LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga e hëna, rregulla drastike për tregun e Kombinatit, Veliaj dhe Xhaçka inspektojnë mjediset: Ushtria dhe policia do ndërh

4 Prill 2020, 14:42 Nga DOSJA
Nga e hëna, rregulla drastike për tregun e Kombinatit, Veliaj dhe

TIRANË– Nga kjo e hënë, qytetarët, por edhe shitësit në tregun e Kombinatit, duhet të zbatojnë rregullat e reja të vendosura nga Bashkia e Tiranës me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.  Kryebashkiaku Erion Veliaj, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe drejtues të Policisë së Shtetit, inspektuan sot tregun në Kombinat, ku nga fillimi i javës së ardhshme lëvizja do jetë me një drejtim, tezgat nga njëra-tjetra do të duhet të kenë distancë dy metra dhe në hyrje do të vendoset edhe një tunel higjenor për dezinkfektimin e qytetarëve. 

 “Nga e hëna tregu fillon me rregulla të reja. Në fundjavë do të vendosim barrierat, sinjalistikën me një kalim, ambulantët do të zhvendosen te njësia administrative, që të përgjysmohet si treg. Nëse do të kemi sërish një situatë ekstreme dhe mosbindje, mund të detyrohemi ta mbyllim tregun fare. Lëvizja brenda tregut do të jetë në formë unaze, ndërkohë ndalohet futja e automjeteve. “Ushtria nuk do të lejojë më makinat të futen në treg. Tek pjesa e banesave, ku fillon tregu dhe katet e para përdoren si dyqane, hyn në fuqi kalimi vetëm me një drejtim. Çdo hyrje tjetër do të mbyllet dhe do të funskinojë si Unazë,”– tha Veliaj.

Për të respektuar distancat dhe për të lehtësuar lëvizjen e shitësve, ambulantët, që deri më tani kanë shitur në këtë treg, do të zhvendosen në hapësira të tjera të mirëpërcaktuara nga ana e Bashkisë. “Jemi gati të shohim një hapësirë tjetër për ambulantët, që ta ndajmë në dy hapësira tregun. Pra, një këtu për ata që shesin në katet e para në dyqan dhe një hapësirë tjetër për ambulantët, që mund jetë në qendër të Kombinatit. Në hyrje do të kemi një tunel sanitar, për dezinfektimin e njerëzve”, u shpreh Veliaj.

 Në secilin dyqan, punonjësit e Bashkisë do të vendosin sinjalistikë të baraslarguar nga njëri-tjetri me dy metra. Kush nuk do e respektojë, duke vendosur në rrezik jetën e të gjithëve, do të përballet me sanksione të forta. “Do të jemi pak më radikalë për ata që e shkelin. Nëse jeni jashtë kuadratit, ku po bëni pazarin, ose jashtë sinjalistikës, do t’ju vijë punonjësi i ushtrisë ose i policisë dhe do t’ju shoqërojë. Mundohemi të marrim masa drastike për Tregun e Kombinatit sepse është i vetmi treg që na sjell këtë problematikë. Por edhe njerëzit duhet të ndryshojnë mentalitet. Ideja se po dole që në 7 të mëngjesit për pazar i gjen më të freskëta gjërat, është legjendë urbane. Masa të rrepta ne, masa të rrepta qeveria, masa shumë të rrepta kryeministri dhe super masa të rrepta çdo qytetar. Ne do bëjmë tonën, siç ka filluar dezinfektimi me solucion, por nëse secili nuk bën të vetën, kjo pastaj nuk ka asnjë vlerë”, tha Veliaj, duke shtuar se rregullat e reja po funksionojnë në supermarketet e kryeqytetit.  Ai deklaroi se vetëm nëse do të vijojmë të ruajmë disiplinën në këtë periudhë, do të arrijmë të mbajmë nën kontroll këtë situatë. “Ne kemi parë dy modele në Shqipëri. Modeli i Shkodrës dhe modeli që ka funksionuar në vendet e tjera. Ku kishte rrumpallë dhe i futën një mendje të lehtë, u shtuan infeksionet; aty ku jemi sjellë me disiplinë dhe i kemi respektuar rregullat, aty ka funksionuar mirë”, u shpreh ai.

 Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u kërkoi qytetarëve që të tregojnë përgjegjshmëri këto kohë, pasi në të kundërtën do të ketë dhe ashpërsim të mëtejshëm të masave. “Duke qenë se në këtë moment e kemi menaxhuar situatën në mënyrë të tillë që javën tjetër, apo pakëz më tutje, të fillojmë të lehtësojmë deri diku kufizimet qoftë për qytetarët, qoftë për punonjësit, kjo do të thotë se duhet dyfish përgjegjshmëri për t’u kujdesur që të gjithë të respektojmë masat për shëndetin tonë, qoftë dhe për të tjetri. Do të ashpërsojmë dhe të gjitha masat nëse dikush papërgjegjshmërisht rrezikon apo kërcënon këtë që kemi arritur deri tani. Është bërë një menaxhim shumë i mirë dhe duhet të vazhdojmë deri në fund. Do të rrisim prezencën tonë”, tha Xhaçka.

Në të gjithë tregjet Bashkia e Tiranës vijon edhe me pastrimin dhe dezinfektimin. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama paralajmëroi burg për të gjithë ata që do të shkelin masat e sigurisë, pas pamjeve tronditëse që u përsëritën këtë të shtunë me qytetarët që u grumbulluan nëpër tregjet dhe marketet e vendit. Rama thotë se shifrat pozitive të deritanishme janë keqkuptuar nga disa “kokëshkretë” që do të përballen me ligjin. Kryeministri bëri me dije se Policia Bashkiake dhe Ushtria, do të krijojnë kordonet sanitare, dhe se PSh do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore.

Këto reagime vijnë pasi është java e tretë që qytetarët shkelin rregullat e distancimit social në afatin e lejuar për të bërë pazaret. Edhe sot, tregu i Kombinatit u kthye në një fole grumbullimi ku nuk munguan pensionistët. Ndërsa Shkodra, të cilës i referohet Rama, dy familje kanë përhapur COVID-19 tek njëra-tjetra duke infektuar jo pak persona. Sakaq, ka një rritje në 24 orët e fundit edhe të numrit të rasteve të reja që ka shkuar në 29, dhe 333 totali, por edhe një viktimë tjetër, që e çoi numrin në 18.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj koronavirusi ne shqiperi olta xhacka plani i masave per covid-19 tregu i kombinatit viktimat e koronavirusit ne shqiperi erion veliaj koronavirusi ne shqiperi olta xhacka plani i masave per covid-19 tregu i kombinatit viktimat e koronavirusit ne shqiperi


Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Prill 2020, 14:35

SARANDË– një qytetar nga saranda ka tentuar të kalojë kuftirin drejt greqisë, edhe pse kishte shfaqur simptoma të covid-19. Pa u vizituar në spital, duke p...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet