LIVE UPDATES
Sport

Nga elita, në “sport me shpenzimet e veta”, qitja në syrin e mjeshtres Diana Mata

4 Janar 2020, 18:59 Nga DOSJA
Nga elita, në “sport me shpenzimet e veta”, qitja në syrin

TIRANË- Shumë pranë rekordit botëror. Por ai fishek i 25-të, i dalë nga pistoleta e “Mjeshtres së Merituar të Sportit”, Diana Mata, nuk u bind të shkonte në të njëjtin vend me 29 të tjerët, te 10-a… Numri që simbolizon qitjen, sportin e shpirtit, sportin që nuk njeh moshë. Dhe po ashtu simbolizon edhe sportistët e dashuruar me këtë numër, që e kanë bërë qitjen shqiptare një sport elitar vite më parë, një sport që na nderonte në çdo aktivitet ndërkombëtar.

Diana Mata, një nga sportistet simbol të qitjes shqiptare, me medalje pa fund në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, aq sa maten me kilogram e jo me numër, edhe sot nuk i ndahet poligonit, kuptohet, tani në rolin e trajneres në klubin Studenti. “Mjeshtre e Merituar e Sportit”, e zgjedhur te “10 sportistët më të mirë të shekullit”, e dekoruar me titullin “Naim Frashëri” dhe me një tjetër çmim që pritet ta marrë së shpejti. Shumë mirë, një kampione si ajo mund ta kishte sot një punë zyre dhe të rrinte rehat, por pasioni për qitjen, për të stërvitur të rejat dhe të rinjtë, nuk e ka lejuar. Sapo është shpallur trajnerja më e mirë e aktivitetit kombëtar, ku dy sportiste të saj dolën kampione, njëra madje me rekord. Ndryshimet në vend pas viteve ’90 kanë pasur ndikimin e vet direkt te rënia e një sporti elitar si qitja, që duket se vuan për pak. Por ka një fije shprese. Në një intervistë për Gazeta “Si”, mjeshtrja Diana Mata tregon si kanë ndryshuar situatat nga para në pas viteve ’90.

Zonja Diana, pse nuk po e shohim qitjen shqiptare si në kohët tuaja, kur ky sport na nderonte kudo në botë?

Pak a shumë, ju e dini që para viteve 1990 sporti i qitjes ka qenë i nivelit më të lartë, në stadet më të larta, një sport elitar. Po përmend edhe peshëngritjen, që ishte po ashtu një sport elitar. Qitja ka pasur 4 kampionë Europe, kemi qenë të trajtuara në mënyrën më të mirë sportive. Ishim sportistë profesionistë dhe kjo ka qenë gjëja më e mirë në ato vite, jo vetëm për qitjen, por për çdo sport tjetër. Nëse nuk je sportist profesionist, nuk mund të bëhesh sportist elitar. Këtë gjë po e vuajmë sot. Atëherë kemi pasur bazë materiale të kompletuar, kishim shumë aktivitete ndërkombëtare. Janë bërë ballkaniada, dy në vit, ku ne kemi marrë pjesë dhe kemi qenë ekipi më i mirë, sidomos te pistoleta e gocave, 2×30 dhe ajri 1×40.

Çfarë ka ndodhur me qitjen shqiptare pas viteve ’90, kur filloi rënia e këtij sporti?

Pas vitit 1991 filluan problemet e ndërrimit të sistemit. Në Shqipëri kanë qenë 26 poligone, jo të standardeve të larta, por 10 poligone kanë qenë që mund të bëheshin aktivitete kombëtare, kanë qenë të cilësisë së lartë. Poligonet u pakësuan ndjeshëm, por qitja ka funksionuar. Ekipet kanë bërë stërvitje dhe kanë ardhur kanë marrë pjesë në aktivitete në Tiranë, Berat, Vlorë, Durrës, Elbasan. Studenti dhe Tirana kanë qenë super. Sot e kësaj dite, këto poligone ekzistojnë dhe sportistët më të mirë janë te këto dy ekipe. Për gati 5 vjet kanë shteruar poligonet, sepse edhe sistemi ndryshoi. Të gjitha poligonet i mori privati, nuk ishte në dorë të federatës.

Sot që flasim, në çfarë gjendje është qitja?

Tani kemi përfunduar me 6 ekipe: është Vlora, Elbasani, Durrësi, Tirana, Berati dhe Studenti. Tiranën e mbështet bashkia dhe është shumë më mirë se sa Studenti, ka fonde më të mëdha. Ne kemi qenë në varësi të Ministrisë së Arsimit, por prej datës 3 maj, kur kryebashkiaku Veliaj, i cili foli fjalë shumë të mira për klubin e Studentit dhe të Partizanit, tha se do të trajtohemi si Tirana. Mendoj se edhe sportistët vetë e kanë marrë shumë seriozisht mbështetjen e kryebashkiakut Veliaj. Kam besim se do të ndryshojë diçka dhe dua ta falënderoj kryebashkiakun Veliaj, sepse ka premtuar fonde.

Po Federata e Qitjes, çfarë roli ka në këtë situatë?

Sa i përket Federatës së Qitjes, mund të them se na ka mbështetur me armë dhe fishekë që të përballojmë garat, por na mungojnë shumë gjëra. Në aktivitete ndërkombëtare, sporti i qitjes nuk mund të drejtohet nga Federata, sepse ka fonde shumë të vogla dhe ka shumë sportistë që vazhdojnë të shkojnë me shpenzimet e veta në aktivitete. Po ju them rastin e fundit: më 22 maj, në Kupën e Botës në Gjermani, do të shkojnë 5-6 sportistë, që do të konkurrojnë për Shqipërinë. Dhe Federata Ndërkombëtare e Qitjes i di këto vështirësi që ka ekipi shqiptar, na ka mbështetur shumë, na ka dhënë gjithmonë ftesa. Na ka dhënë një ftesë për Lojërat Olimpike të 2012, ku ka shkuar sportisti ynë më i mirë. Na ka mbështetur në dy olimpiada dhe tani presim tjetrën. Na e ka sjellë edhe ftesën, por ende nuk është caktuar sportistja që do të marrë pjesë. Është në disiplinën e pistoletës së gocave. E falënderoj Federatën Ndërkombëtare të Qitjes për mbështetjen, pasi bën të mundur që Shqipëria të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Europiane.

A ka sot kërkesa nga të rinjtë dhe të rejat për t’u futur në sportin e qitjes?

Kërkesa ka plot për të ardhur te Studenti, ngaqë është edhe poligoni i qitjes së klubit tonë më i mirë se ekipet e tjera. Jam trajnere profesioniste dhe jam gjithë ditën në poligon. Me sinqeritet e them se dëshira e rinisë për t’u marrë me sportin e qitjes është shumë, shumë e madhe. Por problemi është se nuk kam bazë materiale që t’i mbaj për momentin. Nëse federatës do t’i shtohen fondet, mund të marrë më shumë armë. Kam shumë vështirësi, kur bëj aktivitete kombëtare, sepse një pistoletë do ta përdorin tre veta. Mendoni sa dëshirë të madhe ka nga sportistët… Kam shumë kërkesa dhe nëse baza materiale do të jetë më e madhe, do të ketë edhe më shumë sportistë. Që nga 14-vjeçarët, të cilët vijnë të vegjël dhe e kanë shumë pasion këtë sport, nuk vijnë thjesht për hobi, por për t’u bërë sportistë.

Çfarë rezultatesh arriti Studenti në kampionatin kombëtar?

Studenti është nga ekipet më të mirë në kampionat. Në kampionatin kombëtar kemi dalë shumë mirë. Ia vlejti gjithë kjo javë e rënduar dhe e lodhshme. Kemi dy goca kampione, një te pushka dhe një te pistoleta. Kemi vendosur një rekord te pistoleta e gocave, me Manjola Konjinin, e cila ka arritur një rezultat që nuk ma merr mendja të arrihet. E çoi rekordin nga 553 në 566, një rezultat shumë i lartë. Te pushka është kampione Kristina Hanxhara. Kam edhe shumë sportiste të tjera të talentuara. Kam shumë të rinj. Ata po punojnë dhe me mbështetjen nga Bashkia e Tiranës, mendoj se do të jemi më mirë. Dua të përmend këtu shefin e klubit Studenti, zotin Blendi Nallbani, i cili për çdo gjë është i papërshtueshëm për kushtet e poligonit. Kam disa goca shumë të talentuara, por nuk mund t’i largoj nga shkolla dhe as nga puna. Nëse ato trajtohen si sportiste profesioniste, me rrogë, do të arrijnë patjetër rezultate. Janë vërtet shumë të talentuara dhe janë të pjekura, janë 23 vjeçe. Vijnë shumë pak në stërvitje, për shkak të angazhimit të tyre në shkollë dhe punë, sepse do të zgjedhin rrugën e jetës.

Po ju në kohën tuaj si sportiste, si trajtoheshit?

Si mua kanë qenë shumë sportistë të tjerë shumë të mirë. Si sportist profesionist, të merrje një rrogë shumë të mirë, të kishe trajtim nga ministria, të kishe një rrogë tjetër nga Federata Shqiptare e Qitjes, të kishe shumë aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, sigurisht do të bëheshe një sportist shumë i mirë. Qitja është një sport, që nuk ka moshë: sa më e rritur dhe pjekur të jesh, sa më shumë gara të bësh, aq më e fortë je. Mund të them se kemi pasur shumë privilegje, në rrugë, kudo që të ishim. Nderoheshim kudo: provimet, shkolla, puna, mbështetja nga klubet dhe nga familja, që ka bërë shumë sakrifica. Dy muaj grumbulloheshim që të përgatiteshim dhe të garonim me sukses dhe asnjëherë nuk kemi zhgënjyer. Te klubi i Partizanit, që mbështetej nga Ministria e Mbrojtjes në atë kohë, sportistët kanë marrë edhe shtëpi në atë kohë. Kishte shumë privilegje, pagesa të larta. Të gjithë këto bënin që të kishim rezultate të larta.

Si i kujtoni Olimpiadat ku keni marrë pjesë?

Kam marrë pjesë në tri Olimpiada: në Atlanta si sportiste, kam marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Sidnei në 2000-shin, kam zënë vend të 10-të dhe isha sportistja më e mirë e Shqipërisë. Pastaj, në 2008-ën, kam qenë trajnere me kampionen e Europës, Lindita Kodra. Me Linditën kemi qenë shoqe dhe e njihnim mirë njëra-tjetrën, ia dinim defektet njëra-tjetrës dhe kemi punuar shumë dhe në 2007-ën ajo doli kampione Europe. Isha shumë e besuar tek ajo.

Cilat janë rezultatet tuaja më të mira?

Rezultati më i mirë është vendi i tretë në botë si ekip i qitjes, në Zul të Gjermanisë, në vitin 1987. Në ekip isha bashkë me Edlira Shytin dhe Manuela Delilajn, vetë u rendita e 5-ta në botë kurse ekipin shqiptar mori medalje bronzi. Ky është rezultati më i lartë. Pastaj kemi vend të dytë dhe të tretë në Europë si ekip. Në vitin 1991, në Ballkaniadë, jam shpallur sportistja më e mirë. Kam qenë në 8-shen më të mirë të botës. Rekordin e mbaj te pistoleta e zjarrit, është 2 pikë larg rekordit botëror. Në gjysmën e garës, në 30 gjuajtje, kam marrë 29 10-a dhe vetëm një 9, në fishekun e 25-të. Kam marrë 299 pikë.

Si i dalloni të rejat apo të rinjtë që kanë talent në qitje?

Që kur e sheh në pamje të parë si e mban pistoletën, sa e respekton urdhrin tim. Një sportist i mirë në qitje duket nga vullneti, dëshira, përqendrimi. Duhet të jesh shumë i qetë. Sporti i qitjes ka programe statike, që ti të përballosh garën një orë e gjysmë në pozicion, kemi programet tona të veçanta. Dallohen këta sportistë si e thithin direkt vijën e shënimit. Sa vjen në vijën e zjarrit, kuptohet me dy ose tri herë sa talent ka.

Si ka ndryshuar sporti i qitjes në kohët e sotme?

Disiplina ime ka qenë 1×40 ajër, tani është bërë 1×60. Nq qitje kanë ardhur vështirësitë në rritje gjithmonë. Për shembull, zvogëlohet 10-a, sepse sportistët e qitjes në botë synojnë maksimalen. Nga 60 gjuajtje, i marrin 60 10-a dhe ky është rekord. Çfarë bëhet? Zvogëlohet gjithmonë 10-a në 2-3 vite, që të thyhet rekordi. Ka vështirësi dhe do shumë punë.

(Marrë nga Gazeta SI)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport diana mata mjeshtre e merituar e sportit qitesja shqiptare rekord boteror ne qitje diana mata mjeshtre e merituar e sportit qitesja shqiptare rekord boteror ne qitje


Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion