LIVE UPDATES
Bota

Nga 50 në 200 euro/ Pazarllëku me Remdesivir në Prishtinë. Si abuzohet me pacientët për ilaçin kundër Covid-19 

24 Nëntor 2020, 18:07 Nga DOSJA
Nga 50 në 200 euro/ Pazarllëku me Remdesivir në Prishtinë.

KOSOVË– Burim Gashi, 41 vjeç, të dielën është shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë, pas përkeqësimit të gjendjes me koronavirus. Mjekët menjëherë i kanë thënë se duhet të marrë ilaçin Remdesivir. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ende nuk ka arritur ta sigurojë këtë ilaç, i cili përdoret për të trajtuar sëmundjen COVID-19, kurse në treg, ai mund të blihet me një çmim nga 150 deri në 200 euro.

Bashkëshortja e Gashit, Jehona Zhitia, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka qenë e detyruar të bëjë ‘pazar’ për të siguruar këtë ilaç.

“Me rekomandim të mjekëve është thënë se (për Burimin) duhet menjëherë të merret ilaçi tashmë shumë i përfolur Remdesivir. Sigurimi i këtij ilaçi është i vështirë këtyre ditëve në Kosovë. Ai në treg është me çmime të ndryshme. Ky ilaç po shitet e po blihet në forma të ndryshme, veç farmacive, në disa pika të caktuar edhe disa individë e kanë sjellë vetë tek oborri i klinikës”, tha ajo.

“Më është dashur vetë të bëj pazar për ilaçin. Çmimi i këtij ilaçi sillet nga 50 euro deri në 220 euro (varësisht prej prodhuesit)”, tha Zhitia.

Zhitia po ashtu shton se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka mungesë edhe të barnave esenciale.

Zemaj: Pritet sigurimi i Remdesivirit për 200 pacientë

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë (MSH) është në procedurat e fundit të prokurimit sa i përket furnizimit me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për të trajtuar sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Por, nga MSH-ja thonë se do të sigurojnë këtë ilaç vetëm për 200 pacientë.

“Planifikim është bërë në kohën, ndoshta kur shtatori, tetori kishte numër më të ultë të pacientëve të shtrirë në klinikat tona”, tha për Radion Evropa e Lirë, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj.
Remdesiviri i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvendësim i nukleozidit”, të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme.

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe në maj ka miratuar Remdesivirin si ilaç që mund të përdoret për trajtimin e koronavirusit të ri.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ky ilaç ka pak ose aspak rezultate në luftimin e sëmundjes COVID-19.

Mjekimi nga COVID-19 në Kosovë, ku një rrogë mesatare është rreth 500 euro e niveli i papunësisë rreth 30 për qind, kushton me qindra euro. Antibiotikë, paracetamol, vitamina të ndryshme, fraksiparina, albumina janë disa nga medikamentet që përdoren nga pacientët me COVID-19.

Ministri Armend Zemaj thotë se ministria është duke punuar që t’i ndihmojë qytetarët me aq sa kanë mundësi buxhetore për blerjen e barnave, të cilat nuk janë në listën esenciale, për trajtimin e koronavirusit.

“Ajo që duhet të theksohet është se këto janë barna (Remdesiviri dhe Favirini) nuk janë në listën esenciale, por prapëseprapë ne mendojmë dhe besoj se duhet t’u dalim në ndihmë pacientëve dhe qytetarëve, duke parë se ka një kosto marrja e këtij bari. Në raste të caktuar preferohet apo sugjerohet edhe nga klinicistët”, tha ministri Zemaj.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës është duke monitoruar punën e institucioneve shëndetësore publike, për të parë nëse ka trajtim adekuat dhe të mjaftueshëm për qytetarët. Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj tha për Radion Evropa e Lirë se shteti duhet të sigurojë të gjitha medikamentet për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

“Duhet që shteti t’ju sigurojë të gjithë pacientëve të marrin këtë terapi sepse në bazë të një analize, terapia te pacientët të cilët kanë simptoma të rënda me COVID-19, shkon nga 2,000 deri 3,000 euro për një individ. Prandaj është shumë e vështirë që pacientët të kenë mundësi ta paguajnë vetë. Pikërisht mbi këtë çështje është përgjegjësi institucionale e shtetit për t’ua siguruar terapinë pacientëve të cilët kanë nevojë”, tha Reshitaj.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 35, 549 të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 939 pacientë kanë vdekur.

Marrë nga: REL 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet