LIVE UPDATES
Bota

Nënpresidentja Harris nis vizitat ndërkombëtare, pritet të shkojë në Meksikë dhe Guatemalë

5 Qershor 2021, 17:56 Nga DOSJA
Nënpresidentja Harris nis vizitat ndërkombëtare, pritet të

SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris do të shkojë të dielën në Guatemalë dhe Meksikë në përpjekje për të diskutuar me qeveritë e atyre vendeve për uljen e migrimit nga ai rajon. Zonja Harris pritet të përqendrohet në forcimin e zhvillimit ekonomik dhe ndihmës humanitare si dhe forcimin e qeverisjes së mirë dhe shoqërisë civile.

Qëllimi i vizitës së Nënpresidentes Harris në Guatemalë dhe Meksikë është sigurimi i mbështetjes për të realizuar synimin e administrtatës Biden për uljen e numrit të migrantëve që duan të futen në Shtetet e Bashkuara, kryesisht migrantët nga vende si Hondurasi, El Salavadori dhe Guatemala. Ky do të jetë udhëtimi i saj i parë ndërkombëtar në postin e Nënpresidentes.

“Fillimisht do të takohem me Presidentin Giammattei të Guatemalës, me të cilin kemi shumë gjëra për të diskutuar. Do të flasim për atë që duhet të bëjmë dhe mund të bëjmë së bashku për të mbështetur njerëzit në nevojë, sa i përket urisë, zhvillimit ekonomik, paqes, motit ekstrem dhe ndikimit që ka patur në ekonominë e tyre. Gjithashtu do të zhvillojmë një bisedë shumë të sinqertë rreth nevojës për të adresuar korrupsionin, krimin dhe dhunën”, tha zonja Harris lidhur me udhëtimin që ajo fillon të dielën.

Në mars Presidenti Joe Biden i kërkoi Nënpresidentes Harris të drejtonte përpjekjet diplomatike të administratës për të trajtuar të ashtuquajturën “shkaqet rrënjësore të migracionit”, përfshi varfërinë dhe dhunën.

“Trajtimi i problemeve në vend sjell përfitime për të gjithë. Është e dobishme për ne dhe popullin dhe forcim të ekonomisë atje”, tha Presidenti Biden.

Administrata Biden kërkon të zvogëlojë faktorët që shtyjnë njerëzit të lënë vendet e tyre. Zonja Harris pritet të adresojë forcimin e rritjes ekonomike dhe lehtësimin e situatës humanitare, forcimin e shoqërisë civile dhe përmirësimin e qeverisjes së mirë përmes përpjekjeve kundër korrupsionit.

Analistët thonë se qasja e shumëanëshme është përpjekja e parë e madhe prej disa dekadash nga një administratë amerikane për të trajtuar problemet në Amerikën Qendrore.

Manuel Orozco drejton Qendrën për Migrim dhe Stabilizim Ekonomik në organizatën joqeveritare “Creative Associates International”.

“Migrimi është një prej tyre, sundimi i ligjit dhe qeverisja është e dyta. Tjetër çështje është modeli i rritjes së ngadaltë ekonomike. Po ashtu kemi ndryshimet klimatike, një problem i vazhdueshëm. Këto çështje duhet të trajtohen një nga një në mënyrë sistematike, në të njëjtën kohë, por të gjitha janë të lidhura”, tha për Zërin Amerikës zoti Orozco.

Më 1 qershor, administrata e Presidentit Biden i dha fund politikës së administratës së kaluar për të mbajtur në Meksikë dhjetëra mijëra azilkërkues nga Amerika Qendrore, deri në përpunimin e kërkesave të tyre.

Administrata është nën presion për të shfuqizuar një ligj të administratës Trump që i lejon agjentët e kufirit të dëbojnë migrantët sepse ata mund të paraqesin rreziqe shëndetësore për koronavirus. Noah Gottschalk, ekspert i politikave me organizatën “Oxfam America” foli për Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Është i turpshëm fakti që administrata Biden vazhdon të kthejë mbrapsht njerëzit në të njëjtat kushte. Zonja Harris nuk mund të përfshihet tërësisht në ato çështje në rajon, vetëm nëse ajo flet seriozisht me hallka të tjera të administratës që janë përgjegjëse për politikën e imigracionit dhe kthimin e njerëzve mbrapsht. “

Zonja Harris do të dërgojë lajme të mirëpritura në rajon. Të enjten administrata Biden njoftoi planet për të ndarë 25 milionë doza vaksine nga 80 milionë doza të tepërta për të cilat është zotuar të ndajë me botën.

Disa nga dozat, të ndara përmes programit COVAX, mekanizmi i Kombet e Bashkuara për siguruar vaksina për shetet me të ardhura të ulta ose të mesme, do t’u jepen disa vendeve në Hemisferën Perëndimore.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kamala harris kamala harris

Sondazh

Poll
Bota 5 Qershor 2021, 15:05

Europa ime: Të rrëfesh botën ndryshe

PORTUGALI- Pranverë 2021, Albufeira, Portugali e jugut. Unë vazhdoj me hulumtimet për sipërmarrëse e sipërmarës me prejardhje migracioni në kohët e Covid-19. Fo...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet