All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Nga ai anglez, tek ai italian/ Cilat janë të gjitha variantet e koronavirusit

4 Janar 2021, 12:52 Nga DOSJA
Nga ai anglez, tek ai italian/ Cilat janë të gjitha variantet e
All - Paragraf - 1

Në fillim të pandemisë, e quanim atë koronavirusi i Uhanit, ndërsa sot kemi kaluar në shprehje të tilla si “variant anglez”, që vetëm disa ditë më parë shkaktoi panik në të gjithë Evropën, dhe tani edhe tek “varianti italian”, i cili sapo u zbulua në Breshia, dhe që duket se është i ngjashëm me atë anglez.

Por çfarë nënkuptohet saktësisht me variantin e koronavirusit, dhe përse ka pak kuptim ta lidhën atë me një komb të veçantë? Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, pse nuk duhet të shqetësohemi për efektivitetin e vaksinës anti-Covid?

Mutacionet e koronavirusit

Ashtu si shumë viruse të tjerë të ARN-së , edhe koronavirusi pëson mutacione, ndryshime,  dhe do të vazhdojë që ta bëjë këtë. Kjo është nënvizuar nga disa studime, sipas të cilave nuk ka një shtam të vetëm themelor të koronavirusit, por një mori mutacionesh më pak të rëndësishme, të cilat gjenerohen dhe përhapen.

Për shembull, studimi i kryer nga Spitali Metodist i Hjustonit në Teksas, SHBA dhe i botuar në nëntor, zbuloi se që nga fillimi i pandemisë Sars-Cov-2 ka grumbulluar qindra mutacione. Në fakt, duke e analizuar gjenomin e tij në mbi 5 mijë pacientë pozitivë, studiuesit vunë re 285 pika ndryshimi krahasuar me koronavirusin fillestar, atë që ishte përhapur në qytetin kinez të Vuhan.

Megjithatë, shumica e mutacioneve të identifikuara nga ekipi amerikan i kërkimit, nuk janë më të rrezikshme se i pari, përveç një lloji të vetëm, D614G , i cili është më infektues, por jo më vdekjeprurës.

Varianti italian

Është shumë i ngjashëm me atë anglez, dhe ka qarkulluar në Itali që nga fillimi i gushtit. Ky është “varianti italian”, i sapo zbuluar në Breshia. Arnaldo Caruso, presidenti i Shoqatës Italiane të Virologjisë, thotë se bëhet fjalë për një variant të mëparshëm, me atë që u shfaq në fund të shtatorit në Britaninë e Madhe.

Siç na tregon eksperti, ky variant ka disa pika mutacioni në proteinën e jashtme që rrethon virusin, që është edhe çelësi që virusi përdor për të hyrë në qelizat njerëzore. Në veçanti, varianti ka një mutacion në pozicionin 501, pika themelore në bashkëveprimin midis proteinës dhe receptorit qelizor, dhe në pozicionin 493, një mutacion që në këtë rast e bën proteinën pak më ndryshe nga versioni bazik, pra ai që njohim që nga fillimi i pandemisë.

Pse s’ka kuptim që mutacionet të lidhen me një vend të caktuar

Koronavirusi kinez, anglez dhe tani edhe italian. Një zakon, ai i lidhjes së koronavirusit dhe varianteve të tij me një komb specifik, që nuk ka shumë kuptim. Për shembull, siç ju thamë varianti anglez ka qenë i pranishëm prej disa muajsh, dhe nuk është aspak e sigurt që e ka origjinën pikërisht tek ky vend.

Pra ajo që ka rëndësi, është fakti që në Britaninë e Madhe, ky variant ka qarkulluar në të vërtet më shumë, dhe është identifikuar se e ka origjinën atje. Por kjo nuk do të thotë se është domosdoshmërisht kështu.

Efektiviteti i vaksinave anti-Covid

Tani për tani, si për variantin anglez ashtu edhe atë italian, nuk ka asnjë shqetësim se vaksina anti-Covid mund të mos jetë efektive. Në fakt siç thonë ekspertët, vaksina aktivizon një përgjigje ndaj shumë zonave të proteinës që vesh virusin.

“Edhe sikur të kishte disa antitrupa, që nuk ishin në gjendje të njihnin një zonë që ka pësuar mutacion, si ajo në pozicionin 501 ose 493, sigurisht që nuk do të kishte të tjerë në gjendje të lidheshin me pjesë të proteinës që nuk kanë pësuar mutacion”-shpjegon Karuso për Adnkronos.

Lidhja e tyre do të ishte e mjaftueshme, për të parandaluar bashkëveprimin midis proteinës dhe receptorit qelizor, qoftë edhe vetëm për një lloj pengese që antitrupat do të krijonin në sipërfaqen e virusit. Gjithsesi, për një kohë të shkurtër ne do të kemi një përgjigje të caktuar për këtë pyetje”- thekson ai.

Marrë nga Bota.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni angelz mutacioni italian variantet e koronavirusit mutacioni angelz mutacioni italian variantet e koronavirusit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 4 Janar 2021, 11:43

SHBA-Aktorja Julia Roberts, e cila është konsideruar dekadave të fundit, si aktorja më e bukur, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjëherë botox dhe se nuk ka ndërme...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët