballkanin Perëndimor dhe kjo do të thotë se duhet të mbajmë premtimet tona”, ka thënë ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth, duke shtuar se Gjermania konform qëndrimit të Parlamentit, dëshiron vendim për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok tha se shteti i tij mendon se Shkupi dhe Tirana zyrtare ende nuk kanë përmbushur kushtet, që t’u jepet data për nisjen e bisedimeve për anëtarësim më bllokun evropiane.

“Kur është në pyetje Maqedonia e Veriut, ne konsiderojmë se duhet të plotësohet edhe një kusht, miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike. Kur të përmbushet ky kusht, mund të nisin bisedimet për çështjen e anëtarësimit (në BE). Kurse sa i përket Shqipërisë, mendojmë se ende duhet të punojnë dhe nuk janë gati për nisjen e bisedimeve”, ka thënë ministri holandez, Blok.

Përderisa vendet si Holanda dhe Danimarka duan të shohin më shumë progres në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në sundimin e ligjit, Franca do që të vendoset një metodologji e re në procesin e zgjerimit, duke e bërë këtë proces më shumë gradual dhe të kthyeshëm. Kjo do të thotë se kur të mbyllen kapitujt e caktuar negociatorë, ato mund të hapen nëse shteti kandidat nuk vazhdon progresin.

Franca dëshiron që Komisioni Evropian të dalë në pranverë me një propozim konkret për këtë, e pastaj, dikur gjatë vetës, të mund të merret vendimi për nisjen e negociatave. Nga Komisioni Evropian përgjigjen se metodologjia mund të ndryshohet kurdo, por kjo nuk do të duhej të mbante peng vendimet për nisjen e negociatave.

Hezitimi për të vendosur nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shihet nga shumë diplomatë si një rrezik për BE-në, e cila po e humb kredibilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por, Franca duket se nuk po shqetësohet për këtë, duke argumentuar se është më e rëndësishme që së pari BE-ja të reformohet nga brenda, që të mund të funksionojë si duhet para se të mendojë të zgjerohet me shtete të reja anëtare.

(Marrë nga REL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike negociatat e shqiperise me be propozimi i be shqiperia ndahet nga maqedonia negociatat e shqiperise me be propozimi i be shqiperia ndahet nga maqedonia

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet