"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Negociatat/ Rama: BE s’është gati të bëjë ‘krushqi’ me Shqipërinë, as Kosovës s’ja liberalizon vizat, kanë prob
3 Tetor 2019, 09:51Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur sot rreth procesit të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalën e tij gjatë seancës plenare në Kuvend, Rama u shpreh se Bashkimi Europian nuk është gati ta pranojë Shqipërinë pasi kanë probleme me zgjerimin. Kryeministri i krahasoi kushtet e reja të vendosura si një krushqi. Sipas Ramës as Bashkimi Europian nuk është gati të pranojë Shqipërinë dhe për të njëjtën gjë nuk ia liberalizon as vizat Kosovës.
Edi Rama:Sot BE është në një debat të brendshëm i cili nuk ka në konsideratë ekspansionin e BE-së por daljen nga një situatë që e ka vendosur BE-në në një pozitë të vështirë në raport me fuqitë e tjera. Sot debati mes Francës dhe Gjermanisë apo mes atyre që e predikojnë zgjerimin hapur, dhe atyre që e predikojnë zgjerimin por që nuk e duan, nuk lidhen fare me problematikat e poltikës së brendshme, Shqipërisë, Ballkanit, apo etj. Në këtë çështje është shumë e rëndësishme që të mos bëjmë politikën mizerabël të ditës. Shqipëria sot është pa diskutim shumë më pranë për të hapur negociatat se ç’kanë qenë vendet e tjera para se të hapnin negociatat. Sepse procesi i hapjes së negociatatve është bërë më i komplikuar. Shqipëria është ku e ku në raport me kohën kur mori OK e parë. Dëgjova njërin që tha kishim 3 kushte dhe na u bënë 9.
Ç’do me thënë kjo? Ai para një viti tha plotësoni 3 kushte që të hapen zyrtarisht. Ne i plotësuam. Tani shtohen të tjera. Ç’do të thotë kjo? Kjo do të thotë se nëse ti bën krushqi me dikë dhe të vënë tre kushte, në momentin që i plotëson këto tre kushte, të thonë bëj edhe 9 të tjera. Kjo do të thotë se ata nuk janë gati të bëjnë krushqi me ty.
Sipas kritereve dhe sipas kërkesave të bëra nga vetë BE-ja duhet t’i kishte hapur shumë e shumë vite më parë. Këtu do jemi, do të shohim se si për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi do të fillojë një proces kërkesash që Shqipëria sot e ka nisur. Bëhet fjalë për Reformën në Drejtësi, që nuk e ka bërë asnjëri prej tyre. Bashkimi Europian i ka dhënë leje qindra e miliona njerëzve leje të hyjen në Europë, nga vende që janë ku e ku larg Kosovës. Kosovës nuk ia liberalizon vizat. Ç’a është kjo? Krimi i organizuar në Kosovë? Po kush i ha këto? Këto i hani ju, dhe nëse nuk i hani mos ua jepni shqiptarëve t’i hajnë.
Deklarata e kryeministrit u bë në seancën e sotme plenare, ku u diskutua rezoluta për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, dhe hapat që duhet të ndjekë vendi për të marrë dritën jeshile.
(F.M;F.G/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ministri i Diasporës Pandeli Majko në senacën e sotme plenare, propozoi ndryshimin e Kushtetutës, në lidhje me partitë politike që braktisin sistem...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend për vendimin e BE për negociatat. Rama e nisi fjalimin e tij me fjalët e atdhetarit Sami Frashëri, i c...
Tiranë-Deputeti Andi Përmeti ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama. Në seancën e sotme plenare ai është shprehur se Rama bëri një përgjithësim absurd kur tha se...
Deutsche Welle: Parlamenti gjerman e dha më në fund dritën jeshile për fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ju kishit kohë që ...
Tiranë- Ditën e nesërme Presidenca do të bëjë publik qëndrimin e saj për draft-opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me çështjen e shkarkimit të t...
Tiranë- Në seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës së re Halit Valteri ka akuzuar deputetët e mazhorancës dhe përfaqësuesit e opozitës se kanë nxirë Shqip...
TIRANË– Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me fjalën e deputetes Rudina Hajdari, e cila është ankuar për mungesën e shumë deputetëve në sallë. Hajdar...
TIRANE- Kuvendi miratoi sot me 104 vota projekt rezolutën për mbështetjen e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE, e cila është propozuar nga deputetet Seni...
Tiranë- Politikani Nard Ndoka, kreu i PDK-së ka deklaruar së fundmi arsyen se përse është kundër faktit që opozita e re, e cila përfaqësohet nga Rudina Hajdari ...
Më tej ai u shpreh se socialistët tashmë duan më shumë Sali Berishën se Ramën që e kanë kryetar partie.“Ramën e njoh mirë nga afër, është frikacak. Ë...