LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Nëse merr 140 €,s’je i varfër’/Qytetarët të revoltuar me ministren e Ramës:I jap pensionin

18 Mars 2022, 19:18 Nga DOSJA
‘Nëse merr 140 €,s’je i varfër’/Qytetarët

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka befasuar me deklaratën e saj se në Shqipëri një person që merr të ardhura 130 apo 140 euro në muaj, nuk mund të konsiderohet i varfër. Kjo deklaratë vjen në një kohë krize, ku qytetarëve po u bëhet gjithnjë e më shumë jetesa për shkak të rritjes së çmimeve. Syri Tv pyeti grupmosha të ndryshme qytetarësh nëse u del kjo shumë për të jetuar, por ata e kanë cilësuar si tallëse deklaratën e ministres së Ramës.

Në një kohë që çmimet kanë njohur rritje të madhe, për ministrat e qeverisë Rama, 130 apo 140 euro janë të mjaftueshme e nuk mund të konsiderohesh i varfër. Por kjo deklaratë ka ngjallur një valë reagimesh të qytetarëve, pasi ajo shumë është e pamjaftueshme edhe për të paguar veç taksat ndaj shtetit apo detyrimet për faturat e energjisë apo ujit. Syri Tv ka pyetur sot qytetarët nëse e kanë të mjaftueshme 5 mijë lekë në ditë për të jetuar, siç pretendon ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, por ata e kanë cilësuar këtë deklaratë si tallje me problemet që ata po kalojnë.

“Vetëm bukë mund të blejmë me kaq. 5 mijë lekë në ditë nuk janë asgjë. Si mund të tallesh me familjet shqiptare? Është turp”, shprehet një qytetar.

“Çmimet janë të larta. Siç janë çmimet, të jenë edhe pagat. Politika është e pasur, populli është i varfër”, thotë një tjetër.

“Ajo harxhon 130 euro në ditë dhe i ka pak, nuk i dalin. Minimumi jetik është 270 mijë lekë. Dje dola në pazar, bleva dy ushqime dhe harxhova 30 mijë lekëshin e ndihmës që do të na japë ai i gjati. Nuk e di si e ka thënë atë, ose do të ketë thithur ndonjë gjë”, shprehet një pensionist.

“Me 5 mijë lekë në ditë asgjë s’mund të bësh. Do të marrësh një 1 kg portokall dhe do ta ndash përgjysmë. Me kursim të madh, çdo gjë përgjysmë. Merrnim një kg, tashmë do të marrim gjysmë kg”, thotë një i moshuar.

“Pse po më pyesni mua? Pyesni Lali Erin, ai merr lekët te xhepi, kurse ne punojmë. Ku dalin 140 mijë lekë? Unë 140 mijë lekë pension kam. Pensionin ma kanë falur fëmijët, më thonë mbaje ti babi pi ndonjë kafe, punojnë fëmijët për mua, se i bie të ngordh”, është reagimi i një tjetër qytetari.

“Bën shaka. Ne s’kemi qeveri, akoma merreni me këto punë ju? Asaj nuk i dalin për karburant aq (140 euro në muaj). Unë kampunuar 45 vjet në arsim. Marr një pension aq sa thotë ajo. Kam punuar me plehra organike, mineralë, plesticide deri me lëndë radioaktive, në bashkëpunim me institutin e Fizikës Bërthamore dhe marr sa gjysma e kapterit. Merreni me mend si është gjendja. Tallen me ne. Është fatkeqësi që kemi këta drejtues”.

“Po ia jap unë pensionin tim dhe të gruas, ta kalojë ministrja muajin, sa i del. Pse nuk ul rrogën e vet ajo?”, shprehet i revoltuar një tjetër qytetar.

Jo vetëm nga të moshuarit që janë kategoria më e prekur nga kriza, por kjo shumë është konsideruar si e pamjaftueshme nga të gjitha grupmoshat. Por duket se ministrja Ibrahimaj nuk është në koherencë as me statistikat shtetërore apo me Bankën Botërore, që në raportet e saj edhe minimumin jetik e ka më të lartë se shifra e deklaruar nga ministrja.

Marrë nga SYRI.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale delina ibrahimaj delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj