LIVE UPDATES
Bota

Nënpresidentja Harris arrin në Vietnam, pas një vonese disa orëshe, mendohet se është e prekur me sindromën Havana

24 Gusht 2021, 21:03 Nga DOSJA
Nënpresidentja Harris arrin në Vietnam, pas një vonese disa

VIETNAM- Udhëtimi i Nënpresidentes amerikane Kamala Harris nga Singapori në Vietnam u shty për disa orë të martën nga një hetim mbi një rast të mundshëm të të ashtuquajturit Sindroma Havana. Lajmi u bë i ditur nga zyrtarë të ambasadës në Hanoi, të cilët nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Hetimi ndodhet në fazat e hershme, por zyrtarët e konsideruan të sigurt ndalesën e planifikuar të Nënpresidentes Harris në Vietnam, pjesë e turneut të saj në Azi për të siguruar aleatët për politikën e jashtme amerikane mes vështirësive qëpo hasin forcat amerikane në evakuimin e civilëve nga Afganistani. Sindromi Havana është emri për një gjendje shëndetësore që shoqërohet me skuqje misterioze të lëkurës, të raportuara për herë të parë nga diplomatët amerikanë dhe punonjës të tjerë të qeverisë në kryeqytetin e Kubës duke filluar në vitin 2016.

Mbetet ende e paqartë se kush është prekur nga sindromi. Sipas një zyrtari që nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për këtë çështje, asnjë anëtarë i personelit të Nënpresidentes ose Shtëpisë së Bardhë nuk ishte prekur prej tij.

Ambasada amerikane në Hanoi lëshoi një deklaratë duke thënë se vonesa ishte shkaktuar pasi zyra e Nënpresidentes Harris mori njoftimin mbi një “incident të mundshëm anormal mbi shëndetin” në kryeqytetin vietnamez. Ambasada nuk dha hollësi, por tha se zyra e Nënpresidentes Harris vendosi të udhëtonte në Hanoi “pas një vlerësimi të kujdesshëm” të situatës.

Qeveria amerikane përdor shprehjen “incident shëndetësor anormal” për të përshkruar sindromën Havana. Disa nga personat e prekur nga sindromi në të kaluara kanë raportuar se kanë dëgjuar një tingull të fortë shpues dhe kanë ndjerë presion të fortë në fytyrë. Kjo në disa raste është pasuar me dhimbje dhe marrje të mendve.

Që nga ajo kohë janë njoftuar sëmundje të ngjashme, të pashpjegueshme nga amerikanë që shërbejnë në vende të tjera, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Rusinë dhe Kinën. Një sërë teorish janë hedhur për të shpjeguar incidentet, duke përfshirë teorinë e sulmeve me mikrovalë ose atyre sonike, ndoshta si pjesë përpjekjeve të spiunazhit ose hakerimit.

Veçanërisht alarmante janë njoftimet për të paktën dy incidente të mundshme në zonën e Uashingtonit, përfshirë një rast pranë Shtëpisë së Bardhë në Nëntor, në të cilin një zyrtar raportoi të ketë patur marramendje. Zyrtarët e administratës kanë spekuluar se Rusia mund të jetë e përfshirë në këto incidente, një sugjerim që Moska e ka mohuar.

Harris pritej të nisej drejt Hanoit të martën në mbrëmje pas një fjalimi që mbajti në Singapor, duke kritikuar Kinën për ndërhyrjet e saj në Detin e Kinës Jugore dhe një diskutimi mbi çështjet e zinxhirit të furnizimit me drejtues të bizneseve.

Por fluturimi i saj u vonua për më shumë se tre orë dhe zëdhënësja e Nënpresidentes Harris, Symone Sanders nuk pranoi të jepte arsyet. Ajo pastaj tha se Harris ishte “mirë” edhe pse gazetarët e kishin parë Nënpresidenten disa herë të martën dhe nuk kishin arsye të shqetësoheshin për shëndetin e saj.

Kongresi ka lëshuar alarmin për sulme të tilla, duke gjetur mbështetje të rrallë dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat për hetimin e vazhdueshëm të sindromës.

Administrata e Presidentit Biden po përballet sërish me presion për të zgjidhur misterin pasi numri i rasteve të raportuara të sulmeve të mundshme është rritur ndjeshëm. Por shkencëtarët dhe zyrtarët qeveritarë nuk janë ende të sigurt se kush mund t’i ketë kryer sulmet. Ata pritet ende të sqarojnë nëse bëhet vërtet fjalë për sulme apo simptoma të shkaktuara pa dashje nga pajisjet e monitorimit.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kamala harris sindroma havana kamala harris sindroma havana

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet