Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Nesër mbahet konferenca e pestë mbi çështjen ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë, seanca fillon në orën 11:00
18 Maj 2021, 14:50Nga DOSJA
KOSOVË-Ditën e nesërme do të mbahet konferenca e pestë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore të rastit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Faqja zyrtare e Dhomave të Specializuara ka bërë një njoftim ku thotë se konferenca pritet të fillojë në orën 11:00.
“Për të përcjell seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në [email protected](link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”, thuhet në njoftim.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen si drejtues të UÇK-së, të cilët kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur janë arrestuar në Kosovë.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI-Gjermania bëri thirrje për armëpushim në luftimet midis Izraelit dhe grupit Islamik Palestinez Hamas dhe ofroi ndihmë për palestinezët ditën e sotme pë...
TIRANË– Gjykata ka vendosur të pushojë hetimet për katër zyrtarët në Kosovë të cilët akuzoheshin si për përfshirë në hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin...
SHBA– Antony Blinken, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara shprehu ditën e sotme në një konferencë me ministrin e jashtëm të Islandes se ai kishte inform...
IZRAEL– 97 palestinezë janë plagosur gjatë përplasjes me forcat izraelite në kufirin mes dy vendeve, pas një proteste të dhunshme.Ministria e Shëndetësisë në Pl...
SPANJË-Një fluks i madh prej 6,000 emigrantësh kanë zbarkuar në Ceuta të Spanjës nga Maroku dy ditët e fundit, pasi mosmarrëveshjet diplomatike janë tënsio...
IZRAEL– Izraeli tha se kishte mbyllur një kalim në Gaza menjëherë pasi e hapi atë për të lejuar mallra humanitare, pasi u hapën mortaja në zonë ndërsa kal...
KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe labo...
TURQI– Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha të hënën se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka “duar të përgjakshme”, për shkak të mbështe...
MAQEDONIA E VERIUT– Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka shpallur person të padëshiruar një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse.Në njoft...